Përparimi

Zhvillimi dhe përparimi i një kombi varet nga edukimi ideor dhe ndiesor i individëve
të atij kombi. As nuk mund të pritet që kombet me individë me arsye dhe ndriçim
të brendshëm të pazhvilluar të përparojnë!

***

Kusht për lartësimin e kombeve është që individët të kenë arritur mes tyre unitetin
e qëllimit. Në një shoqëri ku asaj që njëri i thotë e bardhë, tjetri i thotë e zezë,
edhe nëse mund të vihen re përplasje sa majtas, djathtas, kurrsesi nuk mund të shënohen
zhvillim dhe lartësim.

***

Brezat që nuk kanë marrë një edukatë të përbashkët, gjithmonë janë ndarë në kampe
të veçantë sipas kulturave të marra dhe e kanë parë njëri-tjetrin si armiq. Të presësh
përparim nga një shoqëri e tillë e përbërë prej gjelash që janë gati t'i hidhen
sipër njëri-tjetrit, edhe në mos qoftë krejt e pamundur, është aq e vështirë sa
mund të thuash e pamundur!

***

Çdo përparim shfaqet në fillim si një projekt dhe ide, pastaj u bëhet e pranueshme
shtresave shoqërore dhe, më pas, realizohet me zellin dhe përpjekjet e individëve
të lidhur dorë për dorë e zemër për zemër. Në të kundërt, çdo hap përparimi që,
në planin ideor, nuk "ka marrë vizë" prej shkencës ose ka pësuar fatkeqësinë të
mos mundet ta shprehë veten, është e dënuar të mbetet pa rezultat.

***

Më e pastra, më e shkëlqyera, më e rregullta dhe më e mira e çdo gjëje është
ajo që ka përparuar. Sipas kësaj, të kënaqurit me atë që ke[1]
është numërim në vend, kurse nxjerrja në shesh e veprave më me nivel, më madhështore
duke e kapërcyer dhe tejkaluar atë që ke, është përparim.

***

T'i kthesh në djerr fusha e kodra, t'i katandisësh kopshtet e vreshtat në plehërishte,
është rënie e regres; t'i bësh djerrinat pjellore dhe t'i kthesh plehërishtet në
kopshte e vreshta, është përparim. Vendi i kombeve të përparuar është parajsë, malet,
vreshta, kurse faltoret, pothuajse çdonjëra një pallat i shkëlqyer. Në kundërshtim
me këtë, qytetet e vendeve të prapambetura, janë gërmadha, sokakët, plehërishte,
kurse faltoret, nga një korridor i errët e i mykur.

***

Megjithëse ndikimi i shkrim-leximit mbi përparimin dhe lartësimin e kombeve dhe
shoqërive është i madh sa nuk mund të mohohet, rezultati i kërkuar nuk ka qenë i
mundur të arrihet kur brezat nuk janë edukuar me kulturën kombëtare në një drejtim
të caktuar dhe nuk do të arrihet…

***

Çdo hap dhe ndërmarrje përparimi bëhet rezultative në atë masë sa ç'i jepet rëndësi
vlerësimit të mirë të gjendjes aktuale si dhe përfitimit nga përvojat e brezave
të shkuar. Në të kundërt, nëse çdo brez i ri nuk mendon të përfitojë prej përvojës
së brezit paraardhës dhe secili ze një udhë sipas mendjes së vet e shkon, atëherë,
sado që të përpiqen brezat, me qëndrime dhe veprime të tilla foshnjarake as dhe
një pashë rrugë s'kanë për ta bërë dot!..


[1] Të kënaqurit me pak.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message