Arti është nga rrugët më të rëndësishme që bën të zhvillohen shpirti dhe ndjenjat e përparimit. Kapacitetet e pafat që e lenë t’u ikë nga dora rasti për ta përdorur këtë rrugë, njëra anë, ashtu si njëra anë e trupit te gjysmëparalitikët, u mbetet e vdekur gjatë gjithë jetës…

***

Arti është si një çelës magjik që i zbulon dhe hap thesaret e fshehta. Pas dyerve të hapura me të, idetë veshin rrobën e trajtës, kurse iluzionet pothuaj trupëzohen…

***

Nëse ka ndonjë pulëbardhë ideje që i shëtit njerëzit në pafundësinë e detrave dhe lartësinë e kaltërsinë e qiejve, ajo është arti. Në saje të artit njeriu hap velat drejt gjerësive të pamata të tokës e qiejve, arrin përceptime dhe parandjenja tej kohës dhe hapësirës…

***

Arti vjen në krye të faktorëve që, me ruajtjen e botës ndiesore të njeriut, duke i treguar për çdo çast asaj bote ndiesore më të lartën e synimeve, i shtyn shpirtrat e ndjeshëm nga thellësia në thellësi. Po të mos ish arti, në botën e ndërhyrjes dhe zbulimit të njeriut nuk do të kishim mundur të shihnim asnjërën prej bukurive që ekzistojnë aktualisht. Dhe ata shpirtrat artistë të zjarrtë do të groposeshin në tokë për të humbur me gjithë projektet, planet dhe përfytyrimet e tyre…

***

Më e para tablo që i përshkruan thellësitë e botës së brendshme të njeriut, është arti. Eshtë në saje të artit që ndjenjat dhe mendimet më të thella, konstatimet më të çuditshme, dëshirat më intime janë regjistruar si të ishin regjistruar në një plan dhe pothuaj janë bërë të pavdekshme!

***

A nuk qe si rrjedhojë e shoqërimit të besimit prej artit që kjo botë madhështore, me faltoret e ngritura kas, me minaret si gishta dëshmie që tregojnë botën përtej, me motivet dhe disenjot e bekuara në ballë të mermerëve që konsiderohen secila si një mesazh më vete, me artin e shumëllojshëm të shkrimit, me ornamentet përshndritëse prej varaku, me punimet e pazbehura dhe qëndismat e bukura sa krahët e fluturave, kjo botë madhështore, pra, qe shndërruar në një galeri bukurish që s’ngopesh së pari?

***

Dituria e vërtetë e tregon veten me artin. Gjithashtu nuk mund të thuhet se dikush që nuk ka mundur të nxjerrë në shesh ndonjë çfarëdo vepër arti, di diçka si shumë…

***

Gjallëria e dhuntive njerëzore ka lidhje shumë me shpirtin e artit. Një njeri pa art, edhe në mos qoftë i vdekur, s’quhet as i gjallë…

***

Të gjitha përpjekjet artistike të pavlefshme sipas shpirtrave artistikë e që nuk gjejnë interesim dhe konsideratë, burojnë prej pamundësisë për ta dalluar nga njëra-tjetra formën me shpirtin.

***

Nuk ka dyshim se interesimi dhe konsiderata për një vepër arti i përkasin, më tepër se vetë veprës, mjeshtërisë dhe artit në shpirtin e saj.

***

Eshtë arti që e bën hekurin më të çmuar se arin, bakrin se bronzin. Sigurisht, në saje të artit, mineralet më të pavlefshme shndërrohen në gjëra më të çmuara se ari, argjendi dhe diamanti…

***

Ashtu siç të gjitha artet e bukura të cilat, në vijën tonë të të menduarit, janë dhurata të pavdekshme të shpirtrave të bekuar artistikë për njerëzimin, edhe të gjitha mjetet që konsiderohen pretekst kënaqësie e mirëqenieje për njerëzimin, nga ora që na tregon kohën te syzet që u japin fuqi syve të dobësuar, nga telefonat dhe radiotelefonat që i afrojnë largësitë, te televizorët që i reflektojnë në dhomat tona fytyrat dhe zërat e kapura nga të katër anët e botës, nga trenat, autobusët dhe avionët që na bartin dhe çojnë nga një vend në tjetrin, te anijet kozmike, të gjitha këto mjete, pra, janë vepra të këtyre shpirtrave të ndjeshëm të hapur ndaj artit.

***

Të gjithë shpirtrat e mbyllur ndaj artit janë si ca turma amorfe me qenien e mosqenien të njëvlershme, të cilat nuk i sjellin ndonjë dobi vetes, familjeve, kombit, madje mund të jenë të dëmshme…

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message