Sipas një anketimi të bërë nga revista ‘Amerikan Foreign Policy’, dijetari i njohur botërisht, Fethullah Gylen, është përzgjedhur i pari në listën e 100 intelektualëve më të mëdhenj në botë që aktualisht ende jetojnë. I dyti në renditje është ekonomisti nga Bangladeshi, Muhamet Junus, i treti është gjithashtu një tjetër dijetar mysliman, Jusuf Kardavi i pasuar në vendin e katërt nga nobelisti turk, Orhan Pamuk. Në listën e përzgjedhur nga revista dhe të publikuar në internet për interesimin e vizitorëve, pëlqimi ndaj përfaqësuesve myslimanë dhe renditja e tyre kryesisht në 20 vendet e para, tërhoqi vëmendjen.
DIALOGU DHE SAKRIFICA
Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…