20 intelektualët publik më të mëdhenj në botë

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » 20 intelektualët publik më të mëdhenj në botë

Revista prestigjioze “Foreign Policy” ia ka kushtuar numrin e saj të fundit renditjes së 20 intelektualëve publikë më të mëdhenj në botë. Pas botimit në numrin paraardhës të 100 intelektualëve publikë, ajo hapi një votim ndërkombëtar për këto personalitete, duke arritur në renditjen e 20 personazheve me ndikimin më të madh në fushën e ideve. Renditjen e FA-së e kryeson mendimtari turk, Fethullah Gylen, i njohur në mbarë opinionin ndërkombëtar për idetë afruese të demokracisë dhe Islamit dhe nevojën për ndërtimin e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar, si ura e vetme për të shkuar drejt paqes globale.

Renditja sipas hierarkisë është gjithnjë punë e rrezikshme. Edhe kur ndërton një hierarki shtetesh, qytetesh, kolegjesh, çfarëdolloj liste, në fund të fundit çdo gjë që ka vlerë, është si të ndërtosh që në nisje një provokim për debat. Në çështjen e fundit që trajtuam, kur iu drejtuam lexuesve për të votuar për 20 intelektualët publikë më të mëdhenj në botën e sotme, menduam se shumë njerëz do të dëshironin që ta bënin të ditur opinionin e tyre. Por askush nuk priti një vërshim kaq të madh të votave që u grumbulluan. Përgjatë afërsisht katër javëve të votimit, mbi 500.000 njerëz vizituan sitin ForeignPolicy.com për të hedhur votën e tyre.

Kjo prurje e madhe tregon diçka unike për sa i përket forcës publike të burrave dhe grave që ne përzgjodhëm për të hedhur në votim. Ata u përzgjodhën nga lista jonë prej 100 intelektualësh në bazë të ndikimit dhe forcës së ideve të tyre. Por që të jesh “intelektual publik” duhet të kesh talent të veçantë që tu komunikosh idetë e tua një publiku të ndryshëm. Kjo aftësi është aset i madh i atyre që e gjejnë veten në këtë renditje. Për shembull, një numër i madh intelektualësh, përfshirë – Aitzaz Ahsan, Noam Chomsky, Michael Ignatieff, dhe Amr Khaled – drejtuan votimin duke promovuar listën në faqet e tyre në internet. Të tjerë nxorën njoftime për shtyp ose dhanë intervista në gazetat lokale. Shtypi hartoi profile për këta intelektualë në të gjithë botën, duke filluar që nga Kanadaja, India, Katari, Indonezia, Spanja dhe në shumë vende të tjera.

Por askush nuk e përhapi fjalën në mënyrë më efektive se njeriu që kryeson këtë renditje. Në fillim të majit lista jonë me 100 intelektualë u njoftua në faqen e parë të gazetës Zaman, një e përditshme turke e lidhur me intelektualin Fethullah Gülen. Brenda pak orësh, votat në favor të tij, filluan të shtohen. Mbështetësit e tij të edukuar si myslimanë dinamikë, nuk e hodhën votën vetëm për të preferuarin e tyre, por edhe për myslimanë të tjerë që ishin pjesë e listës prej 100 intelektualësh. Falë këtij përkushtimi, 10 intelektualët publik që kryesojnë këtë vit janë të gjithë myslimanë. Ideja për të cilën janë të njohur, është një qëndrim i hapur për Islamin.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message