New York Times interviston Fethullah Gylenin

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » New York Times interviston Fethullah Gylenin

SAYLORSBURG, PENNSILVANIA – Pensilvania verilindore me bukurinë mahnitëse të tokave pjellore të fermave të shtrira rrëzë maleve Pocono, i ka hapur dyert një prej personaliteteve më në zë të Turqisë, i cili vazhdon jetën e tij në heshtje, por në fakt është një ndër më të diskutuarit.

Personat të cilët flasin me një respekt e nder të veçantë për të, e përkufizojnë Fethullah Gylenin, si një mësues, shkrimtar dhe predikues mysliman.

Një nga profesorët e Universitetit Georgetown, i cili në të njëjtën kohë ka studiuar dhe ka bërë kërkime mbi Gylenin, John L. Esposito, thotë që, i vetmi person i cili mund të krahasohet me Gylen është Dalai Lama.

Gylen fokusohet mbi rëndësinë e paqes, tolerancës, forcimit te lidhjeve SHBA-Turqi dhe ekonominë e lirë. Fjalët e përsëritura disa herë “Terrori nuk ka vend në Islamin e vërtetë”, kanë ndikuar shumë tek personalitetet perëndimore.

Edhe ish-ministria e jashtme e SHBA-së, Madeleine K. Albright edhe një nga pasardhësit e saj James A. Baker III, kanë folur rreth aktiviteteve të grupeve të lidhura me Gylenin dhe kanë lavdëruar mbrojtjen që i bëhet demokracisë dhe dialogut.

Por kritikuesit dhe paragjykuesit e shohin atë nga një këndvështrim i errët. Ato pohojnë që mbështetësit e Gylenit kanë zënë pozicione të larta në Turqi dhe kanë qëllime të fshehta.

Turqia e cila ka shumë kohë që drejtohet nga një qeveri laike dhe tashmë një qeveri mike e Islamit, duke vendosur veten si një aktor bazë në marrëdhëniet me Izraelin, Iranin dhe Irakun, kthehet në qendër të vëmendjes kur merr përsipër një rol më të madh global në tensionin e ndezur mbi vendin e fesë në jetën publike. Kështu këndvështrimi i Gylenit përpiqet të ekuilibrojë tradicionalen me modernen.

Bashkë me shumë ndjekës të tij, jeton në një zonë me një sipërfaqe prej 10 hektarësh,  mbushur me bredha dhe lule fieri, ku ndodhet dhe një miniliqen i mbushur me peshq të larmishëm portokalli, në një shtëpi ku gjendet një sallon pritjeje dhe një vend modern për qëndrimin dhe bujtjen e vizitorëve.

Për shkak të problemeve shëndetësore Gylen largohet rrallë nga vendbanimi i tij.

Në drekën e shtruar me ushqimet tradicionale klasike turke, Gyleni, biri i një imami province, u tregua jashtë mase modest dhe nuk të linte përshtypjen e një njeriu mbizotërues.

New York Times interviston Fethullah Gylenin

Gyleni i cili ka mësuar Kur’anin, që në moshën pesëvjeçare dhe ka predikuar që 14 vjeç, ka arritur të krijojë dalëngadalë një komunitet ndjekësish. Ai krijoi një rrjet ndërkombëtar të përbërë nga shkolla, spitale dhe qendra pune. Në mesin e tyre, zë vend dhe Banka Islame Asia, që mban miliarda të ardhura, përfshirë këtu dhe gazetën më të njohur të Turqisë “Zaman” dhe kanalin televiziv Ebru-TV në Somerset, New Jersey.

Të gjitha këta janë pjesë e lëvizjes të njohur nga të tjerët si Lëvizja Gylen, por në të vërtetë janë pjesë e Lëvizjes së Vullnetarëve, lideri i së cilës me modestinë e tij preferon mos ta nxjerrë veten në plan të parë. Gyleni pohon se nuk ka asnjë përfitim personal nga gjithë këta aktivitete dhe se e vetmja gjë që ka, është një jorgan, disa çarçafë dhe disa libra të çmuar për të. Ai thotë se nuk e di në sa vende ka institucione, sa është numri i mësuesve dhe i nxënësve.

“Besoj se është i gabuar emërtimi i lëvizjes si Lëvizja Fethullah Gylen dhe duke e quajtur kështu, mendoj se nuk respektohen shumë njerëz të cilët ia kanë përkushtuar jetën kësaj lëvizjeje. Roli im në këtë lëvizje është shumë i kufizuar dhe nuk ekziston lidhja me një lider, qendër ose një hierarki”, shprehet Gyleni pasi i bëhet një pyetje në lidhje me punën e ndjekësve.

Por të tjerët bëjnë të ditur që ka mbi 1.000 shkolla në 110 shtete të cilat drejtohen ndoshta nga 5 milionë anëtarë. Drejtuesi i Forumit Rumi në Washington, i cili ka lidhje me Fethullah Gylenin, australiani me prejardhje turke Emre Çelik, ka vizituar kohët e fundit një shkollë në Zanzibar dhe sipas tij ka edhe shkolla të tjera në Afrikë. Këta shkolla financohen dhe mbështeten nga investitorë të pasur myslimanë.

Në Amerikë ka shkolla të ngjashme me to, madje edhe në Burma gjendet një shkollë e tillë. Ato përcjellin vlerat e Islamit por ndryshe nga medresetë, përdorin tekstet zyrtare të vendit, ku ndodhen dhe fokusohen mbi teknologjinë dhe shkencën moderne. Ato vlerësohen si institucione me vlera të larta arsimore dhe edukative, për të cilat ka kërkesa të larta dhe konkurrencë të fortë.

“Është bërë burim frymëzimi për shumë njerëz”, shprehet z. Çelik, i diplomuar në degën e inxhinierisë kompjuterike. “Njerëz si unë, brezi i dytë i turqve – australianë dhe diaspora turke, janë ndikuar nga mendimet e Gylenit”.

Por në fund të viteve 90’ Lëvizja Gylen pati fërkime të forta me ish-qeverinë laike. I ardhur në Amerikë për t’u kuruar, Gylen i sëmurë nga zemra dhe diabeti, qëndron në Amerikë pas fajësimit për cënim të laicizmit të bërë nga një prokuror turk.

Në një predikim të regjistruar në kasetë, ai ka përdorur fjalët “derisa të arrijmë në qendrat më të fuqishme”, “të hysh pa bërë zhurmë në zyrat e shtetit”, etj. Por ai thekson se fjalët janë ndryshuar (duke u përdorur me montazh) dhe më në fund të gjitha këto akuza janë hedhur poshtë.

Specialistët pohojnë që disa personalitete të qeverisë aktuale, mike e myslimanëve, janë nga komuniteti i Gylenit. Dhe sipas Jane’s Islamic Affairs, ka dhe shumë policë, të cilët janë pjesë e këtij komuniteti, duke u shtrirë deri në zyrën ndërkombëtare të shërbimit informativ.

Sipas profesorit të shkencave politike në Universitetin Utah, Hakan Yavuz, i cili ka shkruar mbi Lëvizjen Gylen, kjo lëvizje nuk është një lloj Islami, i cili mbron njerëzit e pambrojtur dhe të veçuar nga shoqëria, përkundrazi qëllimi i saj është i ngjashëm me qëllimin e Opus Deit, të kontrollojë dhe të bëhet e fuqishme. Opus Dei është një organizatë katolike konservatore.

Por Thomas Michel, një prift katolik, i cili ka kohë që vëzhgon lëvizjen, bëri një analizë më ndryshe:

“Akademia e policisë është ndër institucionet më të mira dhe më prestigjioze  arsimore”, – thotë Thomas Michel, një klerik, i cili më parë ka punuar si konsulent për çështjet e Islamit pranë Vatikanit dhe ka jetuar në Ankara. “Shumë nxënës të diplomuar nga shkollat Gylen, e plotësojnë me sukses testin e pranimit dhe një pjesë e madhe e tyre pranohen kështu në akademi”.

Këta nxënës sipas tij, “janë të motivuar mirë dhe të zgjuar, e në asnjë mënyrë nuk janë fanatikë, të çuditshëm, apo persona që nuk zotërojnë vlera.”

Ndërkohë që Gylen mbron faktin se lëvizja mban të njëjtën distancë me çdo lloj qeverie turke, ashtu edhe si me qeveritë e huaja, ai thekson se nuk kanë dëshirë të zënë poste në zyrat shtetërore.

Por sipas disa specialistëve, autoritetet amerikane mbështesin faktin se Lëvizja Gylen përbën një ekzistencë pozitive në Azinë e Mesme, sepse pas ndarjes së Republikave Sovjetike, Gylen ka dërguar me qindra vullnetarë atje.

“Këto shkolla janë një alternativë e re për të rinjtë. Dhe në këtë mënyrë nuk ndihen të detyruar të marrin pjesë në organizata terroriste – thotë sociologia Helen Rose Ebaugh, nga Universiteti Houston, e cila merret me studimin e lëvizjes. Ebaugh tregoi sesi Gylen ka kundërshtuar në mënyrë të prerë çfarëdolloj ndihme të ofruar nga Arabia Saudite në shërbim të mbarëvajtjes së Universitetit Fatih në Stamboll, në mënyrë që të mos ndodhin keqkuptime të tilla, duke u thënë se: “Mbështetet nga qeveria saudite”.

Në një periudhë kur qeveria turke kritikon ashpër Izraelin për përplasjen dhe goditjen e anijeve me udhëtarë, të cilat çonin ndihma në Gaza, Gylen fajëson organizatorët, duke thënë se, “në vend të përballjes me autoritetet, duhej që më parë të ishte marrë leje nga autoritetet izraelite”. Gjatë shkëmbimit të e-mailit, Gylen thotë se, “shteti dhe qeveria më e keqe është më e mire se mosqeverisja apo kaosi”.

Duke thënë se mund të mbështesë disa ‘hapa pozitivë’ të qeverisë turke, Gylen shprehet kështu: “Kjo nuk do të thotë që ne i japim atyre këshilla politike, apo veprojmë nën ndikimin e tyre.”

Sipas fjalëve të këshilltarit, përkthyes i Gylenit, tha se asnjë udhëheqje (qeveri) fetare apo laike qoftë, nuk mund të nënvleftësojë realitetin në Turqi. “Ka shumë njerëz që praktikojnë fenë e tyre dhe xhamitë mbushen çdo ditë me njerëz. Në të njëjtën kohë çdo qeveri duhet të llogarisë dhe të ketë parasysh dhe pakicat fetare qofshin të krishterë, protestantë apo hebrenj.

Atmosfera e nxehtë politike në Turqi dhe kushtet e papërshtatshme shëndetësore, e kanë kyçur Gylenin në shtëpinë e tij në Pensilvani që nga viti 1999. Gyleni kalon jetën e tij në dy-tre dhoma të shtëpisë së gjerë ngjyrë kafe.

Në dhomën e mbushur me vepra të artit turk, Gyleni lexon nën një qarkore të gjerë që nga Shekspiri, deri tek Kanti dhe prej aty tek poezitë mistike. Kur ndihet mirë nga ana shëndetësore, del nga dhoma dhe u përgjigjet pyetjeve të vizitorëve. Edhe gratë, pa u përzier me burrat, e dëgjojnë Gylenin nga një ballkon i brendshëm. “Shpresoja të jetoja në Amerikë pa u bezdisur dhe pa u cënuar nga njerëz me mendime radikale të ardhur nga Turqia, Afganistani, Pakistani, apo vende të tjera të botës. Unë jam mysafir i Amerikës”, u shpreh Gylen.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message