Në shumë pasazhe të Kuranit, përmendet një aktivitet i bazuar në trekëndëshin besim- xhihad-mërgim, duke folur me elozhe për njerëzit që e kanë mbështetur jetën në një themel të tillë. (Bekare, 218; Enfal, 72, 74, 75; Tevbe, 20). Të tillë njerëz janë besimtarë që shpresojnë në mëshirën dhe mirësinë e Zotit dhe gëzojnë një pozitë të nderuar para Tij.

Besimi, mërgimi dhe përpjekja në rrugën e Zotit janë në një farë sensi mënyra e jetesës e çdo njeriu me ideale të larta. Është pikërisht ky trekëndësh ai që i ka dhënë drejtim historisë dhe jetës së njerëzimit. Dhe Fethullah Gylen e trajton mërgimin pikërisht nga ky aspekt i tërësishëm. Sipas Gylenit, njeriu është vazhdimisht në mërgim. Ky mërgim nis te çdo individ me transferimin e tij nga bota e shpirtrave në barkun e nënës, vazhdon që andej në fëmijërinë e tij në këtë botë, në kalimin nga mosha në moshë, te plakja e pastaj vdekja, duke u zgjatur që andej gjer në botën e përtejme.

Sikur ndodh me diellin; qëllimi i krijimit të tij është ndriçimi e ngrohtësia dhe askujt nuk i lind nevoja të pyesë përse dielli ngroh, apo përse ai ndriçon, për më tepër ngrohja e ndriçimi priten natyrshëm prej tij. Kështu edhe me njeriun, i cili ka një pozitë shumë të veçantë ndërmjet krijesave të tjera; është më se e natyrshme për të t’i përkushtohet një ideali sublim dhe të vrapojë pas tij, të ndriçojë mendjen me dije dhe shpirtin me besim dhe dritën e besimit që mban në zemër të mundohet t’ia përçojë edhe të tjerëve. Veçse kjo gjë mund të ndodhë me njerëzit që e përdorin vullnetin e tyre në rrugë të drejtë, nuk e humbin natyrën e pastër të qenies së tyre, ruajnë thelbin e tyre njerëzor dhe nuk bëhen pre e paragjykimeve dhe kushtëzimeve të këqija. Sipas Gylenit, ajo shpërngulje, ai mërgim i obligueshëm për çdo njeri, nis pikërisht në këtë pikë. “Në çdo lëvizje të njeriut ka një nuancë të hixhretit-mërgimit. Shpërngulja e tij nga gjendja ku ndodhet në atë ku i duhet të ndodhet, nga pasiviteti e rrëmuja drejt aktivitetit e sistemimit, lartësimi i shpirtit të tij drejt përjetimit, duke i shpëtuar atmosferës mbytëse të mijëra mëkateve, rinovimi i vetvetes duke i ikur kalbëzimit dhe prishjes janë lëvizje që kanë në thelb sensin e mërgimit. (Sizinti, Tetor 1985).

Rrjedhimisht jeta e njeriut është e përshkuar prej fillimit në fund nga nuancat e mërgimit, mungesa e të cilit e pasivizon individin duke e kthyer në një qenie që mund të kalbëzohet e të humbë vetveten, duke humbur gjithashtu edhe pozitën e lartë dhe vetitë dalluese që ai ka mes krijesave të tjera.

Por humanizmi i vërtetë i njeriut e ka themelin te një jetë e jetuar siç e meriton nderi i të qenurit njeri. Njerëzit që janë të ndërgjegjshëm për këtë mënyrë jetese, e përjetojnë këtë mërgim e shpërngulje vazhdimisht në vetveten e tyre, duke i vënë në lëvizje edhe ata që kanë rreth vetes, sikurse një trup i lëvizshëm që vë në lëvizje gjithë ç’prek. Ndaj dhe të tillë njerëz kanë shumë kritere të përbashkëta në jetën e tyre, të tilla si: Besim e dashuri, pastaj pathyeshmëri përballë gabimeve e shkatërrimeve që kanë përfshirë masat. E pas kësaj, nëse është e nevojshme për lumturinë e mirëqenien e njerëzimit, sakrifikimi i atdheut e i folesë, për të dalë në kërkim të shpirtrave të tjerë të mbushur me dashuri e mirësi…

“Sipas përkufizimeve të sociologjisë, pothuajse që të gjitha qytetërimet e rruzullit janë krijuar nga grupe mërguese njerëzish. Toynbee përmend rreth njëzet e shtatë qytetërime të themeluara nga fiset që shpërnguleshin, që sinjifikon në një farë mënyre pushtetin e vazhdueshëm të mërguesve mbi tokë.” Duke përmendur këtë, Fethullah Gylen thekson rëndësinë e dy pikave në çdo rrugë dhe mënyrë që të shpërngul nga pasiviteti në aksion dhe nga vdekja në rilindje. E para nga këto është xhihad – në të dy senset e tij, i madh e i vogël; kurse e dyta është mërgimi. Ashtu sikur mes xhihadit të madh dhe atij të vogël ekziston një lidhje e pamohueshme, kështu edhe në planin individual ka një lidhje të pamohueshme mes shpërnguljes që realizohet gjatë gjithë jetës në shpirtin, zemrën, mendjen dhe botën e njeriut me mërgimin e dukshëm, atë konkretin që realizohet me shpërnguljen nga një vend në një tjetër. Njeriu që përsos botën e vet me mërgimin e brendshëm, arrin të shpëtojë pa u ndikuar edhe nga kushtëzimet e botës së jashtme. “Në një mjedis të ri, në të cilin ai do të arrijë me anë të shpërnguljes e hixhretit, do të jetë një njeri shembullor me opinionet e tij tashmë të formuara, me shpirtin e tij të sakrificës e me sjelljen e tij të mrekullueshme”. Në mjedisin e ri në të cilin hyn, ai do ta ndiejë thellë në ndërgjegje rëndesën e idealit, për hir të të cilit gjendet atje dhe do të bëjë të pamundurën ta sistemojë jetën e vet sipas kësaj ndjenje të lartë.” (Sizinti, Qershor 1995)

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message