Deklaratë e Fethullah Gylenit në lidhje me fjalimin e Papa Benediktit XVI

Home » Albanian (Shqip) » Jeta » Artikuj të përzgjedhur nga Fethullah Gylen » Deklaratë e Fethullah Gylenit në lidhje me fjalimin e Papa Benediktit XVI

Dijetari i famshëm musliman Fethullah Gylen, ka bërë një deklaratë në lidhje me komentet e ditëve të fundit të Papës gjatë fjalimit të këtij të fundit në Universitetin e Regensburgut.

Gyleni e quajti të padenjë gjuhën e përdorur nga Papa në një kohë kur toleranca dhe mirëkuptimi duhet te predikohen nga njerëzit fetarë.

Më poshtë po japim deklaratën e plotë të Gylenit:

Deklaratat ofenduese të Papa Benediktit XVI nuk mund të gjenden në asnjë prej mesazheve të predikuara nga profeti dhe njeriu i parë Ademi, e deri tek Muhamedi (a.s.), e as të dijetarëve të mëdhenj muslimanë. Sa për ndryshimet, grindjet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet besimeve të mëdha Abrahamike, ato nuk kanë qenë grindje në fe dhe besim, të cilat janë edhe mesazhet origjinale të dërguara nga Zoti. Por ndryshimi i vlerave fetare dhe principeve të fesë gjatë kohës është bërë prej atyre të cilët e përdorin fenë si një mjet për të arritur ambiciet vetjake dhe për të përparuar në interesat e tyre personale, ndërkohë që zemrat i kanë të mbushura me mëri dhe urrejtje për të tjerët.

Ata të cilët i referohen Islamit si ideologji politike, herë të ndikuar nga paragjykime dhe herë nga sjelljet e këqija të atyre që duken si muslimanë, nuk kanë mundur ta shpëtojnë vetveten nga këndvështrimi i tyre se Islami është fe e dhunës dhe urrejtjes. Ta thjeshtosh Islamin me një sistem dhune dhe barbarizmi, rrjedh nga të njëjtat shkaqe të asaj injorance dhe paragjykimi. Është shumë fatkeqësi të shikosh liderin fetar të më shumë se një miliard besimtarëve Katolikë të lëshojë deklarata të tilla provokuese, moralprishëse dhe të pabaza rreth fesë së Zotit.

Mesazhi i Islamit është një mesazh melodik i paqes, një muzikë e harmonisë shoqërore, fllad i tolerancës dhe dialogut. Rëndomësia, vrazhdësia dhe ashpërsia, janë pasqyrime të shpirtrave të atyre që bartin paragjykime dhe të ithtarëve injorantë.

Në një zemër ku ka zënë vend besimi islam, nuk ka gjë tjetër veçse dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë për jetën që buron direkt nga dashuria e Allahut.

Nga ana tjetër, bota jonë e lodhur nga luftërat dhe betejat e shumta prej shekujsh, po tregon edhe njëherë shenja për konflikte të reja për shkak të oreksit të pangopur për përfitime materiale. Në një kohë kur gjëja më e përgjegjshme për t’u bërë duhet të jetë thirrja për tolerancë dhe mirëkuptim, deklaratat indiferente të shkëlqesisë, janë akoma më të dëmshme dhe fatkeqe. Pak kohë më parë, për shkak të deklaratave të tilla dhe veprimeve të bëra në të shkuarën si dhe për rolin e saj në kryqëzata, Vatikani ndjeu nevojën për të kërkuar falje. Por fatkeqësia më e madhe është se fjalimi i Papa Benediktit XVI në Universitetin e Regensburgut, u kuptua se ishte e marrë nga një faqe prej kohës së Perandorit Bizantin Michael Paleologos, kohë e cila nuk përshtatet me pozicionin ku duhet të gjendet Papa në botën e sotshme.

Urimi im i sinqertë është që sjellja aktuale e Papës të mos hapë dyer vërshimi drejt një vale trazirash në botë, sepse së bashku me ndikimin e postit të tij, ai me fjalimin e bërë, duke nëpërkëmbur besimin hyjnor të Islamit dhe duke përdorur fraza ofenduese për Profetin Muhamed (a.s.), ka ofenduar dhe ka thyer zemrat e besimtarëve muslimanë.

Përdorimi i fjalëve të tilla nga lideri i botës Katolike me më shumë se një miliard njerëz, vetëm ka inkurajuar grupet radikale me mentalitet kryqëzatori për të shkaktuar kaos në botë.

Unë uroj përzemërsisht që muslimanët, duke pritur të paktën një kërkim faljeje nga papa – gjë e cila është e drejta e tyre e natyrshme – do të reagojnë për këtë ngjarje fatkeqe në mënyra të civilizuara, duke ndjekur principet e Islamit të mësuara nga profeti i paqes, që ne të parandalojmë ngjarjet e ngjashme të karikaturave, të cilat nuk kanë shumë që kanë ndodhur.

Episodi i fjalimit të Papës na rikujton edhe njëherë se familja njerëzore sot ka nevojë më shumë se kurrë për tolerancën dhe mirëkuptimin. Gjëja më e rëndësishme në një botë globale është që ne të lëmë mënjanë ndryshimet tona ideologjike, kulturore, fetare e politike dhe të provojmë të jetojmë së bashku me principet e pandara – të cilat janë në përputhje me natyrën njerëzore – të sjella nga i dërguari i Zotit për lumturinë e njerëzimit.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message