Kaderi Përcaktues që Sundon në Gjithësi

Në gjithësi sundon kaderi, plani, programi, masa dhe baraspesha.

"Allahu di se ç’bart çdo femër në mitër, se ç’shtojnë e se ç’hedhin mitrat. Tek Ai, çdo gjë ka një masë të caktuar. Ai e njeh edhe të dukshmen, edhe të padukshmen, Ai është i madh e i lartë! Për Të janë njëlloj si ai që flet fshehtazi, si ai që e thotë mendimin haptazi, si ai që fshihet në errësirën e natës, si ai që del sheshit në mes të ditës!"[1]

"Nuk ka asgjë që të mos e ketë thesarin tek Ne dhe Ne e zbresim atë vetëm sipas një mase të caktuar!"[2]

"Ai e ka ngritur qiellin dhe ka vendosur peshoren!"[3]

Këto ajete na tregojnë ne për planin, programin, masën dhe baraspeshën.

Në gjithësi ka një kader (paracaktim, paravlerësim) aq gjithëpërfshirës dhe në kuadër të gjerë, saqë asgjë nuk mund të përfytyrohet jashtë tij. Allahu (xh.xh.) që e ka krijuar gjithësinë nga plasja e farës te pranvera, nga lindja e njeriut te lindja e yjeve dhe galaktikave, te çdo gjë, me diturinë e Tij të gjerë, ka përcaktuar një plan e një program dhe ka caktuar një kader dhe shkencëtarë e studiues nga të katër anët e botës, me veprat e tyre që u afrohen qindramijërave, përpiqen t’i bëhen interpretë rregullsisë, harmonisë dhe kaderit që sundojnë në gjithësi. Atje ku edhe Marksi, madje, flet për një determinizëm, miq e armiq, besimtarë e mosbesimtarë, çdo njeri pranon dhe do ta pranojë se në gjithësi ka një plan dhe kader të caktuar. Ç’është e vërteta, edhe disa autorë islamë si Ibni Halduni flasin për përcaktimin dhe, madje, e përgjithësojnë këtë edhe në jetën e shoqërisë, siç po ndodh kohët e fundit edhe në mendimin perëndimor, për shembull, në historizëm, por ne, brenda mendimit sunnit, e lidhim këtë me kushte të caktuara dhe vetëm me këto kushte mund ta vlerësojmë dhe ta pranojmë. Ndërkaq, ne themi se në çdo gjë sundon një kader i përgjithshëm ku futet edhe vullneti i njeriut.

Edhe duke bërë një orë ose ndërtesë, në fillim ne vizatojmë një plan dhe projekt, bëjmë llogaritje të hollësishme dhe, me matje dhe vija të përpikta, bëjmë paravlerësimin e objektit që do të dalë në shesh në të ardhmen. Atëherë, a është e mundur të mendohet pa plan, pa program e pa matje masa dhe ekuilibri mes këtyre sistemeve marramendëse, mes botës së atomeve dhe mes njerëzve? A mos është kjo rregullsi e harmoni marramendëse më e ulët në vlerë sesa rregullsia dhe harmonia që pranuam te një orë ose ndërtesë, që, ndërsa planin dhe programin për këto i pranuam, kurse te ato të mos i pranojmë?

Farat dhe bërthamat janë "arkëza" të vogla të ngarkuara me kader. Çdo etapë që ka për të kaluar pema dhe gjithë jeta e saj është e shënuar te fara. Nga shumë fara që, për nga ndërtimi, duken si të ngjashme të njëra-tjetrës, që janë të përbëra nga të njëjtat lëndë të thjeshta, kur bien në tokë, mbijnë mijëra lloje lulesh, bimësh e drurësh. Çdo farë, duke marrë një formë dhe trajtë të caktuar për të nga kaderi ose brenda përmasave të bëra kader për të, e paraqet veten mbi tokë për sytë që shohin me anë të formës dhe veshjes së saj të posaçme. Edhe sikur mijëra rrobaqepës të përpiqen vite të tëra për t’i "qepur" edhe një peme të vetme një rrobë të tillë të patëmetë, nuk mund të kenë sukses. Kurse qysh nga dita kur u ngrit bota, pemët dhe drurët i bëjnë vetë veshjet e veta, gjë që kurrë nuk mund të shpjegohet pa ia kushtuar një kaderi të caktuar!

Pa shihe këtë pallat të shkëlqyer të gjithësisë! Njeriu që rri pranë teleskopit, sheh përtej pesë milion vitesh dritë. Domethënë, po të shuhet një nebulozë tani, ti mund ta dallosh shuarjen e saj vetëm pas pesë milion vitesh dritë. Ose, po qe se ti je dritë dhe nisesh të shkosh në atë nebulozë, mund të arrish vetëm pas pesë milion vitesh dritë! Ja pra, kjo gjithësi e stërmadhe, kjo rregullsi marramendëse vazhdon në ecurinë e saj që e shtyn njeriun në habi! Veçanërisht, mes këtij universi dhe universit subjektiv, njeriut, ekziston një lidhje e ndërsjelltë shumë serioze që tregon Individualitetin që mban në këmbë në përmasa shumë të imta ekuilibrin mes këtyre dy universeve, si dhe dijen e Tij të pafundme dhe paravlerësimin e Tij. Përputhja funksionale mes organeve të trupit të njeriut mund të vëzhgohet në tërë gjithësinë. Jean ka të drejtë: Individualiteti që ka ngritur botën e atomeve, botën njerëzore dhe të gjitha botët e tjera, i ka ngritur të gjitha këto sipas përmasash gjeometrike. Në gjithësi sundon një rregullsi gjeometrike që shihet me sy. A mos vallë kjo gjeometri e imët është e pamjaftueshme për ta provuar Zotin e Përjetshëm që e ka ngritur gjithësinë sipas përmasave më të imta?

Po deshët, le ta parashtrojmë çështjen duke e thjeshtëzuar edhe pak.

Po qe se ju doni të ngrini një ndërtesë qoftë edhe të thjeshtë, më së pari i drejtoheni dikujt që e pranoni si të aftë në këtë fushë, dhe merrni mendimin e tij. Sepse edhe gabimi më i vogël që mund të bëni në fushë të statikës, disa herë mund të bëhet shkak që ndërtesa të shembet sapo të ngrihet. Prandaj duhet që t’ia ngarkoni dikujt të bëjë llogaritjet statike të ndërtesës që dëshironi të ngrini.

Ndërkaq, kjo ndërtesë e thjeshtë kërkon një plan dhe projekt të vetin. Kështu, ju mund të filloni ngritjen e ndërtesës pas një sërë parapërgatitjesh. Gjithashtu, për të ruajtur marrëdhëniet e ndërtesës që do të bëni, me vendbanimin ku ndodheni, duhet të mbani parasysh planin rregullues përkatës të zonës për ta ngritur ndërtesën në vendin e duhur dhe në formën e duhur. Gjithë ky kujdes dhe kjo përgatitje e imët vetëm për një ndërtesë të thjeshtë! Kurse në gjithësi ka një masë tejet të imët. A doni shembull? Hidhini një sy imtësisë së raporteve dhe marrëdhënieve mes vetes tuaj dhe një kafshate molle që e futët në gojë. Marrëdhënia mes shijes së mollës dhe gojës suaj, mes vitaminave që përmban molla me trupin tuaj, madje mes hijes së pemës nga e këputët mollën dhe trupit tuaj që ka nevojë për hije, mes gazit helmues që nxorët dhe gëlltitjes së kafshatës së mollës, mes ajrit të pastër dhe mushkërive tuaja që i mbushët me atë ajër janë vetëm disa nga raportet dhe marrëdhëniet mes këtyre dy trupave. Kurse mund të gjenden qindra të tilla!

Në daçi, trajtojeni çështjen brenda një rrethi kaq të ngushtë, në daçi, vlerësojeni në përmasa të yjeve dhe galaktikave. Në çdo vend do të shihni një ekuilibër dhe masë të përcaktuar në mënyrën më të imët.

Një spermatozoid kurrsesi nuk gënjen. Ai vepron sipas një plani dhe programi të caktuar. Me gjuhën e kromozomeve, me detyrën e pagabueshme të RNA-së dhe DNA-së dhe deklarimin e qelizave, thotë "do të bëhem njeri me gojë, gjuhë, buzë, vetull, vesh, fytyrë, ndjenja dhe aftësi duke kaluar nëpër shumë etapa" dhe bëhet.

Sipas astrofizikanëve, për çdo pikë të gjithësisë dihen përmasat e saj dhe lloji i ndikimit magnetik që vepron aty. Sepse pikat gjeometrike dhe madhësitë e forcave ekzistojnë që më parë. Edhe me shpikjen e kompjuterave është kuptuar se çdo qenie në gjithësi, është krijuar duke u programuar. Kjo është kështu që nga atomet gjer te yjet. Në Levhi Mahfudh është caktuar dhe përcaktuar çdo gjë. Ja, kësaj i themi ne kader.

Ndërkaq, këtu duhet sqaruar kjo specifikë: Të gjitha ato që kemi thënë qysh në krye e gjer këtu, kanë të bëjnë me kaderin e detyruar, përcaktues, pra, me kaderin ku nuk merr pjesë vullneti i njeriut, me kaderin që vepron në tërë gjithësinë. Ky kader është i përbotshëm, universal. Në të, vullneti i njeriut nuk merret parasysh aspak. Allahu (xh.xh.) krijon dhe, për këtë, nuk pyet askënd. Ai është Xhebbar, Determinues (Përcaktues). Ndërkaq, në çdo krijim të Tij ka kuptim dhe urtësi, vetëm se këto nuk janë kushtëzuese dhe përcaktuese për Të, sepse "Allahu është Ai që bën çdo gjë, që dëshiron".[4]

Nga dita kur është krijuar, nën shtytjen e këtij kaderi përcaktues, toka jonë vazhdon të rrotullohet rreth diellit dhe vetvetes. Askush nuk mund t’i thotë "ndal" këtij rrotullimi! Dielli dhe hëna kanë hyrë në një garë të papërmbajtur dhe askush nuk mund t’i vërë pengesë kësaj gare. Sepse në këtë rrotullim e në këtë garë sundon plotësisht një kader determinues. Çdo gjë është e detyruar t’i nënshtrohet këtij kaderi!


[1] Kur’ani, Ra’d, 13/8-10.
[2] Kur’ani, Hixhr, 15/21.
[3] Kur’ani, Rahman, 55/7.
[4] Kur’ani, Buruxh, 85/16.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message