Kuptimet Leksikore dhe Terminologjike të Kaderit

Si kuptim leksikor, fjala kader do të thotë matje, vlerësim, trajtësim dhe formësim. Në arabishte, kadera do të thotë: vlerësoi, caktoi, ndau në pjesë, i caktoi secilit pjesën e vet, si dhe mundi, pati fuqi, qe i aftë. Kurse trajta foljore kaddera do të thotë vendosi, ekzekutoi, veproi (aksidentoi). Kështu, duke u nisur nga këto kuptime leksikore të fjalës kader, mund të bëhet ky përkufizim terminologjik për të:

"Kaderi është akti i vlerësuar dhe ekzekutuar nga Allahu (xh.xh.) si kada (kaza, aksident, delikt)."[1]

Ajetet kur’anore që i kemi zgjedhur dhe nënvizuar më poshtë, janë të tilla që e mbështesin këtë përkufizim.

"Çelësat e të fshehtës janë te Ai, të fshehtën vetëm Ai e di. Ai e di çdo gjë që ndodhet në tokë e në det. Ai ka dijeni për gjethen që bie, për farën që ndodhet brenda errësirës së nëntokës. Çdo gjë e njomë dhe e thatë ndodhet në Librin e Qartë!" (En’am, 6/59)

"Thuaju: "Unë s’jam në gjendje t’i shkaktoj ndonjë dëm apo dobi vetes jashtë dëshirës së Allahut. Për çdo bashkësi (popull) ka një afat. Kur t’u mbarojë afati, nuk vonohen as dhe një orë, madje as dhe s’u shtyhet afati!" (Junus, 10/49)

"Çdo gjë në qiej e në tokë, çdo gjë e padukshme është në Librin e Qartë (diferencues)!" (Neml, 27/75)

"Pa dyshim, jemi Ne që i ringjallim të vdekurit, që i shkruajmë ato që kanë bërë dhe veprat që kanë lënë! Ne e kemi shënuar dhe llogaritur çdo gjë në një libër krejt të qartë!" (Jasin, 36/12)

"(O i Dërguar!) Pa dyshim, ky Libër i zbuluar ty është një Kur’an i famshëm që ndodhet në Lehvi Mahfudh!" (Buruxh, 85/21-22)

"Dhe thonë: "Nëse jeni fjalëdrejtë, thoni, kur do të ndodhë ky ndëshkim?" Thuaju: "Atë e di vetëm Allahu, kurse unë jam vetëm një paralajmërues!" (Mulk, 67/25-26)

Në një aspekt, kazaja dhe kaderi janë e njëjta gjë. Në kuptimin tjetër, bazë, kaderi është paravlerësimi dhe vendimi i Allahut (xh.xh.), kurse kazaja është ekzekutimi (aksidentimi) i vendimit të Allahut, pra zbatimi në praktikë i aravlerësimit të bërë prej Tij mbi diçka.

Kaderi është përkatësia ndaj Allahut (xh.xh.) e çdo gjëje në planin informativ dhe me qenien e vet me karakter informativ para se të ndodhë. Gjëja që ka hyrë në kushtet e ekzekutimit (kryerjes, aksidentimit) dhe që përpiqet të zërë vendin e vet mes vargut të akcidencave, shkruhet e shënohet me anë të engjëjve të respektuar në formë kopjesh faksimilesh) të Librit të Kujtesës (Levhi Mahfudh) në Librin e Kujtesës dhe në provë përsëri me kusht që të jetë brenda dijes së Allahut (xh.xh.).

Kaderi është bashkëshoqërimi i përpjekjes njerëzore me aktin krijues të Allahut (xh.xh.). Me fjalë të tjera, njeriu parashikon një akt, e dëshiron dhe i futet me vullnetin e vet dhe, ndërkaq, Allahu, po të dëshirojë, e krijon (e kryen) atë akt. Ja pra, kaderi është që Allahu (xh.xh.) që i njeh materien dhe dukuritë me dijen e Tij të pafillim e të pafund (eternale), t’i vlerësojë gjërat që kanë për të ndodhur, para se të ndodhin.

Kjo do të thotë se nuk është e drejtë që, duke u parë si një titull i diturisë hyjnore, kaderi të konsiderohet vetëm si i tillë. Edhe pse si fushë, kaderi është caktimi, vlerësimi dhe vendimi i Zotit me anë të diturisë së Tij, në të njëjtën kohë, kader do të thotë edhe Dëgjimi, Shikimi, Dëshira dhe Vullneti i Tij. Në këto kushte, mohimi i kaderit merr kuptimin e mohimit të të gjitha atributeve të Zotit. Eshtë për këtë arsye që shumë analistë e kanë trajtuar çështjen e kaderit brenda kuptimit të Individualitetit të Tij të Lartë. Ata kanë thënë: "Nuk është nevoja për të hapur një diskutim të posaçëm për kaderin. Atje ku trajtohet Individualiteti i Lartë, është e detyrueshme të trajtohet edhe kaderi". Meqë ky mendim i tyre, në një aspekt, nënkupton që kaderi të mos futet e të mos pranohet mes shtyllave (elementëve përbërës) të besimit, ne nuk themi si ata. Ne themi kështu: "Siç u besojmë Allahut (xh.xh.), engjëjve, librave, profetëve dhe ringjalljes, ne i besojmë edhe kaderit; mjafton që të mos themi ndonjë fjalë që, në mënyrë të përmbledhur ose të detajuar, në këtë apo atë formë, të kuptohet si mohim i kaderit. Sa për të vërtetën e çështjes, Ahmed b. Hanbel thotë: "Kaderi rrjedh nga fuqia e Zotit!"

Si rrjedhojë, ai që e mohon kaderin, mohon edhe shumë gjëra mbi Individualitetin e Lartë të Zotit, bindja mbi hyjnoren shndërrohet në diçka të lëkundur dhe një sistem i tërë besimi dhe bindjeje përmbyset.

Prandaj kaderi është një temë shumë e rëndësishme. Ata që nuk e kanë trajtuar këtë temë brenda mendimit sunnit, gjithmonë kanë devijuar. Edhe racionalizmi i mutezilitëve, edhe determinizmi i xhebritëve është një deviacion i tillë.


[1] Duke u mbështetur në këtë përkufizim, mund të bëjmë këtë përkufizim filozofik të kadasë (kazasë, aksidentit, deliktit) duke përcaktuar edhe raportin mes kaderit dhe kadasë: "Kadaja është realiteti imediat i kaderit".

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message