Femra dhe të drejtat e saj

Pyetje: Cili është mendimi juaj për të drejtat e gruas?

Përgjigje: Ky është një subjekt shumë i gjerë. Nga një perspektivë, ajo është e hapur për debat. E kam shumë të vështirë që t’i përmbledh mendimet e mia në këtë fushë. Në një sens, ne nuk duhet t’i veçojmë burrin dhe gruan nga njëri-tjetri. Në një sens tjetër, ata kanë ndryshime fizike dhe psikologjike. Në opinionin tim, gruaja dhe burri duhet të jenë si dy pamje të një të vërtete, si dy anët e një monedhe. Nuk mund të ketë burrë pa grua ose grua pa burrë sepse ata janë krijuar së bashku. Edhe Qielli është Qiell i vërtetë kur ata të dy janë së bashku. Kjo është arsyeja pse Ademi qëndroi këtu me bashkëshorten e tij. Burri dhe gruaja plotësojnë njëri-tjetrin.

Profeti ynë, Kur’ani dhe parimet kur’anore nuk i trajtojnë burrin dhe gruan si krijesa të veçuara. Unë mendoj që problemi është se njerëzit e shohin çështjen nga ekstremet dhe në këtë mënyrë prishin balancën.

Pyetje: A ka shembuj të rolit të femrës?

Përgjigje: Në atmosferën sociale të shoqërive islame ku Islami nuk është njollosur me të drejta zakonore ose me tradita joislame, femrat muslimane janë plotësisht pjesëmarrëse në jetën e përditshme. Për shembull, gjatë periudhës së parë të Islamit, Aishja, gruaja e Profetit, udhëhoqi një ushtri. Ajo ishte gjithashtu një dijetare fetare e cila e vështronte çdo njeri me respekt. Femrat faleshin në xhami së bashku me meshkujt. Një grua mund ta kundërshtonte kalifin në xhami në një çështje juridike. Madje në periudhën otomane gjatë shek. XVIII, gruaja e një ambasadori anglez e lavdëroi shumë femrën dhe e përmendi me admirim rolin e saj në familjet dhe shoqërinë islame.[1]


[1] Lady Mary Wortley Montague.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message