Fundamentalizëm do të thotë aderim fanatik dhe dogmatik në një besim. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin edhe nëse disa njerëz i njehsojnë lëvizjet iraniane dhe saudite me fundamentalizmin. Por kjo nuk do të thotë që Islami e parasheh fundamentalizmin. Versionet iraniane dhe saudite janë të veçanta në vetvete duke rrjedhur nga sektet pasuar nga secili prej tyre. Shumica e muslimanëve nuk i pranojnë as njërin, as tjetrin. Eshtë gabim që ta konsiderosh Islamin si fundamentalizëm dhe muslimanët si fundamentalistë. Çështja është mbyllur në konfuzionin konceptual dhe së pari duhet të qartësohet kjo.
DIALOGU DHE SAKRIFICA
Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…