Debatimi i argumenteve

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Nga Fara te Lisi » Martesa » Debatimi i argumenteve

1. Sipas një hadithi të nivelit hasen, Profeti (s.a.s.) po­rosit:

“Martohuni e shtohuni; unë do të krenohem ditën e kia­metit me shtimin tuaj!”[1]

2. Edhe sipas një hadithi tjetër, Profeti (s.a.s.) porosit:

“Martohuni me femra pjellore!”[2]

3. Lidhur me këtë çështje, në një ajet kur’anor thuhet:

“Martojini beqarët mes jush me skllavet dhe shërbëtoret tu­a­ja të përshtatshme (nëse s’keni mundësi me të lira). Po qe se këta beqarë janë të varfër, Allahu, me favorin e vet, i bën të pasur. Allahu është mirëbërës i madh dhe di çdo gjë!” (Kur’ani, Nur: 24/32)

Sa për personin që nuk ka mundësi të lidhë kurorë, do­me­thënë, të mbajë e ushqejë familje ose që nuk mund të japë ga­rancinë e kurorës, ai duhet të durojë virtytshmërisht gjersa Alla­hu t’i japë mundësitë e duhura, të jetojë nder­shmërisht dhe të mos bëjë veprime të ndaluara (haram).

Edhe nëse argumentet profetike e kur’anore në fjalë dhe ko­menti i tyre duket sikur në pamje bien në kundërshtim me argu­mentet e tjerë, nuk ka dyshim se, përsa i përket idesë theme­lore, ato theksojnë të njëjtat të vërteta.

Duke bërë analogjitë, pranimet dhe përjashtimet e duhu­ra lo­gjike, porosia profetike, “Martohuni e shtohuni; unë do të krenohem ditën e kiametit me shtimin tuaj!”, mund të thuhet se na kujton këto gjëra: Po qe se me martesën nuk kihet për synim një brez me të cilin Profeti të krenohet, ajo martesë ose ai shtim nuk ka asnjë kuptim. Sigurisht, është krejt e qartë se Profeti nuk do të krenohej me një brez të përlyer me terrorizëm ose dëfrim, me njerëz që s’u bie balli në sexhde, me ndërgjegje të ndrysh­kur e me sy të përgjakur! Brezi, shtimin e të cilit ai e dëshiron, duhet të jetë brezi i pranuar edhe në lartësinë e Allahut, që për­piqet të fitojë pëlqimin e Tij, që e jeton dhe e mban gjallë fenë e cila e ndan të mirën nga e keqja (dini mubin). Me deklaratat e tij dritëshpërndarëse, Kur’ani është referenca më e shëndoshë e kësaj konsiderate: “Pasuria dhe fëmijët janë për ju stoli e jetës së kësaj bote, kurse punët që pre­mtojnë amshueshmëri, janë, në lartësinë e Allahut, më të dobishme për të mirë dhe më të denja për të lidhur shpresën ndaj tyre.” (Kur’ani, Kehf: 18/46) Po, nëse pu­nët tuaja shohin kah amshueshmëria, thuhet se keni hyrë në një rrugë, nga e cila edhe Zoti juaj do të jetë i kënaqur nga ju, edhe ju do të jeni të kënaqur nga Zoti juaj!

Përfundimi që arrijmë me këtë konsideratë, është ky: Sy­nimi thelbësor në martesë është rritja dhe përgatitja e një brezi që do t’i bënte të kënaqur Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Prandaj, njerëzit që përqëndrohen me kujdes të veçantë mbi edukimin e fëmijëve fetarë e besimtarë, atdhedashës e të lidhur fort pas fa­miljes, pavarësisht nga mendimet e ndry­shme të shtrembra, kurr­sesi nuk duhet të lëkunden të kenë fëmijë me rrugë të rre­gullta e legale. Shtimi i një brezi të tillë ka për ta bërë të qeshur fytyrën e bashkësisë muhamme­diane.

Lidhur me konsideratat e parashtruara gjer këtu, është mjaft me rëndësi edhe kjo këshillë dhe porosi e Profetit (s.a.s.) për të rinjtë:

“O ju të rinj! Ata prej jush që kanë mundësi për martesë, të martohen, kurse të pamartuarit ende, të agjërojnë, sepse kjo është pritë ndaj haramit (gjërave të ndaluara).”[3]

Së pari, në kuptim të përgjithshëm, agjërimi është një pehriz. Duke i marrë nën kontroll, bashkë me stomakun, edhe ndijimet dhe ndjenjat e tjera njerëzore, lehtëson për­do­rimin e saj në drej­timin e urdhëruar nga Zoti.

Së dyti, martesa është një gjë serioze. Ajo s’është një punë e thjeshtë që njeriu mund t’ia hyjë duke marrë vendim në çast, pa e menduar e pa e peshuar. Mosma­rrëveshja dhe mungesa e qetësisë në martesat e nxitua­ra, të bëra pa kaluar nëpër filtrin e arsyes e logjikës, ësh­të një ngjarje e shpeshtë. Në mënyrë të pa­shmangshme, fëmijët e rritur në një familje ku sundojnë mos­marrë­ve­shja e grindja, nuk do të marrin edukatën e duhur, do të rriten me prindër, por si jetimë dhe, disa herë, do të rri­ten të pandjeshëm e armiq, ndaj prindërve, madje edhe ndaj shoqë­risë.

Në shumicën e vendeve perëndimore gjendja përqë­n­drohet në këtë pikë.

Në këto vende martesa nuk trajtohet si një çështje serioze dhe nuk realizohet brenda disiplinave të duhura. Kjo ngjarje te­jet serioze dhe jetësore shihet si një mundësi konkrete për plo­tësimin e disa nevojave njerëzore, për t’u ushqyer e pu­shuar, kuadri i synimit përfundimtar të saj ngushtohet dhe i zhvishet krejtësisht kuptimshmëria. Evropa e sotme po vër­titet sot buzë greminave ku qe vërtitur Roma e djeshme dhe po i afrohet vde­kjes hap pas hapi, sepse asnjë komb me familjen të prishur e me individët të degjeneruar nuk ka mundur të qëndrojë në kë­mbë.

Unë nuk e di ç’mendon kisha përballë këtij problemi, ç’tho­në sociologët, ç’pikëpamje kanë edukatorët. Nëse di diçka, di se me këtë pandjeshmëri e me këtë mungesë logji­ke, shoqëritë e së­mura nuk do ta kenë të gjatë.

Kutubi i ndjerë, një mbresë të tij lidhur me këtë çështje, e përcjell kështu: “Në Amerikë, duke shqyrtuar jetën e tyre fe­tare, unë u përballa me gjëra interesante. Një radhë, erdhën në kishë shumë meshkuj e femra së bashku dhe bënë aty adhurimet e du­hura. Pas lutjes, prifti i futi ata në një sallë tjetër ku do të dan­­sonin, do të dëfreheshin e do të bënin edhe gjëra të tjera. Prifti shuajti dritat dhe nisi argëtimi. Du­ke ndjekur argëtimin e tyre, prifti thyhej më dysh nga këna­qësia dhe emocioni. Po, prifti qe shumë i kënaqur që i ki­shte sjellë ata në kishë!”

Mirëpo, ashtu siç vajtja në kishë nuk është qëllim në vet­vete, nuk është qëllim në vetvete as vajtja në xhami, madje tavafi rreth Qabes. Qëllimi është ta bësh të kënaqur Allahun dhe të jesh në rrugën që thotë Ai!

Një shoku im mjek pati shkuar në Amerikë për specia­li­zim. Kur u kthye, m’i përshkroi kështu mbresat e tij:

“Në Amerikë, shumica e njerëzve që shkojnë në kishat e qe­ndrave të qyteteve, në tregjet dhe ndanë rrugëve me pu­blik të dendur, janë pleq të moshuar, të kërrusur, që dremi­sin ku të ndo­dhen. Dhe mendova: Mos vallë rinia Amerika­ne është pri­shur krejt?

Pastaj shkova në një kishë jashtë Nju Jorkut. Kisha ndo­dhej në një majë. Kur arrita, pashë se të rinjtë pothuajse rri­dhnin si lumë për atje, se atje shkonin të gjithë, burra e gra. Prifti u jepte këshilla të vazhdueshme, por ata as që ua vinin veshin fjalëve të tij. Secili shihte qejfin e vet. Edhe prifti, duke menduar se, sidoqoftë, ardhja e tyre në kishë ishte fitim, mbyllte sytë para bëmave të njerëzve. Dikush përdorte he­roinë, dikush, morfinë, dikush merrej me punë të tjera.”

Nuk e di, ç’dobi mund të ketë një vajtje e tillë në kishë? Po qe se shkuarja në kishë nuk ia pasuron botën shpirtërore nje­riut, nuk ia vë në lëvizje ndjenjat njerëzore dhe nuk e shtyn të jetojë si njeri, do të thotë se ajo s’ka ndonjë synim për të qenë, prandaj s’ka as edhe kuptim!


[1] Abdurrezak, Musannef, 6/173; Axhluni, Keshfu’l-Hafa, 1/318, 319.
[2] Ebu Davud, Nikah, 3; Nesei, Nikah, 11.
[3] Buhari, Nikah, 2; Muslim, Nikah, 1, 3; Sijam, 43; Ibni Maxhe, Nikah, 1.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message