Kushtet e martesës

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Nga Fara te Lisi » Martesa » Kushtet e martesës

Çështjes së martesës feja i jep rëndësi më shumë se sa mund të merret me mend. Paralel me këtë, edhe juristët is­lamë e kanë trajtuar kurorën si një çështje të rëndësishme, kanë shkruar vë­llime të tëra rreth saj duke qëndruar mbi të posaçërisht. Juristët e kanë ndarë kurorën në kategoritë de­tyrim (farz), domos­dosh­mëri (vaxhib), traditë (sunnet), nda­lim, shkelje (haram) dhe pa­pëlqyeshmëri (mekruh) si dhe e kanë kushtëzuar pak edhe me gjendjen specifike të per­so­nave. Kjo do të thotë kështu: Askush nuk mund të martohet si t’i vijë për mbarë; personi i ardhur në një nivel të caktuar, është i detyruar të martohet; madje, ndërsa martesa e disa­ve është domosdoshmëri (vaxhib), martesa e disa të tjerëve, për shkak të gjendjes së tyre të posaçme, është e pa­pëlqy­e­shme, e shëmtuar (mekruh).[1]

Gjithsesi, vetëm duke mbajtur parasysh kuadrin fiziolo­gjik e material të njeriut, kuptohet pa mëdyshje se ai që martohet, do t’i përftojë shoqërisë një familje ose një fëmijë.

Nga juristët islamë, hanefitët dhe malikitët konsiderohen të afërt me njëri-tjetrin lidhur me këtë çështje; dallimet mes tyre kanë të bëjnë me hollësitë. Po qe se do ta parashtronim çësh­tjen e martesës sipas përcaktimeve të këtyre juristëve të më­dhenj islamë, do të na dilte parasysh, në vijat kryesore, një kla­sifikim i tillë si më poshtë:[2]

a) Martesa e detyrueshme (farz)

Personi që ka rrezik të bjerë në adulter dhe, përgji­thësisht, në situata të ndaluara fetarisht (haram), e ka të de­tyruar (farz) të martohet nëse ka mundësi ta paguajë gara­ncinë e kurorës (mihr) dhe të sigurojë mjetet për mbajtjen e familjes. Sipas di­save, duhet të martohet edhe nëse nuk agjëron dot (me qëllim për të mposhtur dëshirat seksuale).

Me fjalë të tjera, martesa për të mos rënë në faj (haram) ësh­të parim dhe martesa duhet të jetë zgjidhja e vetme për dikë që përballet me rrezikun për të rënë në faj. Largimi, ikja nga mar­tesa me rrugë të panatyrshme është kundër­shtim i natyrës dhe shpallje lufte asaj dhe disfata e atij që tenton të luftojë kundër natyrës, është e pashmangshme!

b) Martesa e domosdoshme (vaxhib)

Martesa e personit që ka mundësi ta paguajë garancinë e ku­ro­rës dhe ta mbajë familjen, ndërkohë që nuk ndodhet para ndo­një rreziku imediat për të rënë në faj me përjashtim të një dyshimi, është e domosdoshme. Edhe kjo formë është e disa juristëve, nuk përbën pikëpamje dhe opinion juridik të përgjith­shëm.

c) Martesa traditë (sunnet)

Eshtë traditë (sunnet), domethënë normale dhe e mundsh­me martesa e personit që nuk ka asnjë rrezik apo shqetësim dhe që ka dëshirë dhe është i interesuar të martohet.

d) Martesa e palejueshme, e ndaluar, e dënueshme (ha­­ram)

Eshtë e palejueshme, e ndaluar dhe e dënueshme mar­te­sa për personin që do ta shtynte në veprime të fajshme, që do ta detyronte të përdorte rrugë të ndaluara e të dënue­shme për ta mbajtur familjen. Një martesë e tillë është, më e pakta, e pa­pëlqyeshme dhe e shëmtuar (mekruh). Ka juristë që e quajnë të ndaluar ose të papëlqyeshme edhe martesën e një mashkulli me çekuilibër mendor-shpirtëror të tillë që do ta kaqtrajtonte të shoqen.

e) Martesa e papëlqyeshme (mekruh)

Sipas disave, është e papëlqyeshme edhe martesa e dikujt për të cilin rreziqet për të rënë në faj, për të përdorur dhunën nuk janë kategorike por vetëm paraqiten si mundësi.

f) Martesa e zakonshme (mubah)

Martesa e një personi të matur e serioz i cili fiton me të drejtë (hallall), për të cilin nuk ekziston mundësia të bjerë në adulter, i cili ka mundësi ta japë garancinë e kurorës dhe të mbajë famil­je, është e pëlqyeshme (memduh) ose e zakon­shme, asnjanëse (mubah). Një person i tillë po deshi, mar­tohet, po s’deshi, s’ma­r­tohet.

Imam Shafiiu (r.a.) thotë se martesa është, në vetvete, një akt i zakonshëm, domethënë një akt neutral (mubah). Ndërkaq, është e domosdoshme (vaxhib) të shmanget nga fajësia (ha­ram). Në të vërtetë, këtu, edhe shkolla shafiite parashtron një pikëpamje të afërt me konsideratat hanefite. Imami Ahmed b. Hanbel mbron pikëpamjen se, përballë rrezikut për të rënë në adulter, martesa është e detyrueshme për çdo njeri, pavarësisht nëse ai mundet apo jo ta sigurojë jetesën e familjes e ta japë ga­rancinë e kurorës. Në fakt, kur këto pikëpamje shqyrtohen me hollësi, kuptohet se nuk janë shumë larg njëra-tjetrës.

Me këto çështje specifike, u përpoqëm të tregojmë se ç’lloj që­llimesh e synimesh ndjek feja, se martesa nuk është një çësh­tje e thjeshtë dhe sensuale. Po qe se kjo punë e rë­ndësishme nuk kushtëzohet me parime të shëndosha në mënyrë që të mos u japë shkas zbrazëtive logjike e sensuale, fundi i saj i pashma­­n­gshëm do të jenë dyert e gjyqeve dhe vargjet e grave të veja e të pazot, të fëmijëve të mbetur në mes të udhës! Duke ngritur pritë që në krye të herës para këtyre, feja e pengon martesën, për­fundimi i së cilës është zvarritje në këto lloj situatash nega­tive e të rënda, duke e kategorizuar si haram (e ndaluar, e pale­juar, e pabekuar), mekruh (e papëlqyeshme, e shëmtuar); në një çështje ku mbisundon ndjenja, feja i jep prioritet rrugës së arsyes, logjikës dhe gjykimit.

Specifika që ne deshëm të theksonim këtu, është që mar­tesa është një institucion shumë serioz, që me të formohet dhe ngri­het familja si elementi më i rëndësishëm i shoqërisë. Nisur nga kjo, kur mendohet e flitet për martesën, nuk du­het menduar e folur për të si për një situatë mediokre të lidhur vetëm me sen­sua­litetin e individit, por si një çështje fetare, kombëtare dhe gjithënjerëzore që ka lidhje me lu­m­turinë e një shoqërie a të një grupi shoqëror, madje të gjithë një kombi. Sa për specifikën se­n­sualistike dhe egoistike të martesës, kjo është vetëm një “para­pagesë dhe bakshish” i Zotit për njeriun për të siguruar arritjen e “synimit të madh” përfundimtar. Në qoftë me vend të shpre­hemi kështu, kjo duhet vlerësuar si një “paradhënie” dhe duhet parë si “shpërblim në dorë” për shërbimin e rëndësishëm që i sjell individi me martesën vazhdueshmërisë së brezit njerëzor dhe rritjes e përgatitjes së individëve me karakter të lartë që bëhen garanci e vitalitetit të një kombi!

Ç’është e vërteta, mund të thuhet se feja islame i jep mjaft rëndësi kësaj çështjeje. Në përgatitjen e martesës çdo gjë do të mendohet me hollësi, do të bëhen një mijë e një llogari dhe do të sillet me një kujdes që nuk do t’i linte ha­pësirë asnjë gabimi në mënyrë që foleja familjare e ngritur të mos prodhojë shkaqe që do të çonin në shembjen e saj.


[1] Këtu autori bën fjalë për nivelet e martesës në islam sipas së drejtës juridike-fetare islame (përkthyesi).
[2] shih Vehbe Zuhayli, İslam Fıkhı Ansiklopedisi, 9/28-31.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message