Fethullah Gylen dhe modeli shqiptar

Home » Albanian (Shqip) » Jeta » Ç'thonë të tjerët për Fethullah Gylenin » Fethullah Gylen dhe modeli shqiptar

Në radhë të parë do të kisha dëshirë të përcjell falenderimet për shtëpinë botuese “Prizmi” për botimin ne shqip, promovimin dhe mundësinë qe po i jep lexuesit shqiptar që të njihet me veprat e Fethulllah Gylenit.

Unë do të përpiqem të ndaj me ju disa konsiderata që sjellin përqasje të ideve themelore të Fethullah Gylenit me modelin që kanë ekspozuar muslimanët shqiptare në vite.

Dihet nga të gjithë, por unë kam kënaqësi ta theksoj që në fillim se,  Fethullah Gylen përfaqëson një figurë poliedrike ku bëhet bashkë shkrimtari dhe poeti, aktivisti i paqes dhe reformatori shoqëror, studiuesi islam dhe predikuesi karizmatik i tij. Pra një figurë ku shkrihet në një të vetme përfaqësuesi masivist i popullit, me përfaqësuesin e komunitetit akademik. Nëse do të hidhnim një vështrim në historinë e Shqipërisë, një figurë të ngjashme mund të shikonim tek jeta dhe veprimtaria e Fan Nolit. Por, Noli u bë masiv brenda kontureve të Shqipërisë si pasojë e prezantimit edhe të një platforme politike. Ndërsa Gyleni ka qëndruar jashtë angazhimit në politikën zyrtare dhe është bërë popullor për muslimanët dhe jomuslimanët edhe jashtë kufijve të Turqisë si pasojë e mospërqafimit të një platforme politike, por duke lançuar platformën e dashurisë dhe tolerancës.

Modeli i Gylenit, sikurse duket edhe në librin “Dashuri dhe tolerancë”, është në esencë një integrim i kulturës turke me islamin në funksion të promovimit të tolerancës dhe dialogut. Ky model që paraqet produkte të tij tolerancën dhe dialogun, natyrshëm është tërësisht i integrueshëm edhe me kërkesat bazë të mirëfunksionimit të një demokracie liberale. Muslimanët shqiptare lehtësisht konstatohet se ndjekin mendimin e Gylenit të bashkekzistencës së traditës me islamin në funksion të dialogut dhe tolerancës. Kjo ka sjellë që Shqipëria një vend me shumicë muslimane nuk ka pasur asnjëherë konflikte të armatosura për çështje fetare.

E shkuar dhe e tashmja e muslimanëve shqiptare shikohet se shkon sipas modelit te Gylenit. Kështu, ndjenjat e tolerancës dhe të respektit reciprok janë shfaqur që në vitet e para të konvertimit të shqiptarëve në muslimanë. Siç shkruan studiuesi Marko Bizzi. “Në ditën e Shëngjergjit, të cilën shqiptarët e respektojnë, më shumë shiheshin muslimanë se të krishterë. Muslimanët shqiptarë edhe sot e konsiderojnë të shenjtë Marinë (Islami ne Shqipëri gjate shekujve) Ali Basha.

Gjithashtu është pranuar nga studiues të ndryshëm se ndjenja e kombësisë tek muslimanët shqiptarë nuk është ngatërruar me çështjet fetare. Kështu Lordi Bajron ka shkruar “I dua shqiptarët, nuk janë të gjithë muslimanë; disa nga fiset e tyre janë të krishtera. Feja nuk i bën te ndryshojnë zakonet e tyre. Ndërsa kleriku Anglez, Hygensi bashkohës i Bajronit ka shkruar: Muhamedani shqiptar nuk është i ngrirë. Ai shpeshherë merr për grua një të krishterë, merr me vete në xhami djemtë, kurse vajzat i lë të shkojnë me t’ëmën në kishë dhe ai vetë shkon me radhë në të dy qendrat e kultit”. Ndërsa Miss Edith Durhan, në librin “Brenga e Ballkanit” ka shkruar: “Kur kaloja në Rumeli pyeta popullin. Çfarë je ti? Katolik, u përgjigj njëri. Protestan, tjetri. Në Bullgari, çfarë je ti? Ortodoks. E ngopur me dogmat e çmendura të njerëzve, duke hyrë në Shqipëri, pyeta juve këtu çfarë jeni?—shqiptarë m’u përgjigj njëri troç. Më në fund thashë. Këtu u çlirova nga maniakët.”

Tek argumenti bazë që muslimanët shqiptarë nuk e kanë vënë fenë mbi kombin gjenden edhe shpjegimet e tolerancës fetare që ne kemi demonstruar në shekuj.

Por ka shumë rëndësi të theksohet se feja islame nuk e mohon kombësinë si kategori historiko-shoqërore. Përkundrazi Kur’ani e legjitimon atë duke thënë: “O njerëz, Ne ju kemi bërë prej një mashkulli e një femre dhe ju kemi bere popuj (kombe) e fise që ta njihni njëri tjetrin.

Janë edhe shumë aspekte nderimi dhe bashkëpunimi të muslimanëve shqiptarë për besimtarë të feve të tjera që formësojnë një konkretizim në praktikë të ideve të Gylenit për islamin e vërtetë që bazohet në paqe, tolerance dhe bashkë ekzistencë paqësore me fetë e tjera.

Hafiz Ali Kraja (Tari) në varrimin e At Gjergj Fishtës “vepra  jote o poet ka për të krijue një faqe të lavdishme në historinë e kombit..„

Po kështu bashkëpunimi njeh forma të organizimit të konferencave apo aktiviteteve të përbashkëta siç ishte “Konferenca e përbashkët e fetare për mbrojtjen e paqes„. Po kështu është krijuar tradita e shkëmbimit të konsideratave reciproke në ditët e festave fetare.

Shumë interesant është fakti se Gylen integrohet me realitetin shqiptar dhe është shprehës i këtij realiteti edhe për njollën e errët që mbart historia e Shqipërisë me diktaturën 50 vjeçare ku islami dhe të gjitha fetë për afro katër dekada jo vetëm u ndaluan por predikuesit u përndoqën dhe u keqtrajtuan. Kjo duket fare qartë edhe në një nga poezitë e tij Revolucion, kur ai me një karizëm shpirtëror shprehet:

Evolucioni –një agim i bukur n’horizont,
t’ja arrish një jete i përmalluar njerëzisht.
Revolucioni –popullin ta shtrish për tokë, do të thotë,
Një flamur që valëvitet vetullngrysur marrëzisht….

Sëfundmi unë do të kisha dëshirë të evidentoja një fakt tjetër lidhur me teknikën që përdor Gyleni në shpjegimin e vlerave të dialogut dhe tolerancës fetare. Më konkretisht në ligjëratën e tij “Islami një fe për tolerancën” por edhe në të gjitha ligjëratat që formësohen duke pasur si bazë harmoninë fetare, tolerancën dhe dialogun ndërfetar, z. Gylen nuk analizon apo kritikon të tjerët, pavarësisht propagandës që qarkullon kundër islamit. Me shumë finese z. Gylen mbetet i vendosur në principet e tij për të thëne se si janë të rrënjosura në islam toleranca, harmonia, dashuria dhe dialogu. Pra nuk shfaqet në të gjitha ligjëratat e tij asnjë luhatje për t’u shmangur nga misioni bazë për t’i sqaruar jo muslimanët lidhur mbi të vërtetat e islamit, por edhe për të orientuar dhe qartësuar muslimanët se suksesi në sfidat që po ndeshin është i garantuar vetëm duke qenë shprehës të nevojës për dialog dhe promovues të tolerancës nëpërmjet edukimit dhe vetpërmirësimit. Pra Gylen arrin të argumentojë me një logjike të pakundërshtueshme se rendi shoqëror i mijëvjeçarit të ri mund të administrohet me sukses vetëm me alternativen e dialogut dhe tolerancës. Jemi me fat që edhe muslimanët shqiptare orientohen në veprimtarinë e tyre të përditshme sipas modelit që ka kultivuar dhe kultivon Fethullah Gylen.

Ky referat është mbajtur nga ana e Dr. Ferdinand Xhaferit me rastin e promovimit të librit Dashuri & Tolerancë, në ambientet e Hotel Tirana më datë 14 Qershor 2006.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message