“AH SIKUR!”

“AH SIKUR!”



Pyetje: ajeti, “pikërisht atë ditë, i padrejti kafshon gishtat e
tij dhe thotë: “ah sikur të kisha ndjekur rrugën e atij profeti! I
mjeri unë! Ah sikur të mos isha bërë mik me filanin!”



[166]



, është pasqyrim i të qarave për cilat gabime, në botën e përtejme?
Cilat duhet të jenë çështjet që duhen pasur kujdes, që të mos biem
matanë në rrjetën e “ah sikur”-eve të pavlera?

Përgjigje:
“atë ditë”, që përmendet në ajet “pikërisht atë ditë” nis ajetin me një
shprehje tronditëse që lajmëron ardhjen e një dite të frikshme, dhe
menjëherë pas saj, lajmëron se në një ditë të tillë që të bën të
hidhërohesh, i padrejti, i kapluar prej disa ndjenjash pendese dhe
vuajtjesh shpirtërore, do të kafshojë gishtat e tij. Shprehja “kafshoj
gishtat”, që është një idiomë e gjuhës arabe, që përdoret pikërisht për të
shprehur gjendjen e të përpëliturit prej vuajtjeve shpirtërore, mërzisë
kapitëse dhe djegies prej një malli përvëlues.

Në vazhdim të ajetit, ndjenja e pendesës së të padrejtit jepet me këto
fjalë:

“ah sikur të kisha qëndruar në një rrugë me atë profet famëmadh.” E pendesa
e të padrejtit nuk përfundon me kaq. Kurani, e përforcon shprehjen për
gjendjen e tij të kapluar prej një malli dhe shqetësimi shpirtëror me këto
fjalë: “i mjeri unë! Ah sikur të mos e kisha bërë shok filanin!” Domethënë,
“ah sikur të mos isha bërë duartrokitësi i filan tradhtari, duke bërë mik
atë të paudhë! Ah sikur të mos kisha shkuar në udhën e të devijuarve!”

Por, sa keq, që asnjë prej këtyre “ah sikur”-eve nuk kanë për t’i vyer,
përkundrazi do t’ia dyfishojnë pendesën. Me fjalë të tjera, ngase të thuash
“ah sikur” atje do të jetë një energji e harxhuar më kot, ajo vetëm sa do
t’ia shtojë shqetësimin njeriut. Pra, ashtu si këto fjalë që shprehin
pendesë mund të thuhen në ahiret, kjo mund të ndodhë edhe kur njeriu të
jetë duke i dhënë lamtumirën duarve dhe këmbëve të tij, pikërisht në ato
çastet kur të jetë duke hedhur hapin e parë në botën e përtejme. Vetëm se,
kurdo që të thuhet, një gjë është e vërtetë, se këto fjalë janë shprehjet e
vuajtjes, mallit dhe pendesës së një njeriu që i ka shpërdoruar mundësitë
që i janë dhënë.

Më e madhja e “ah sikur”-eve

Megjithëse gabimet dhe mëkatet që mund ta bëjnë njeriun që të thotë “ah
sikur!” Në ahiret, duke e bërë që të digjet e përvëlohet së brendshmi, ajo
që vjen në krye të të gjithave është mohimi. Sepse çdo gjë në univers,
fjali fjali, fjalë fjalë, shkronjë shkronjë, tregon veç për Allahun. Kur
njeriu ia vë veshin librit të universit, cilësdo fjalë apo shkronjë të tij,
nga të gjitha do të dëgjojë një zë që thotë “la ilahe il’lallah”. Pikërisht
prej kësaj të vërtete të hapur, Imam Maturidiu është shprehur se edhe
njerëzit që nuk u është dërguar një profet, janë përgjegjës për njohjen e
Allahut.

[167]

Sepse ata njerëz që nuk u është dërguar asnjë profet, megjithëse nuk mund
ta njohin Allahun me të gjitha cilësitë dhe emrat e Tij, e nuk mund ta
njohin me shpjegimin e revelacionit hyjnor, ata vetëm duke parë universin
do ta kuptojnë se duhet të jetë medoemos një krijues. Një mendim të tillë
pati shprehur zejdi, xhaxhai i omerit të nderuar (r.a.) në periudhën e
errësirës; “unë e di se është një krijues. Por nuk e di se ç’kërkon prej
meje. “Ah sikur ta dija se ç’kërkon prej meje, e të mund ta bëja gjer në
vdekje.”

[168]

Me pak fjalë, ajo “ah sikur” që do ta bëjë njeriun të përpëlitet prej
pendesës, që do ta djegë së brendshmi, është ajo e thënë gjatë dorëzimit të
shpirtit në një gjendje të mungesës së besimit.

E një prej mëkateve më të mëdha, që do ta shtynte njeriun të thotë “ah
sikur!” Matanë, është ajo e njeriut që bie në devijim pasi ka gjetur rrugën
e drejtë. Sepse mes besimit dhe mohimit, mes udhës së drejtë dhe devijimit,
gjendet një cipë aq e hollë, saqë njeriu mund ta hedhë veten menjëherë në
anën tjetër. Kësodore, ne si njerëz që besojmë, i kërkojmë allahut plot
dyzet herë në ditë gjatë namazeve bashkë me sunetet e tyre, që të na mbajë
në udhën e së drejtës, e mandej duke thënë:

“në rrugën e atyre që i ke bekuar”

[169]


, ku allahu na kërkon që ne të jemi në udhën e njerëzve që allahu i ka
mbuluar me mirësitë e tij. Në një tjetër ajet, thuhet se njerëzit që janë
meritues të mirësive të allahut, janë profetët, besnikët, dëshmorët dhe
njerëzit që kryejnë vepra të mira.

[170]

Dhe ne, po dyzet herë në ditë, i kërkojmë Allahut që të na fusë në njërën
udhën e këtyre katër bashkësive. Dhe duke thënë “jo në rrugën e atyre që të
kanë zemëruar dhe kanë devijuar.” Nga pas, kërkojmë mbrojtje në mëshirën
dhe madhështinë e allahut, dhe pas një udhëzimi të këtillë, themi “O Zot,
mos na lër neve të jemi prej atyre njerëzve që kanë merituar dënimin duke
rënë në çudhëzim!”

[171]

Me një fjalë, mendimi “ne e gjetëm rrugën tonë. Kështu që, mbërrijmë në
synimin tonë pa rrëshqitur, pa rënë, pa u ndotur, pa u rrëzuar gjëkundi, pa
u mashtruar dhe pa ngecur nëpër lojërat e djallit.” Është veç një mashtrim.
Sepse askush nuk ka sigurinë se do të ecë në të njëjtën rrugë gjer në
çastin e frymëmarrjes së fundit. Madje një njeri që fillon të besojë me
vetësiguri pas diçkaje të këtillë, do të thotë se e ka hedhur në rrezik
gjithë sigurinë e tij. Sepse duhet shqetësuar për përfundimin e atij njeriu
që është i sigurt prej përfundimit të tij. Nga ky këndvështrim, çdo njeri,
gjatë çdo çasti duhet të dridhet prej frikës se mund të bjerë sërish në
çudhëzim pasi ka gjetur rrugën e drejtë, e për këtë duhet të gjendet
përherë në një ngjitje metafizike. Po, njeriu nuk duhet ta lërë veten,
qoftë edhe sa një hapje-mbyllje qepallash, vetëm për vetëm me egon e tij,
madje edhe duhet t’i përgjërohet allahut që ta mbrojë prej mashtrimit të
djallit. Sepse e vërteta e besimit me të cilën fitohen parajsat, pëlqimi i
allahut, e për të tepër, soditet bukuria e allahut, është një gur i çmuar
shumë i rrallë. Ka shumë djaj prej njerëzve dhe xhindeve që kanë thurur
kurthet, e që duan t’ia vjedhin. Kështu që, detyra që i takon njeriut,
është t’i dalë për zot këtij xhevahiri, e për më tepër ta mbrojë atë prej
sulmeve të ndryshme që vijnë prej djajve xhinde dhe njerëzore, duke qenë
kësisoj edhe vetë, gjatë gjithë kohës, në një kontroll të vetvetes.

Dobësi që rroposin njeriun

Por edhe kapja prej viruseve të ndryshme, që Said Nursiu i ka numëruar në
veprën e tij “Gjashtë sulmet e mëdha”

[172]

, ngase është njëfarë devijimi prej rrugës së mesme, mund ta bëjë njeriun
që të belbëzojë shumë “ah sikur!”-e të dhimbshme. Në fakt, çdonjëri prej
gjashtë viruseve të përmendura atje më vete, është e mjaftueshme për ta
rrëzuar njeriun. Domethënë, ashtu si dëshira për post dhe për famë mjafton,
që më vete, ta mashtrojë njeriun, edhe frika mund ta rrëzojë. Njësoj edhe
pangopësia, nacionalizmi, egoizmi, dembelizmi dhe prirja për rehati, mund
të mjaftojnë për ta shtrirë njeriun në shtratin e vdekjes. E meqë çdonjëra
prej tyre mund ta rrëzojë njeriun, nëse ato të mallkuarat mblidhen të
gjitha bashkë, ato jo vetëm që e rrëzojnë njeriun – zot na ruaj! – por edhe
e rroposin drejt një grope nga ku nuk mund të ngrihet më. Njeriu është i
rrezikuar që, edhe nëse gjendet brenda rrethit të besimit dhe islamit, të
mund të kapet prej këtyre viruseve. Për shembull, një njeri edhe nëse
gjendet brenda një rrethi të këtillë pozitiv, mund ta ndotë fytyrën e
veprave të tij duke u kapur pas dëshirës për famë në emër të fesë. Një
tjetër mund të kërkojë, që prej punëve të mira që mund të ketë realizuar,
të flitet prej të gjithëve për të, madje duke u kthyer edhe në një person
të treguar me gisht. E kërkon, por është pikërisht kjo dëshirë që e rropos
atë. Përpos të tjerash, një ndjenjë e këtillë negative është thirrje për
shumë negativitete të tjera. Për shembull, nëse i hip mbi shpinë dëshira
për famë, atëherë nuk mund ta kuptoni se sa e sa të këqija që mund t’i
sjellë ajo njeriut.

Ja, ngase të gjithë këto gjenden brenda një rrethi mysliman, janë rreziqe
me të cilat mund të përballet çdo zemër besimtare dhe – zoti na ruajttë! –
e bëjnë njeriun që të thotë “ah sikur!” Në botën tjetër. Kështu që, ngase
nuk i ka kthyer në udhërrëfyes të vetes të gjitha parimet e sinqeritetit,
njeriu që rend pas dëshirës për t’u duartrokitur, duke i lidhur me veten të
gjitha sukseset e arritura, në ahiret do të përpëlitet prej vuajtjeve,
mallit dhe pendesës të shprehura me fjalët: “ah sikur të mos i kisha
rrënuar të gjitha punët e mira që bëra për hir të një vlerësimi apo
duartrokitjeje! Të mos kisha hapur vela drejt një kotësie, duke u kapur pas
rrymave që të çojnë kah vdekja!”. Mirëpo, sa keq, se asnjë prej këtyre
pendesave nuk do t’i vlejnë atij kurrgjë, përkundrazi edhe do t’ia shtojnë
më tej vuajtjen dhe shqetësimin.

Mburoja karshi “ah sikur”-eve që nuk vlejnë

Pikërisht, duke u nisur që këndej, besimtarët duhet të veprojnë me mençuri
që në këtë anë, e ndërsa nga njëra anë do ta quajnë rënien në çudhëzim si
mirësinë më të madhe të Allahut, nga ana tjetër do të duhet që të rrinë
larg prej të gjitha rrugëve që të çojnë në çudhëzim a mohim. Sepse, siç
tërheq vëmendjen edhe Said Nursiu, në çdo mëkat ka nga një rrugë që të
shpie drejt mohimit.

[173]

Edhe profeti ynë, Muhamedi (s.a.s.) është shprehur se çdo mëkat lë nga një
njollë të zezë në zemrën e njeriut, dhe me kalimin e kohës, ato, nëse
shumohen, e kaplojnë krejt zemrën.

[174]

, sepse çdo njollë e formuar në zemër është thirrje për një tjetër njollë.
Allahu (xh.xh.), shprehet kështu për zemrën që ndotet me kundërshtim dhe të
këqija, e që për pasojë nxihet me kalimin e kohës:

“Jo, jo! E vërteta është se zemrat e atyre iu mbuluan me njolla prej të
këqijave që kryen vazhdimisht (prandaj mohojnë ata.)”

[175]


Nëse njollat e zemrës nuk pastrohen me anë të pendesës dhe kërkimit të
faljes, mund të realizohet edhe ajo që quhet,

“(dhe) Allahu ua vulosi zemrat atyre.”

[176]


,

“zemrat e tyre u vulosën”

[177]


(teube, 9/87), vulosja e zemrave, asisoj që këto zemra vijnë në një gjendje
të atillë që edhe mesazhin e qashtër e zbritur prej qiejve, fillojnë të mos
e kuptojnë, derisa përfundojnë duke përsëritur “sikur, sikur…” Në anën
tjetër.

Për të mos rënë në rrjetën e këtyre “sikur”-eve pa vlerë, për sa i përket
asaj që duhet bërë në këtë anë; ajo është që të kryesh adhurimet e tua pa
asnjë të metë, dhe brenda një përkushtimi dhe frike të vazhdueshme. Dhe
realizimi i diçkaje të këtillë, është e varur drejtpërsëdrejti me frikën që
gjendet në një zemër. I Dërguari i Allahut (s.a.s.) është shprehur:

“Po të kishte frikë në zemrën e tij, edhe organet e tjera do t’i ishin
frikësuar.”

[178]


sepse frika e zemrës së tij rrezatohet edhe në organet e tjera, derisa me
kalimin e kohës atij fillojnë t’i dridhen edhe gjymtyrët dhe organet e
tjera prej frikës. Asisoj, që edhe në beben e syrit mund t’i vëresh një
dridhje prej frikës. Ja, ndërsa nga një anë njeriu rri i përkulur karshi
madhështisë dhe lartësisë së allahut, nga ana tjetër i beson thellësisë së
mëshirës së tij, nëse ai e jeton jetën pikërisht me një ekuilibër dhe
kujdes kaq të veçantë, atëherë do ta ketë mbrojtur veten nga të qarat dhe
“ah sikur!”-et e pendesës.

Njëkohësisht, njeriu mund t’i parandalojë të këqijat që mund ta çojnë drejt
një fundi tragjik në ahiret, ku do të përpëlitet në rrjetën e “ah
sikur!”-eve, edhe ndërmjet bisedave të përshpirtshme. Me fjalët e sulejman
çelebisë:


Sa i kërkuar emr’i allahut në çdo frymë,

me emrin e tij realizon çdo punë.

Po të njëjtën të vërtetë, një tjetër mik i së vërtetës e shpreh me këto
fjalë:


Ah sikur e tërë një bota ta donte atë që dua unë;

e fjala e fjalia jonë sakaq një mësim i ëmbël të bëhej..!

Nëse ne në çdo veprim tonin bisedojmë vazhdimisht rreth tij, i ndriçojmë
kuvendet tona me të dhe arrijmë brenda kohës sonë një thellësi të atillë
mbikohore, ahere i kemi dalë përpara shumë negativiteteve që mund të na
shtyjnë të themi “sikur”.

“Ah sikur”-e që shprehin pendesë

Ashtu siç janë disa “ah sikur”-e që nuk kanë kurrfarë vlere për njeriun,
por që përkundrazi do t’ia shumëfishojnë më tepër vuajtjet, sipas
përcaktueshmërisë së nijetit, ka edhe disa “ah sikur”-e që pranohen, madje
edhe vlerësohen, prej kritereve të fesë sonë. Për shembull, “ah sikur”-et e
thëna prej ebu bekrit të nderuar janë të këtij lloji. Siç dihet, në një
vend ai shprehet: “ah sikur t’ia pyesja resulullahut kuptimin e ajetit të
“kelales”; ta kisha pyetur, e të mos ia lija zbërthimin interpretimit të
njerëzve!” Të njëjtën pendesë, ai e ndjen ndërsa janë duke ndarë
trashëgiminë e gjyshes së tij. Pasi kjo çështje nuk është shpjeguar prej
kuranit. Në një tjetër rast, ai është shprehur kësodore:

“Ah sikur, kur e nisa halidin drejt persëve të kisha nisur edhe omerin
drejt romakëve, e të kisha shpëtuar njëherë e mirë prej këtyre
problemeve.”

[179]


Sipas mendimit tim, këto “ah sikur”-e janë shprehje e kuptimit drejt të
fesë, dhe kthimit të saj në jetë të jetës, i kanë përftuar aq shumë
shpërblime ebu bekrit të nderuar (r.a.), dhe e ka ngritur drejt një
lartësie të atillë, saqë është e pamundur që të kuptohet prej nesh. Mendoni
që, krenaria e njerëzimit (s.a.s.) e shpreh kështu rëndësinë e saj:

“Sikur të peshohej besimi i ebu bekrit me besimin e tërë këtyre
njerëzve të tjerë, patjetër që besimi i tij do të vinte më i rëndë.”

[180]


ai, që është besniku ndër besnikë. Ai, që me lejen e allahut (xh.xh.)
Brenda vetëm dy vitesh, tri muajsh dhe dhjetë e kusur ditësh ngriti një
shtet, që shteti i lartë nuk e bëri dot as për njëqind e pesëdhjetë vjet.
Ai nuk u ka shkuar t’i shkatërrojë vendet e tjera siç kanë bërë tiranët,
përkundrazi, u ka derdhur atyre frymëzimet e tij shpirtërore. Kudo ku ka
hedhur këmbën apo vështrimin, ai ka siguruar që në ato vende të lulëzonte
shpirti i lartë i muhamedit (s.a.s.). Në fakt, ai ka qenë edhe ai që nga
ngritur themelet për triumfin e madh dhe zhvillimet e tjera të mëdha.
Kështu që, të gjitha këto “sikur”-e u kanë shtuar personaliteteve të tyre
aq të larta një tjetër peshë.

Njësoj, për çdo besimtar ka lloje të tilla “sikur”-esh pozitive që mund
t’ia ngrenë më sipër nivelin. Për shembull, “ah sikur ta kisha përdorur më
mirë rininë time! Ah sikur t’i ndaja dy orë nga nata ime, e të falja
njëqind rekate namaz! Ah sikur ta mbroja veten prej dëshirave të egos! Ah
sikur në atë trysninë e fortë të rinisë, edhe në kohën kur të gjitha
ndjenjat e mia epshore më fshikullonin, të mund t’u dilja zot siç duhej
duarve, këmbëve, syve apo veshëve të mi! Ah sikur të mos e kisha hedhur
fare vështrimin kah gjërat e ulëta, e në mendimet e mia të mos hynte asnjë
mendim i huaj!” Ja, të gjitha këto “sikur”-e janë të atilla që derdhen prej
gojës së ndonjë besimtari me synim kthimin e tyre në veprim apo prej
ndjenjës së pendesës. Kurse “ah sikur”-et e lëshuara në botën e përtejme
janë veç pendesa dhe pikëllime të kota. Ndërsa pendesat e shprehura këtu,
në njëfarë kuptimi janë pendesë e vërtetë. Njeriu, sa herë që i vijnë
ndërmend thotë: “esta’firullah!”, dhe me shpirtin e pendesës dhe kërkesës
së faljes kërkon mbrojtje prej allahut. Ja, pikërisht, nëse njeriu i troket
portës së mëshirës me të gjitha këto, shpresohet që, edhe allahu nuk i lë
lotët e këtij pa një përgjigje, por vepron me të me mirësinë dhe mëshirën e
tij të thellë.


[166]

Furkan, 25/27-28.


[167]

Shih: El-Maturidi, et-Teuhid, fq. 176.


[168]

Shih: Ibni Hisham, es-Siratu’n-nebeuije, 2/54;
edh-Dhehebi, Tarihu’l-Islam, 1/91.


[169]

Fatiha, 1/7.


[170]

Shih: Nisa, 4/69.


[171]

Fatiha, 1/7.


[172]

Shih: Bediuzaman Said Nursi, Letrat, fq. 465 (Letra e
Njëzetenëntë, Gjashtë sulmet e mëdha).


[173]

Shih: Bediuzaman Said Nursi, Shkrepëtimat, fq. 4
(Shkrepëtima e Dytë)


[174]

Shih: Tirmidhi, tefsiru sure, (83) 1; Ibni Maxhe, zuhd, 29.


[175]

Mutaf’fifin, 83/14.


[176]

Bakara, 2/7.


[177]

Teube, 9/87, 93.


[178]

Abdur’rezzak, el-Musanef, 2/266; Hakim et-Tirmidhi, Neuadiru’l-usul, 2/172.


[179]

Et-Taberani, el-Mu’xhemu’l-kebir, 1/62, et-Taberi, Tarihu’l-umem ue’l-muluk, 2/354.


[180]

El-Bejheki, Shuabu’l-iman, 1/69; Ibni Asakir, Tarihu Dimashk, 30/127.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message