Në kërkim të horizontit të kënaqësisë

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Shtamba e Thyer » Në kërkim të horizontit të kënaqësisë

Fethullah Gylen: Në kërkim të horizontit të kënaqësisë

Pyetje: Çfarë përmbajtjeje mbartin për një besimtar fjalët: “Ne jemi të kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin (s.a.s.) si profet.” (Buhari, ilim, 29; Muslim, sijam, 197)? Cila duhet të jetë gjendja shpirtërore teksa përmendet kjo thënie e bekuar?

Përgjigje: Profeti ynë i nderuar, Muhamedi (s.a.s.) shprehet, se myslimani që e përsërit lutjen: “Ne jemi të kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin (s.a.s.) si profet.” në agim dhe në mbrëmje, do të fitojë pëlqimin e Allahut (xh.xh.). (Shih: Ebu Daud, edeb, 100). Afërmendsh, kjo thënie e bekuar është një fjalë, e cila duhet të përmendet pareshtur prej besimtarëve në agim dhe në mbrëmje. Pasi në këto fjalë, ai shprehet se është i kënaqur prej Allahut, e kësisoj edhe prej gjithëkontrollit të Tij mbi gjithësinë, që e pranon Islamin si një sistem të përkryer hyjnor, dhe se është i kënaqur prej Profetit të profetëve, madje edhe i është dorëzuar tërësisht prijësisë së Tij, e rruga e të qenit besimtar i vërtetë pikërisht prej një ndjesie dhe besimi të këtillë kalon.

I Dërguari i Allahut (s.a.s.) me këto fjalë jetësuese na mëson neve një të vërtetë të patjetërsueshme, duke na shtyrë që të kryejmë sa më shumë vepra të mira, të cilat do të na i zgjerojnë më tej këto ndjenja, duke i bërë ato që të lëshojnë rrënjë e të thellohen, e duke i ripërmendur vazhdimisht me gjuhën tonë, ato do të na shpjenë drejt horizontit të kënaqësisë.

Ylli polar i gradës së kënaqësisë

I Dërguari i Allahut (s.a.s.), teksa ka përmendur fjalën “Ne jemi të kënaqur me Allahun si Zot.” ka treguar se si në çdo sekondë të jetës së Tij, Ai ka jetuar i lidhur fort pas kësaj të vërtete, duke qenë kësodore yll polar i gradës së kënaqësisë. Po, në majë të gradës së kënaqësisë qëndron Ai. Andaj, ne sa herë që të përsërisim fjalët “Ne jemi të kënaqur me Allahun si Zot.”, duhet të jemi të vetëdijshëm se përpara dhe sipër nesh kemi Atë si prijës. Asisoj, që dikush edhe sikur të bëhet me krahë e të fluturojë drejt Allahut (xh.xh.), e të dëgjojë prej Tij fjalën: “Unë jam i kënaqur prej Teje.”, madje jo vetëm kaq, por Allahu (xh.xh.) ta marrë e ta ulë në të njëjtin vend me Krenarinë e Njerëzimit (s.a.s.), e përkundër revelacionit që i ka dhënë Profetit, këtij t’i japë gjithfarë lloje mirësish, frymëzimesh a thagmash, madje t’u japë të njëjtin mësim, detyra që i takon atij njeriu është që ta shohë të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) përpara vetes së tij. Pasi ai njeri, të gjitha këto ndjenja dhe mendime, këtë logjikë e këtë filozofi, këtë botëkuptim e meditim, e ka arritur vetëm sajë dhe falë Tij. Nëse nuk do të kishte qenë Ai (s.a.s.), si jetën ashtu edhe ahiretin, do t’i kishte veçse hapsanë të errët. Prandaj, është shumë me rëndësi që çdo njeri, qoftë me vullnet e qoftë me dashje, duhet ta njohë Profetin e profetëve (s.a.s.) si prijës dhe si mësues, në mënyrë që të mund të drejtohet drejt horizontit të kënaqësisë.

Ashtu siç përparimi në thellësi të ndryshme shpirtërore për disa njerëz realizohet si pasojë e rritjes së interesimit për Të (s.a.s.), për disa të tjerë që nuk i masin gjërat sipas peshores së ligjeve të fesë, -Zoti na ruajtë!-, mund të bëhen shkak për të përfunduar në zbërthim dhe dehje metafizike, e ata që bien në një gjendje të këtillë, arrijnë të thonë edhe shprehje të llojit: “Edhe nuri im po sa nuri i Tij është.” Mirëpo Ai (s.a.s.) është edhe nuri i parë, e nur i kurdoshëm, e poashtu nur i fundmë. Është e pamundur që dikush të mund të arrijë ndriçimin e Tij, apo të ngjitet deri në lartësitë ku ngjitet emri i Tij.

Mandej, në vazhdim të kësaj fjale të bekuar, Profeti ynë i nderuar (s.a.s.) me fjalët: ” me Islamin si fe ” shpreh se është i kënaqur edhe me Islamin si sistem hyjnor. E ku ka një njeri të dytë që mund ta ketë përthithur Islamin më mirë se Ai, që të mund të ketë qenë më i kënaqur se Ai me të, që t’ia ketë dedikuar gjithë jetën atij, e që nuk ka menduar asgjë veç mëkëmbjes së tij. Edhe sikur t’i mblidhni bashkë në një vend, besnikërinë e Ebu Bekrit të nderuar (r.a.), përpjekjet e pareshtura të Omerit (r.a.), lidhjen e fortë të Osmanit (r.a.) dhe heroizmin fizik dhe shpirtëror të Aliut (r.a.), do të shihni se ato nuk mund të fitojnë dot as një të dhjetën e kënaqësisë ndaj Islamit, që ka pasur Profeti ynë i dashur (s.a.s.). Të mos keqkuptohet prej këtyre fjalëve se jam duke nënvlerësuar këta njerëz të mëdhenj. Nuk jam aspak duke theksuar madhështinë e të madhit, por po përpiqem vetëm të shpreh heroizmin e Tij të pashoq përsa i përket kënaqësisë ndaj Islamit.

Në fund, ndërsa thotë: ” dhe me Muhamedin (s.a.s.) si profet”, shpreh se është i kënaqur edhe me profetësinë e vet. Në të vërtetë, I Dashuri Fisnik (s.a.s.) ishte një njeri aq i dhënë pas thjeshtësisë dhe modestisë, saqë e përmendte shpesh të qenët një rob i Allahut (xh.xh.), ulej bashkë me shërbëtorin, nuk hante pa ngrënë edhe ai, duke mos e parë veten të ndryshëm as nga një njeriu më i thjeshtë. Mirëpo, krahas gjithë këtyre, Ai ishte i ngarkuar me detyrën e profetësisë, që është detyra më e lartë që mund të arrijë një qenie njerëzore. Edhe kjo në një mënyrë të atillë, që dikush që thotë “La ilahe il’lallah”, pa e shoqëruar nga pas me “Muhammedun Resulullah” nuk mund të quhet mirëfillthi mysliman. Sepse, të pranosh profetësinë e Tij (s.a.s.) është një prej shtyllave kryesore të besimit dhe Islamit. Në pamje të jashtme ekziston një mospërputhje mes thjeshtësisë që karakterizonte Profetin tonë të nderuar (s.a.s.) dhe realizimit të misionit të profetësisë. Pikërisht, prej këtij shkaku, krahas thjeshtësisë së Tij të pashoqe, artikulimi i fjalëve “dhe me Muhamedin (s.a.s.) si profet.” fiton një vlerë akoma edhe më të veçantë.

Vetëdija e kënaqësisë varet nga njohja

Përsa i përket gjendjes shpirtërore në të cilën mund të thuhet se është shumë e rëndësishme që këto fjalë të dalin prej një zemre të emocionuar e plot pasion, e shpëtuar prej përhumbjes dhe ambientimit. Ç’është e vërteta, të qenët i kënaqur me Allahun (xh.xh.), të Dërguarin e Tij, e mandej edhe me Islamin, nis me njohjen e mirë të tyre. Sepse çdokush e do diçka për aq sa e njeh atë gjë, e ai që nuk e di diçka nuk i afrohet assesi asaj. Nga ky këndvështrim, nuk mund t’i afroheni dot drejt horizontit të kësaj kënaqësie pa e njohur më parë Allahun me tërë lartësinë dhe madhështinë e Tij, me të vërtetat e krijimit të Tij, e poashtu me të fshehtat e organizimit të përsosur. Asgjëmangët, pa e njohur jetën e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.) me të gjitha imtësitë e saj, nuk keni se si të ndjeni kënaqësi për profetësinë e Tij. Deri tek Islami, të cilin nëse nuk arrini ta njihni me tërë thellësitë, parimet dhe kriteret e tij, nuk keni se si të jeni të kënaqur me të.

Shkaku kryesor pse në ditët e sotme shumica e njerëzve nuk tregojnë interes ndaj Krenarisë së Njerëzimit është mosnjohja e Tij, e si pasojë Ai ngelet i huaj për ta. Nëse arrihet që për këta njerëz të ndizet një pishtar, që t’u ndjellë këtyre njerëzve merakun për ta njohur, mendoj se edhe mundësitë për t’i informuar ata do të lindnin. Mirëpo, ashtu si rruga nuk e dha dot këtë shembull, fatkeqësisht as shkolla me xhaminë nuk po ia japin dot këtë mundësi njeriut të sotëm. As në familje nuk u formua dot një atmosferë e përshtatshme. Kësodore, këta njerëz u rritën të privuar nga njohja e atij njeriu që është Krenari për mbarë Njerëzimin (s.a.s.). Megjithatë, megjithë mospërpjekjen tonë për ta bërë Atë të njohur, Ai vazhdon ende të japë disa dritëza në zemrat e njeriut tonë, e ata vazhdojnë akoma ta përmendin pareshtur: “La ilahe il’lallah Muhammedun Resulullah”, atëherë është mëse e domosdoshme që kjo të shihet si një mirësi shtesë e Allahut (xh.xh.).

Lutje për mirësinë më të madhe

Nëse kjo kënaqësi është një mirësi më e madhe se vetë Xheneti dhe çdo mirësi që gjendet brenda tij, atëherë ne duhet t’i hapim duart e të lutemi pareshtur: “O Zot, drejtomë mua drejt horizontit të kënaqësisë.”. Po duhet të marrim dhe të japim frymë duke u lutur: “O Zot! Bëmë mua të arrij tek ajo që do dhe të pëlqen Ty!”, ose: “O Zot! Kërkoj prej Teje shëndet, falje dhe kënaqësinë Tënde!” Sepse Allahu (xh.xh.) e premton Vetë se do t’ia falë njeriut të gjitha gjërat që ai i kërkon me tërë sinqeritetin e zemrës. Veçse në këtë lëmë kërkohet ngulmim. Sepse ndonjëherë dhënia e gjërave të kërkuara mund të zgjasë pesë, dhjetë, e ndonjëherë edhe njëzet vjet më vonë. Kështu që, nëse duam që Allahu (xh.xh.) të jetë i kënaqur me ne, nëse duam që çdo rrahje e pulsit të na pulsojë me pëlqim për Të, nëse duam që zemrat të na japin vetëm zëra kënaqësie, atëherë duhet të lutemi e të përgjërohemi qoftë edhe për një kohë të gjatë si dhjetë apo njëzet vjet.

Për mendimin tim, për t’ia arritur kësaj mund t’i hyhet edhe një maratone lutjesh. Sepse Allahu (xh.xh.) ka thënë: “Pëlqimi i Allahut (xh.xh.) qëndron mbi çdo gjë tjetër.” (Teube, 9/72), fjalë të cilat mbartin thellësisht kuptimin se pëlqimi hyjnor (kënaqësia hyjnore) është një mirësi që qëndron mbi hyrjen në Xhenet, mbi qëndrimin në Firdeus, edhe mbi shikimin e Profetit Muhamed (s.a.s.). Ma merr mendja, se përgjatë gjithë kësaj kohe, asnjëri prej nesh nuk është lutur për kënaqësinë e Allahut. Nuk u lutëm për njëzet e pesë vjet, “O Zot! Ji i kënaqur me mua, ji i kënaqur me mua, jepmë mua kënaqësinë Tënde…”. Mirëpo nëse do të kishim jetë, jo vetëm njëzet e pesë vjet, por edhe dyqind e pesëdhjetë vjet duhet të luteshim.

Si përfundim, Profeti Fisnik (s.a.s.), me këto fjalë, u ka treguar një synim mjaft të lartë gjithë besimtarëve. Prandaj, detyra kryesore që duhet të kryejnë besimtarët është përpjekja për t’ia arritur këtij qëllimi. Çdo besimtar duhet ta përvetësojë atë synim, e veç për atë duhet të shqetësohet brenda vetes së tij. Zaten njeriu që i përcakton vetes një synim, jeton veç me ëndrrën e realizimit të tij. Aq sa edhe kur merr abdes, kur është duke shkuar për t’u falur, apo kur falet, i kujtohet veç ai. Në fund, të gjitha këto mendime e shqetësime që ai kalon ndër vedi për këtë problem, kthehen në lutje, të cilat Allahu (xh.xh.) kurrsesi nuk mund t’i zhvlerësojë. Andaj ne duhet të tregojmë vullnet të paepur për të kapur horizontin e kënaqësisë, të cilin i Dërguari i Allahut (xh.xh.) na e ka treguar si synim, vetëm atë duhet të rrokjezojmë, me të të gdhihemi, e në çdo vajtje-ardhje veç për të duhet të mendojmë, e veç me të të biem e të ngrihemi.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message