Koha për të dëgjuar shpirtin: Tre Muajt

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Shtamba e Thyer » Koha për të dëgjuar shpirtin: Tre Muajt

Fethullah Gylen: Koha për të dëgjuar shpirtin: Tre Muajt

Pyetje: Çfarë na këshilloni për të përjetuar entuziazmin e tre muajve të bekuar si dhe për të përfituar maksimalisht nga atmosfera shpirtërore e tyre?

Përgjigje: Së pari, duhet thënë se tre muajt janë pjesa kohore më e rëndësishme në të cilën njeriu mund të jetë më pranë Allahut, si dhe të përfitojë më së tepërmi prej mëshirës së pafundme të Tij; të mund të shmanget prej mëkateve dhe të udhëtojë drejt horizontit të shpirtit. Sidomos, përsa i përket pastrimit të nefsit, edukimit të shpirtit dhe qashtërsisë së mendjes, njeriu ka nevojë, pa dyshim, për çdo vit për një periudhë të tillë rehabilitimi qiellor. Dhe kjo periudhë kohore është një arsye tejet e rëndësishme për të realizuar një rehabilitim të këtillë.

Sigurisht, që njeriu, përgjatë kësaj periudhe të zhvishet nga ngarkesat trupore e epshore, e të lartësohet drejt një horizonti të caktuar e të arrijë një nivel të tillë, fillimisht duhet të kalojë një proces meditimi dhe përmendjeje të pareshtur. Dhe teksa është duke realizuar këtë proces, lipset që zemrën dhe shpirtin ta mbajë kaherë të hapur drejt përshpirtshmërisë. Domethënë, teksa nga njëra anë gjatë këtyre muajve përpiqet për të rrokur me mendje e për të kuptuar që kanë të bëjnë me besimin dhe Kuranin duke rilexuar çështjet, në anën tjetër rreket të përthithë sa më shumë nga përshpirtshmëria dhe nga shiu i dritës që i vjen prej lart.

Interesimi kërkon interesim

Deri më tani shumë persona kanë thënë fjalë të bukura nga këndvështrimi dhe horizonti i tyre rreth kësaj periudhe, si dhe kanë tërhequr vëmendjen përsa i përket bukurive që netët dhe ditët e këtyre muajve mund t’u përftojnë jetës së besimtarit. Leximi i përbashkët i veprave të vyera dhe studimi fjalë për fjalë i tyre, dhe përvetësimi i tyre duke i diskutuar, është shumë i rëndësishëm përsa i përket kuptimit dhe ndijimit të përfitimeve dhe fryteve që këto muaj i përftojnë njeriut. Po, për të përfituar siç duhet nga shkrimet rreth tre muajve, duhet evituar leximi i cekët dhe sipërfaqësor, dhe do hapur drejt thellësive të çështjes. Përndryshe, për sa kohë që nuk zhvillohet një ndjenjë e mendim i tillë, është e pamundur për dikë, që të përfitojë denjësisht nga ato ç’ka lexon dhe dëgjon rreth këtyre muajve.

Gjithashtu, për të ndjerë përsosmërisht bukuritë e veçanta të këtyre muajve dhe kënaqësitë që rrezatojnë ato në shpirtin e njeriut, në krye të herës, këto muaj duhen konsideruar dhe vlerësuar si “muaj pasurie”, e më pas, ditët dhe netët e saj duhen vlerësuar seriozisht pa çuar dëm qoftë edhe një sekondë të vetme. Për shembull, dikush që nuk shfaqet i vendosur të ngrihet natën e t’i drejtohet Zotit e të gëlltisë përfitimet e natës, e ka të pamundur të ndjejë e të shijojë thellësisht ato ç’ka përflitet gjatë këtyre muajve. Po, nëse një person nuk hyn i tendosur shpirtërisht në këto muaj, nuk i kryen adhurimet brenda një ndjesie serioze adhurimi, dhe nuk përhumbet në to, nuk do t’i ndjejë kuptimet e këtyre muajve edhe sikur ato të derdheshin me gjyma. Madje, edhe ato çka të tjerët shprehin rreth këtyre muajve i gjykon sipas botëkuptimit dhe aftësive të tij, duke i vlerësuar si të ishin luks apo fantazi.

Po, për të ndjerë përfitimet e këtyre ditëve të bekuara që derdhen mbi ne, së pari duhet besuar dhe shfaqur interes për to. Dhe interesimi kërkon interesim. Nëse ju nuk shfaqni interes për shpirtin dhe kuptimin e këtyre muajve, ato nuk kanë për t’jua hapur dyert. Madje dhe shumë shprehje të ndritura dhe të gjalla që fliten rreth këtyre muajve, juve mund t’ju duken të zbehura e të pajeta. Aq sa, edhe shprehjet e goditura të Ibn Rexheb el Hanbeliut, apo fjalët ngazëllyese të Imam Gazaliut, nuk ju prekin asfare. “Çfarë thonë këta njerëz?”, thoni dhe e kaloni. Sepse përsa i përket ndikimit të të një fjale, aq sa është e rëndësishme fjala e thënë, po aq rëndësi ka edhe këndvështrimi, synimi, botëkuptimi dhe të qenit i hapur ndaj kësaj çështjeje.

Ndaj dhe kjo çështje duhet të përvetësohet aq shumë, sa personi duhet të njësohet me Rexhebin, Shabanin dhe Ramazanin. Po, personi duhet të bësh njësh me këto muaj, në mënyrë që ndjejë ato ç’ka këto muaj i thonë shpirtit të tij. Përndryshe, për sa kohë ju mbeteni ata që jeni, nuk shpëtoni nga sipërfaqësia dhe nuk i studioni të vërtetat e këtyre muajve, edhe fjalët shumë të bukura që thuhen rreth këtyre muajve do ju hyjnë nga një vesh e do ju dalin nga tjetri. Parë nga ky aspekt, njerëzit e orientuar drejt shkujdesjes, që nuk rreken të ripërtërihen në stinën e një pasurie të këtillë, që nuk arrijnë të përkapin seriozitet në gjendjet dhe veprimet e tyre, e kanë tejet të vështirë përftimin nga këto muaj.

Programe të përshtatshme në periudhën e kohës së bekuar

Gjithsesi, është edhe aspekti i shpirtit shoqëror dhe i pranimit të përgjithshëm të shoqërisë. Vetëm personat e thellë, përsa i përket horizontit të zemrës dhe shpirtit, mund ta ndiejnë thellësinë dhe shumanësinë e këtyre muajve. Dhe është e vërtetë që këto kohë, në kuptim të përgjithshëm, populli ynë e vlerëson deri diku vlerën dhe begatinë e këtyre muajve, rendin kah xhamitë dhe i drejtohet Krijuesit. Kjo situatë duhet vlerësuar dhe me anë të programeve dhe aktiviteteve të ndryshme, ku shpirtrave të njerëzve mund t’u përcillen disa mesazhe. Poashtu, edhe në netët e bekuara të këtyre tre muajve si Regaibi, Miraxhi, Beraeti dhe Kadri, mund të organizohen programe të veçanta orientuar njeriut bashkëkohor, duke i ndenjur besnik gjithmonë shpirtit të fesë. Në këtë mënyrë konsiderohet se i kemi vlerësuar këto net për t’i afruar njerëzit me Zotin dhe për t’i përçuar zemrave të tyre të vërtetën e fesë tonë. Ashtu siç mund t’u përçohen disa të vërteta njerëzve të ardhur në xhami, edhe kuvende të tjera mund të vlerësohen nëpërmjet bashkëbisedimeve apo ligjëratave. Kësisoj, njerëzit që besojnë në rëndësinë e këtyre netëve dhe pritshmëria e tyre vlerësohen në mënyrë të drejtë.

Megjithatë dëshiroj të theksoj diçka që e konsideroj të rëndësishme lidhur me këto programe: Synimi ynë i vetëm në të gjitha aktivitetet e organizuara duhet të jetë afrimi një hap më tutje i mendimit dhe i ndjenjave të njerëzve me Allahun (xh.xh.). Nëse këto programe dhe aktivitete nuk na orientojnë drejt synimit tonë dhe gjetjes së vetvetes, ahere jemi munduar më kot. Po, nëse në aktivitetet e organizuara nuk nxjerrim në pah disa të vërteta rreth Krijuesit tonë, nëse nuk i afrojmë një hap më tej për nga Zotëria i Zotërinjve (s.a.s.); por thjesht organizojmë programe dëfryese sa për të thënë “Sa mirë ia kaluam”, ahere kemi shpërdoruar kohën, ndoshta kemi hyrë dhe në mëkat. Çdo udhë që nuk të shpie te Allahu (xh.xh.) dhe te Zotëria ynë (s.a.s.), është veçse një mashtrim. Dëfrimi i njerëzve, organizimi i ballove dhe karnavaleve nuk është detyrë e zemrave besimtare që aspirojnë të jenë interpretë të së drejtës dhe të së vërtetës.

Gjithashtu duhet ditur se njerëzit e sotëm kanë një stil jetese të orientuar nga dëfrimi. Ndaj dhe interesi i tyre në këtë aspekt mund t’ju mashtrojë. Madje mund edhe të mendoni se keni kryer një punë të hairit duke kundruar kënaqësinë në sytë e tyre. Ndërkohë, më shumë sesa interesi i njerëzve, e rëndësishme është se sa në raport të drejtë me kriteret e Kuranit dhe të Synetit është puna që kemi kryer. Edhe nëse në këto programe interesi është i ulët dhe pjesëmarrja e pakët, ju gjithmonë duhet të rendni kah e drejta. Me fjala të tjera, nuk ka rëndësi vlerësimi apo duartrokitjet e njerëzve, por vlera që një program i tillë ka për botën tonë shpirtërore.

Ndaj, në një periudhë të këtillë begatie, ku qiejt kaplohen nga nuri dhe toka stoliset me sofra qiellore, ne duhet t’i orientojmë njerëzit gjithmonë nga bota shpirtërore, dhe në çdo vepër të synojmë qëllime të larta e mendime te gjera. Aq sa vazhdimisht të mund t’i injektojmë personave përreth një kuptim dhe një shpirt të ri, e t’u hapim velat drejt pangopjes në emër të përshpirtshmërisë. E për të realizuar këto, në daçi u lexofshi ilahitë dhe lutjet e vjetra, në daçi këto vlera u përcjellshin me vargje e kompozime të reja, veçse në të gjitha aktivitete tona, njerëzve u duhet përkujtuar dëshira për përjetësi, malli për fituar lumturinë përjetshme, duhet vënë në lëvizja frika e humbjes, dhe si rezultat, duhet t’i drejtojmë njerëzit për kah shpirti i fesë.

Përmbledhtazi, xhamitë, xhematet, xhumatë, Rexhebët, Shabanët, Ramazanët, Regaibët, Miraxhët, Beraetet dhe Kadret, duhen vlerësuar gjithmonë si mundësi për t’i orientuar njerëzit drejt Allahut, dhe të gjitha programet e organizuara përgjatë këtyre periudhave të bekuara kohore, të denja për rezervuar përjetësi në çdo çast të tyrin, duhet të synojnë realizmin e qëllimeve të larta.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message