Vlera e lartë e nënës

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Nga Fara te Lisi » Martesa » Vlera e lartë e nënës

Nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes që për­gatit një komb. Në shikimin e islamit ajo është aq e shenjtë, saqë i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka thënë:

“Xhenneti ndodhet nën këmbët e nënave!”[1]

Ashtu është, sepse nëna është dora e shenjtë që e gatuan një komb si dhe ngritësja e folesë familjare që përbën qe­lizën e pa­rë të shoqërisë, ngritësja e një foleje ku reflektohen gëzimet dhe lumturia e fëmijëve që cicërojnë si zogjtë…

Me këtë aspekt, islami i jep nënës një vend dhe vlerë të tillë që përpjekja për t’i dhënë asaj vend tjetër dhe vlera të tjera për­tej kësaj, është ta vulgarizosh atë, është njësoj sikur t’i heqësh nga koka kurorën me margaritarë për t’i vënë një kësulë të “sto­lisur” me copëra qelqi! Allahu (xh.xh.) që i ka krijuar mashkullin dhe femrën, i ka pajisur ata sipas vendit dhe vlerës të tyre dhe u ka dhënë ato që duhen dhënë sipas kapaciteteve përkatëse. Femra është e dobët dhe delikate. Ajo preket më shpejt nga ndo­dhitë. Ja, pra, ta marrësh njeriun me një natyrë të tillë e ta largosh nga punët e përshtatshme me natyrën e tij me qëllim për ta shtrënguar në punë që nuk mund të përputhen me hije­shinë, dobësinë, delikatesën dhe respektin për të cilin është i de­një, është drejtpërsëdrejti padrejtësi dhe dhunë ndaj tij!

Në të vërtetë, kjo qenie delikate që i themi femër, është e pa­jisur me gjëra të tilla që, në këtë aspekt qëndron tejet pa­ra ma­shkullit. Femra është një heroinë dhembshurie; ajo ashtu dri­dhet mbi kokë të bijve të saj, saqë në këtë gjë mashkulli as që mund të krahasohet me të! Ndërkaq, kjo nuk është e posaçme vetëm për botën njerëzore. Megjithëse e gjithë pasuria e pulës është jeta e saj, ajo është gati ta fli­jojë veten për ta shpëtuar të voglin e saj nga dhëmbët e qe­nit. Ja, pra, kjo ndjenjë e thellë dhembshurie ndaj fëmijëve e dhënë nga Allahu të gjithë fry­morëve, është për nënën një kapital aq i madh, saqë çfarëdo vlere që t’i jepni asaj, do të mbetet e zbehtë para vlerës që i ka dhënë Allahu!

Në këtë pjesë ku kaluam duke e parë çdo gjë në mënyrë të përgjithshme, u përpoqëm të japim një mendim se si du­het ngri­tur foleja familjare. U ndalëm mbi çështjet e besimit, aspek­tin praktik të islamit, aspektin fetar të bashkëshortëve, ndarjen e punëve mes tyre, mbi ndihmën reciproke, rritjen dhe përgatitjen e mirë të fëmijëve. Theksuam, ndërkaq, disa çështje të ndjesh­me siç është të qenit një bashkësi (ummet) me të cilën të kre­nohet i Dërguari i Madh (s.a.s). Në pjesën në vazhdim duam të qëndrojmë mbi kuadrin e familjes.


[1] Axhluni, Keshfu’l-hafa, 1/335; veçanërisht shih Nesei, Xhihad, 6; Ibni Ma­xhe, Xhihad, 12.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message