Të falemi dhe lutemi në një mjedis ku të na shohë fëmija

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Nga Fara te Lisi » Edukimi fetar i fëmijës » Të falemi dhe lutemi në një mjedis ku të na shohë fëmija

Brenda shtëpisë duhet të ketë edhe vend, edhe kohë të ve­çuar për falje e lutje. Po të ketë mundësi, namazet e pesë kohë­ve të falen në shtëpi ose, ndryshe, të merret fëmija për dore e të çohet në xhami. Kjo e dyta, më shumë në peri­udhat kur nëna nuk mund të falë namaz. Nuk i duhet lënë shteg mundësisë që fëmija, duke parë nënën që s’falet, të mësohet, dashje pa dash­je, me idenë se mund të bëhet edhe pa namaz, edhe pa lutje. Në librat e të drejtës islame (fikh) kjo çështje trajtohet edhe kështu: Kur femra, nëna, kalon një periudhë kur nuk mund të falë namaz, ajo mund të marrë abdest, të ulet në sexhade, të hapë duart për lutje dhe t’i lutet Zotit.[1] Kështu, edhe ajo nuk do të shkëputet plotësisht nga adhurimi, edhe fëmija nuk do të vërë re një ndryshim të theksuar në adhurimet e saj. Megjithë­këtë, si në këto periudha të veçanta, ashtu edhe zakonisht, vaj­tja në xhami ruan vlerat e veta të veçanta. Kështu, do të vijë një ditë që, kur të këndohet ezan, fëmija, krejt si një orë e kur­disur, do t’ju paralajmërojë: “Baba, namaz!” Dhe, ndërsa dikur e pa­ralajmëronit ju atë, tani do të jetë ai që do t’ju bëjë zë juve kur të jeni i zënë me punë apo kur të mos e keni dëgjuar ezanin!

Përveç kësaj, ju duhet të keni një orë të caktuar të ditës për t’iu lutur në mënyrë të posaçme, “private” Allahut. Ajo do të je­të “ora juaj”. Atëherë ju do t’i shfaqni Zotit tuaj ndjenjat tuaja, do t’ia qani hallet tuaja, duke treguar praktikisht se Krijuesi i Lartë është gjithë kohës një derë e hapur ku mund të drej­toheni, ku mund të mbështeteni. Esh­të e dobishme që lutjet e kësaj ore private t’i bëni me zë të lartë. Ja, kështu i patën dë­gjuar dhe mësuar sahabet lutjet me zë të lartë të Profetit (s.a.s.), që i njohim dhe i përdorim edhe ne. Shumë lutje të tilla i ka përcjellë Hz. Aisheja (r. anha). Ka edhe lutje të përcjella nga Hz. Aliu dhe Hz. Ha­sani e Hz. Hyseni (r. anhum).

Edhe ju mund t’ua bëni të njohura lutjet mjedisit tuaj duke synuar që edhe ata t’i mësojnë. Po qe se dëshironi që fëmija juaj të bëhet i ndjeshëm, që të dridhet kur të dëgjojë se për­mendet emri i Allahut, duhet që të jeni së pari vetë një njeri i ti­llë!

Po, ka shumë rëndësi që prindërit ta përcaktojnë mirë dety­rën e tyre brenda në familje. Ka shumë rëndësi që fëmija t’ju shohë se si, në një orë të caktuar, ju qëndroni para Zotit dhe ia hapni zemrën Atij, se si rënkoni para Tij, se si i luteni me zë të lartë Atij! Fëmijës suaj nuk do t’i shlyhet kurrë nga kujtesa pa­mja juaj tek përpiqeni për të nesërmen e pasosur që është një nga çështjet tuaja më të mëdha, tek e mendoni atë dhe qani me shpresë për të!

Në fakt, ne jemi të detyruar të falemi e lutemi para Zotit sikur jemi duke e parë Atë. Sipas një hadithi të dobët, Pro­feti ka thë­në: “Unë kam me Allahun një çast, kur as engjëjt e mëdhenj, as dhe tjetërkush mund të më afrohet!”[2] Po, ne duhet të kemi me Zotin tonë një çast, një orë të tillë të ndritshme që fëmija të mos i harrojë kurrë ato tabllo që do të shohë dhe, kur t’i vijë koha, t’i bëjë material për adhu­rimin e vet. Veç kësaj, kur të ndodhet, në të ardhmen, ba­llëpërballë me rreziqe për t’u thyer, këto tab­llo t’i shkojnë në ndihmë e ta kapin për dore për të mos e lënë të rrëzohet.

Nuk duhet ta marrim me shumë rezerva këtë çështje se­pse edhe Kur’ani na parashtron një lëkundje psikologjike të tillë në suren “Jusuf”. Ç’është e vërteta, ne nuk mendojmë se Hz. Ju­sufi qe lëkundur para një femre, por Kur’ani thotë: “Po sikur të mos e kishte parë provën e Zotit?” (Kur’ani, Jusuf, 12/24)

Sado e diskutueshme të jetë vërtetësia e komentuesve të Kur’anit të cilët thonë se me “provë” këtu është fjala për faktin që Hz. Jusufit iu paraqit i ati, Hz. Jakubi, i cili ia vuri gishtin në buzë duke i thirrur: “Jusuf!” Dhe, kështu, i pa­ralajmëruar prej të atit, Hz. Jusufi u tërhoq dhe tha: “Unë e kam frikë Allahun!” (Kur’ani, 12/23)[3]

Ja, kështu edhe ju, me shembullin tuaj, do të zini vend në nënvetëdijen e fëmijës, i cili, para çdo të keqeje, do t’ju shohë juve nga dritarja e hapur në përfytyrimin e tij tek ia tërhiqni vë­mendjen duke i thënë: “Ç’po bën ashtu, biri im?” Dhe, kështu, ju do të jeni në jetën e tij për herë një udhëzues dhe një dorë ndihme e zgjatur për tek ai për ta kapur dhe mbrojtur nga rre­ziqet!


[1] Ibni Abidin, Reddu’l-Muhtar, 1/291.
[2] Axhluni, Keshfu’l-Hafa, 2/173-174.
[3] Ibni Kethir, Tefsiru’l-Kur’an, 4/308-309; për njohuri të gjera në lidhje me këtë çështje, shih edhe M. F. Gylen, Dritë e Pashuar, vëll. II.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message