Kur Shejtani e di se do të shkojë në xhehennem, pse ngul këmbë në herezinë e tij?

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Lëkundjet që solli shekulli-1 » Xhindi » Kur Shejtani e di se do të shkojë në xhehennem, pse ngul këmbë në herezinë e tij?

Nisur nga kuptimi i saj leksikor, fjala "shejtan" emërton qenien që është përzënë nga vendndodhja hyjnore, që është larguar prej mëshirës hyjnore, që të gjitha mundësitë që ka pasur në dorë, i ka kthyer kundër vetes, që ka humbur tek ka qenë fitues. Nisur nga gjendja ku ndodhet, Shejtani është viktimë e një rrethi vicioz pasi është larguar në mënyrë të pakthyeshme nga dëgjimi dhe kuptimi i së vërtetës.

Në fillim Shejtani është vetëgoditur me anë të krenarisë dhe arrogancës. Duke e patur fjalën për njeriun, ai ka thënë: "Unë jam më i dobishëm se ai!" Ky mendimi i parë djallëzor, kjo dialektikë ka përbërë turin e parë të rrethit të mbyllur ku e ka futur veten ai duke i prerë lidhjet e duke i mbyllur rrugëdaljet. Me këtë ai ka hedhur hapin e parë në vorbullën vrasëse dhe i ka përlyer me baltën e justifikimit të gjitha mundësitë e pendesës. Në këtë thënie ka, si fillim, një vetëpëlqim e, pastaj, një arrogancë që ka kapërcyer brigjet e është derdhur jashtë.

Kur Shejtani bëri mëkat, edhe Hz. Ademi pati gabuar duke e zgjatur dorën drejt asaj peme të ndaluar. Por, me ta kuptuar se si qëndronte çështja, pati rënë në gjunjë e pati thënë: "Zoti ynë! Ne i bëm dëm vetes sonë. Po s’na fale, do të jemi ndër ata që kanë humbur me të tëra!" (Kur’ani, Araf: 23). Me të hyrë në mes falja, rrugëdalja qe hapur dhe profeti Adem pati shpëtuar.

Kurse Shejtani i doli në mbrojtje vetvetes, egos së tij, me justifikime djallëzore. Përballë qortimeve, ai nuk deshte të pohonte të metën e vet dhe, duke thënë "Unë jam më i dobishëm se ai", u shkatërrua. Dhe më pas vendosi të bëhej armiku kryesor i njerëzimit. Shihni vendosmërinë e tij në këtë udhë: "Betohem në madhështinë tënde se të gjithë njerëzit do t’i nxjerr nga udha!" (Kur’ani, Sad: 82). Dhe në një vend tjetër: "Do t’u dal majtas e djathtas, para e prapa e do të shohësh se si nuk do të të falenderojnë. Ashtu do të jetojnë ata, gjithmonë mosmirënjohës. Do të hanë të mirat e tua dhe do të adhurojnë tjetërkënd. Do të notojnë në të mira, por ty nuk do të të njohin!" (Kur’ani, Araf: 17). Edhe në shumë vende të tjera Kur’ani tregon për grindjen e Shejtanit, për armiqësinë ndaj njeriut dhe për revoltën ndaj Zotit. Revolta e tij dha si rezultat dëbimin e tij nga ana e Zotit. Sapo që Shejtani tha "Unë jam më i dobishëm se ai", Zoti e urdhëroi: "Zbrisni poshtë të gjithë!", duke e lënë atë të vetëm. Pretendimet e mëdha, nga njëra anë, dhe armiqësia e përbetuar kundër njerëzimit, nga ana tjetër, e largoi krejtësisht atë prej atmosferës konstruktive, zbutëse e lartësuese të Mëshirës. Më pas iu dorëzua plotësisht logjikës djallëzore dhe tha: "Betohem në madhështinë tënde se të gjithë njerëzit do t’i nxjerr nga udha!" dhe zgjodhi për udhë atë të gënjeshtarit e të mashtruesit. Sa më shumë që gënjeu, aq më shumë u largua e sa më shumë u largua, aq më shumë iu shtua zemërimi e urrejtja e, kështu, fitoi një natyrë të dytë të përbërë nga intriga dhe mosmirënjohja. Në çdo largim, tërbohej edhe më shumë e, duke e ndjerë më shumë përzënien, s’bënte tjetër veçse rrinte duke shprehur neverinë, urrejtjen dhe arrogancën e vet. Ngrihej të polemizonte me Allahun, bënte dialektikë e, kështu, largimi prej mëshirës së Allahut e shtynte atë në revoltë, e cila e largonte, pastaj, edhe më. Dhe Shejtani, si viktima e rrethit vicioz ku qe mbyllur vetë, iu nënshtrua dënimit, vetëndëshkimit: zemra iu vulos. Kjo kishte këtë kuptim: brenda nuk i mbeti gjë tjetër veç mendimit të keq, kurse të gjitha fakultetet e mira, të gjitha burimet dritësore iu shuan e morën fund.

Për ta kuptuar këtë, domethënë se si njeriu që bie në një pozitë të tillë, i humb të gjitha vlerat e tij, po jap këtë shembull. Njeriu është një qenie shumë e përplotësuar. Në se i vlerëson dhe i vë në punë dinamikat që i janë dhuruar, mund të kthehet e të bëhet një engjëll. E tani mendoni një njeri shumë të dhembshur e jashtëzakonisht të përsosur në namazin e tij, në agjërim, në lutje, në haxh, në zeqat e në marrëdhëniet me njerëzit. Në një moment të caktuar, këtë njeri e kanë prekur në nderin e vet, janë marrë me dinjitetin e tij, ndjeshmëria i është dëmtuar rëndë dhe, si njeri, kurrë nuk është marrë në konsideratë. Ndërkaq, ka arritur në një gjendje të tillë sikur mbi sistemin e tij nervor janë ngarkuar male e, më në fund, njeriu nuk ka mundur të durojë e ka plasur. Atëherë në kokën e tij nuk ka mbetur gjë më: as butësi, as durim, as mirëkuptim, as falje. E në se do ta trajtësonit këtë gjendje të njeriut me atmosferën të përbërë tërësisht prej neverisë dhe urrejtjes, s’do të shihnit tek ai gjë tjetër veç shkëndiave që shpërthejnë si prej xhehennemit. E, në atë çast, në se do të donit t’i jepnit ndonjë këshillë, nuk do të mund të arrinit t’i jepnit të kuptonte asgjë.

Çdokush, në jetën e tij personale, ka parë e ka jetuar gjëra të ngjashme me këtë. Ja, pra, Shejtani është një qenie që në çdo sekondë të jetës përjeton në vetvete të tillë urrejtje e neveri. Gjatë gjithë jetës e sa të jetë gjallë, nuk do të mendojë gjë tjetër veç të keqes. Eshtë në një gjendje tensioni të lartë, por, natyrisht, jo një tension i dobishëm, por djallëzor. Në këtë gjendje ai mendon veçse për keq, sepse edhe nuk mundet të gjejë rast për të menduar mirë, pasi brenda është mbushur plot e përplot me të këqia. Prandaj ndodh që, edhe në se në një aspekt, e njeh Allahun, ai, ashtu si edhe besimtari i cili, megjithëse e njeh Allahun, gjatë zemërimit e humb bonsensin dhe durimin, nuk mundet ta kujtojë Atë dhe nuk mundet të shprehë besim. Sepse gjërat e këqia që ka brenda, i bëhen pengesë. Ka edhe shumë njerëz që, ashtu si Shejtani, viktimë e një rrethi vicioz, kanë rënë viktimë e të njëjtave gjëra. Edhe ata janë bërë viktimë e të tillave ndjenja dhe pasione të këqia dhe i janë nënshtruar idhullit ego. Në lidhje me këtë dukuri, mund të thuhet se askush nuk është i siguruar. E vetmja siguri e neve besimtarëve, është besimi dhe mbështetja jonë tek Zoti. Ne mbështetemi te Ai, ne Atë e kemi dorëzanës. Zoti na mbrojttë nga rruga e Shejtanit!

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message