Me që shpirtrat nuk pësojnë transformim, edhe të krijuar s’mund të jenë; ç’thoni për këtë?

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Lëkundjet që solli shekulli-1 » Shpirti » Me që shpirtrat nuk pësojnë transformim, edhe të krijuar s’mund të jenë; ç’thoni për këtë?

Edhe kjo është një ndër çështjet e thella të teologjisë. Në këtë pyetje përfshihen këto gjëra: Gjithësia është e krijuar, e kushtëzuar për ndryshim dhe ndodhet në ndryshim të pandërprerë. Nga ky këndvështrim ne i themi gjithësisë e krijuar ose, me një term shkencor-filozofik, aksidencë (akcidencë), domethënë që është krijuar, është kompozuar pas dhe që shkon drejt dekompozimit final e tërësor përmes një procesi dekompozimi të vazhdueshëm. Për rrjedhojë, ne themi se të gjitha zbërthimet, pra, ndryshimet, shndërrimet dhe dekompozimet i ka radhitur dhe rregulluar dikush që është vetë i pazbërthyeshëm e i patransformueshëm. Këtij parimi mund t’i thuhet parimi sipas të cilit mbi gjënë që ndyshon, ndodhet, qëndron individualiteti që s’ndryshon. Çdo gjë që ndryshon dhe transformohet, shërben si argument, argumenton ekzistencën e Individualitetit të Lartë Eternal që s’ka të bëjë me ndryshimin, transformimin, ngjyrën dhe trajtën, i cili është Allahu, Zoti i Gjithësisë. Ai është qenie e domosdoshme, i ndryshëm prej të gjitha dukurive humane e kozmike, prej të gjitha simptomave, prandaj edhe është i shenjtë. Ja, pra, prej këtyre premisave të parashtruara mbi individualitetin hyjnor del në shesh kjo pyetje.

 Allahu nuk është krijesë, Ai nuk ndërron; nuk ha, nuk pi, nuk përdor dhe nuk shpenzon gjë. Ai është eternal, domethënë i paraqenë, me ekzistencë të vetvetishme si dhe i pafundmë.

Nga ana tjetër, edhe shpirti ka karakter elementar dhe esencial, i thënë ndryshe, shpirti nuk është i përbërë prej lënde. Në të njëjtën kohë, nuk është prej botës së krijuar, po, sipas shprehjes së Kur’anit, prej botës së urdhërit hyjnor. Shpirti nuk është një gjë apo një qenie e dalë në shesh nëpërmjet bashkimit të atomeve, por, ashtu si edhe engjëjt e lartë, është nga kanunet (ligjet) e vetëdijshme, të pajisur me dritën hyjnore, të krijuar me urdhër të Allahut. Ashtu si ligji i zhvillimit (aftësia mbirëse) tek fara, si ligji i tërheqjes dhe shtytjes mes trupave, mes atomeve, madje mes bërthamës dhe elektroneve tek atomi, ashtu edhe shpirti është një ligj. Por i vetëdijshëm. Kurse tek ligjet e tjera nuk ka jetë dhe vetëdijë.

Shpirti është i thjeshtë, elementar, sepse nuk është i përbërë prej lënde, nuk zbërthehet dhe nuk jonizohet. Ai ka një ekzistencë të qëndrueshme. Me këtë aspekt, disave u shkon nëpërmend – larg qoftë – ta përngjasojnë me Zotin. Sipas tyre, me që edhe shpirti nuk u nënshtrohet transformimeve, cili është ndryshimi mes tij dhe Zotit?

Fakti që Zoti nuk ka të bëjë me ndryshimin dhe transformimin, me ngjyrën dhe trajtën, është i vetvetishëm, kurse shpirti është i krijuar nga Zoti si një qenie e thjeshtë. Zoti është krijues, kurse shpirti, krijesë. Allahu ekziston në vetvete, ekzistenca e Tij është e vetvetishme. Kurse çdo gjë përfshi edhe shpirtin, ekziston në saje të Tij. Çdo gjë ka ngritur duart kah Ai dhe është kah lutet: “Vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë!“.(1) Kurse Ai është kah u përgjigjet dhe kah u jep ndihmë të gjitha lutjeve të tilla. Edhe shpirti është ndër krijesat së cilës Allahu i zgjat dorën e ndihmës. Edhe ekzistenca e shpirtit është në saje të Allahut. Edhe shpirti ekziston për sa kohë mbështetet te Zoti. Po të mos mbështetet tek Ai, shkatërrohet e mbaron. Shpirtin, si një ligj me jetë dhe vetëdijë, Zoti e ka mbështetur te vullneti dhe vetëdija e vet, duke i dhënë, kështu, vazhdimësi atij.

Po qe se çështjen do ta paraqisnim me një shembull, do të thoshim kështu: Në diell ka dritë, rrezatim dhe ngjyra. Këtë e vëzhgojmë edhe në hënë. Por, po të supozonim se dielli nuk ekziston, atëherë nuk do të ekzistonte mundësia që në hënë t’i mendonim dritën, rrezatimin dhe ngjyrat. Dritat-simptomë mbi sipërfaqen e hënës janë shfaqje, shëmbëllime a variacione të dritërave që përbëjnë individualitetin e diellit. Në çastin kur ne supozojmë mosqenien e diellit, asgjësohet edhe mundësia për vazhdimësinë e dritës mbi sipërfaqen e hënës. Atëherë, a mund të vini ju, në këto kushte, shenjën e barazimit midis diellit e hënës? Kurrsesi! Kur’ani përdor për hënën fjalën “munir“, “e ndriçuar“, kurse diellin e shëmbëllen me një llambë që ndriçon duke shkëlqyer. Në një aspekt, ky paralelizëm i yni mes diellit dhe Zotit nuk është fort i përshtatshëm, por ja që për ta kuptuar çështjen ndihet nevoja e shembujve konkretë.

Edhe pas ringjalljes, në jetën tjetër, bashkë me shpirtrat, Zoti do t’i bëjë të përjetshëm edhe trupat. Edhe Zoti i përjetshëm, edhe ata të përjetshëm. Vetëm se përjetshmëria e tyre, e varur prej Zotit, në saje te Tij. Po të dojë, Zoti i asgjëson në çast të gjithë. Kurse ekzistenca e Zotit është e vetvetishme, e lidhur me Individualitetin e vet. Ata mund të asgjësohen, kurse Individualiteti i Lartë është i paraqenë dhe i pafundmë!


[1] Në origjinal: “…ijjake nesteain…”; fragment nga kreu hyrës “Fatiha” i Kur’anit.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message