Thuhet se Islami është në përshtatje me mendjen dhe logjikën. Mirëpo Islami mbështetet mbi dogmën dhe, për pasojë, kërkon nënshtrim. A mund ta shpjegoni?

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Lëkundjet që solli shekulli-1 » Islami » Thuhet se Islami është në përshtatje me mendjen dhe logjikën. Mirëpo Islami mbështetet mbi dogmën dhe, për pasojë, kërkon nënshtrim. A mund ta shpjegoni?

Po, ashtu është. Islami edhe është në përshtatje me mendjen dhe logjikën, edhe kërkon domosdoshmërisht nënshtrim. Sepse mendja dhe logjika me nënshtrimin nuk përbëjnë antonim(1). Diçka mund të jetë logjike emundtë kërkojë edhe nënshtrim. Përballë një spesifike që kërkon nën shtrim, askush nuk mund të konkludojë në formën kjo s’është logjike. Edhe logjika nuk e pranon nj ëkonkluzion të tillë. Dhe tani le të përpiqemi ta shpjegojmë këtë çeshtje përsëri brenda kornizës së mendjes dhe logjikës.

Së pari, Islami i ka trajtuar çeshtjet, besimi i të cilave është i domosdoshëm, me librin ku lexohet gjithësia dhe na i ka shpjeguar neve mendërisht e logjikisht. Pasi na eka provuar në këtë mënyrë madhështinë dhe kujdeatarinë hyjnore(2) të Providencës Hyjnore,është trajtuar profetësia në cilësinë e domosdoshmërisë reciproke(3), domethënë të nevojës së paevitueshme për njëri-tjetrin dhe kjo domosdoshmëri është argumenruar me argumente mjaft bindëse. Për të lajmëruar këtë madhështi, ndihet nevoja e profetëve, kurse të gjitha argumentet që sjellin si konkluzion pushtetin e Tij, janë mjaft mendore e logjike.

Pas vdekjes, njerëzit duhet të ringjallen e të fitojnë një jetë të amshuar nëmënyrë që ndjenja e përjetësisë dhenë atyre, të mo jetë ose të mos mbetet diçka e kotë. Sipas asaj që Providenca hyjnore është i pastër nga kotësirat, një jetë të tillë do t’u dhurojë njerëzve. Gjithashtu, Ai që e krijoi qenien për herë të parë, do të bëjë edhe krijimin e dytë.

Kur’ani është fjala e Zotit. Sikur të gjithë njerëzit dhe xhindet të bëhen bashkë, nuk mund të sjellin diçk të ngjashme qoftë edhe menjë ajetin e vetëm të tij. Me që ai është fjala e Allahut (Xh.Xh.), atëherë edhe Teurati, Ungjilli, Zeburi si dhe të gjitha shkrimete kalura nën vërtetimin e Tij, me identitetin e tyre origjinal, janë fjala e Allahut (Xh.Xh.)…

Këto çeshtje që i kemi trajtuar imtësisht dhe gjerësisht një e nganjë nëvendet përkatëse lidhur me tematikën përkatëse, nuk do t’i shtjellojmë këtu. i preka vetëm për të dhënë një mendim. Tani, pasi të gjitha çeshtjet përkatëse të dogmës të cilat duhen besuar, të jenë provuar me argumente të tilla mendore e logjike, puna vjen në një cak pas të cilit njeriu nuk mund të ecë me këmbët prej argumentesh. Kuptimet mbi të vërtetën që përceptoi me ndërgjegje dhe qëndjeu me zemër, janë aq të qëndrueshme, sa që argumentet atje mbeten krejt të zbehta. Kjo është një çeshtje niveli (shpirtëror) dhe është mjaft normale. Puna shkon gjer atje s personalitete të mëdhenj si Imami Rabbaniu,(4) pasi kanë plotësuar sejir minallah(5), kanë pohuar se përsëri njeriu do të ndiejë nevojë për argumente, në një kohë kur evenimenti i sipërpërmendur është një situatë e posaçme për njerëzit që kanë plotësuar miraxhin(*) në atë nivel dhe s’kanë të bëjnë me shumicën prej nesh.

Çdo punë dhe veprimtari Providencës Hyjnore është e mbështetur në mendjen dhe logjikën. Si të mos jetë, kur Ai është i Ditur dh Zotërues, gjëra të kota, s’bën… Me të vërtetë ne, me anë të ligjeve të fizikës, kimisë, astronomisë dhe astrofizikës arrijmë një pjesë parimesh të qëndrueshme dhe shohim se para kësaj veprimtarie, bëmat e njerëzve më të aftë mbetën shumë të zbehta. Kurse në çdo punë të Allahut (Xh.Xh.) kanjë urtësi. Dhe kjo urtësi është mendore dhe logjike, zhvillohet plotësisht në këtë vijë.

Ja, pra, ajetet e krijimit të botës së ndryshueshme(6), të sjella së bashku nga ana jonë me anë argumentesh të tila objektive e subjektive(7), na shtrëngojnë t’i besojmë Providencës Hyjnore me një besim në përshtatje me madhështinë dhe lartësinë e Tij. Është fjala, pra, për mendje e logjikë në fillim e në fund për nënshtrim. Me që iu nënshtruam dhe i nënshtrohemi Atij, atëherë duhet edhe të bëjmë ato që thotë Ai. Natyrisht, këtu na dalin përpara çeshtje lidhur me adhurimin, të gjitha specifikat e namazit, agjërimit, zeqatit dhe haxhit, të tilla që kanë të bëjnë me njeriun si rob të Zotit…

Nga një këndveshtrim, plotësimi i këtyre është nënshtrim. Por është gjithmonë e mundur që midis këtyre të ecim sërish me këmbët prej mendjeje dhe logjike si dhe t’i kushtëzojmë këto me një vlerësim nga pikëpamja e urtësive që përmbajnë.

Sigurisht që ka shumë urtësi në detyrimin(8) e namazit në pesë kohë të caktuara pa lejuar kapërcimin e kohëve. Pa asnjë dyshim, nuk është i rastit detajimi i tillë i veprimeve të namazit. Urdhëri i larjes së organeve në abdes sigurisht mbështetet në një dobi. Sa rol të madh ka në ndërtimin e jetës shoqërore falja e namazit në bahkësi(9)! Sa dobi ka marrë përsipër detyrimi i zeqatit në pikëpamje të ruajtjes së ekuilibrit të varfër-të pasur! Dobitë që i sjell shëndetit të njeriut agjërimi, janë pa numërim. Madje, mrekullia marramendëse e vendimeve përkatëse të Kodit Penal të Islamit dhe sa e sa urtësi të tjera që, po të shqyrtohen e analizohen tërësisht nga këndi i mendjes dhe logjikës, do të na çojnë ne përsëri në të njëjtën pikë, në nënshtrim.

Po e shqyrtojmë haxhin, sa për shembull. Le të themi se e kemi pranuar qysh në fillim detyrimin e haxhit, sepse Providenca Hyjnore thotë: Ve lillâhi alennâsi hixhuxhul bejti… (Kur’ani, Ali Imran:97)(10) si dhe ia ka bërë të detyruar këtë çdo muslimani burrë apo grua që ka mundësi. Një vështrim i tillë është fillimi i punës nga nënshtrimi. Në emër të nënshtrimit themi si urdhëron!(11) dhe vrapojmë për në haxh. Pas kësaj nisemi të shqyrtojmë premtimet e dhëna neve nga haxhi në përmasa të botës Islame. Haxhi është një kongres i Botës Islame të përfaqësuar nga njerëz të çdo niveli. Dhe ndodhen në gjendjen bazale më të shkurtër e më të garantuar të mundësisë së sjelljes së muslimanëve në një trup të vetëm. Si dhe po ta vështronim çeshtjen nga fronti i drejtësisë shoqërore, sjellja këtu në një vend e njerëzve pa dallime të pasur-të varfër, të ditur-të paditur, me mendimin vetëm për të kryer detyrën e robit ndaj Zotit duke u trajtuar vetvetiu secili në të njëjtat kushte e në të njejtin nivel, do të na e fuqizonin afinitetin tonë ndaj të veçantës se ç’sistem mbarë njerëzor është Islami dhe do të na bëhej, kjo, mbështetje për vendosmërinë tonë besimore.

Po deshët, le të fillojmë të ecim me këmbët prej mendjeje e logjike, ta trajtojmë çeshtjen dhe, në përfundim, të arrijmë të vendosur në pikën e nënshtrimit; po deshët, letë dalim në udhë të nënshtruar, t’i përdorim si mjete mendjen dhe logjikën e pstaj të arrijmë sërish në të njejtën pikë. Këta nuk janë faktorë që do të ndikonin në konkluzion.

Për pasojë, Islami, nga një drejtim, është mendor dhe logjik. Nga një drejtim tjetër, baza e tij është nënshtrimi. Po aty fillon me mendjen dhe logjikën dhe arrin në nënshtrim, po aty, nisur nga nënshtrimi, shkon tek mendja dhe logjika, të cilat, nga ana e tyre, përsëri e çojnë njeriun në nënshtrim. Në fund të fundit, nuk mund të jenë ndryshe rregullsia dhe sistemi i Allahut (Xh.Xh.) që na ka vënë përpara këtë gjithësi në formën e një libri…


1) Antonim: (gjuhësi) fjalë me kuptim të kundërt
2) Në origjinal:rububijet
3) Në origjinal: telâzum
4) Imami Rabbani: Ahmet Faruki Serhendi (971-1034H/156-1624)
5) Në origjinal: sejir minallah: shuh bashkë me miraxh
6) Në origjinal: tekvini ajetleri
7) Në origjinal: âfâki ve enfusi
8) Në origjinal: farz shih në fund të librit
9) Në origjinal: xhemaat : shih në fund të libriut
10) …Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim…
11) Në origjinal: lebbejk (arab.)
*) Miraxh: shih në fund të librit

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message