Pesë kohë namaz janë farz, detyrim. Kurse në polet ka gjashtë muaj natë e gjashtë muaj ditë. Si do të falet namaz atje?

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Lëkundjet që solli shekulli-1 » Islami » Pesë kohë namaz janë farz, detyrim. Kurse në polet ka gjashtë muaj natë e gjashtë muaj ditë. Si do të falet namaz atje?

Nuk e dimë në se ata që e bëjnë këtë pyetje, janë të sinqertë, apo jo. Sepse gjer tani ka ndodhur që këtë pyetje ta bëjnë vazhdimisht ateistë që mohojnë se feja Islame është një fe universale. Dhe është dashur të thuhet kjo: “Ju thoni se Islami është një fe universale, mirëpo a është e mundur të jetohet në disa vende kjo fe me të gjitha kërkesat e saj si agjërimi dhe namazi?”

Le të prononcohem menjëherë se asnjë sistem në botë, madje edhe sikur të jetë vetëm një sistem ekonomik, në asnjë mënyrë nuk mundet t’i afrohet nivelit universal të arritur nga Islami. Ja ku i keni sistemet me një mijë të meta të ditëve tona, të cilave njeriu e ka të vështirë t’u thotë “sisteme”. Mes tyre ka edhe të tillë që janë revizionuar disa herë qysh në të gjallë të teoricienit të vet. Për shembull, sistemi ekonomik i Marksit, megjithëse qe rishikuar disa herë prej tij në bashkëpunim me Engelsin, duke bërë ndreqje në të, prapëseprapë, në të gjitha internacionalet pasuese, çdo radhë, i janë bërë retushe, rregullime dhe është futur në një kallëp të ri.

Kjo specifikë, ashtu siç paraqitet e tillë në ditët tona në çdo sistem ekonomik, bie në sy edhe në të gjitha llojet e sistemeve të të gjitha kohrave si një e metë e natyrshme dhe defekt njerëzor.

Le të shtoj menjëherë edhe këtë se unë s’kam ndërmend ta nënvleftësoj këtë çështje duke e rrumbullakosur përgjigjen vetëm me një përqasje të tillë. Mirëpo ç’e do se, për shkak se aftësia dhe natyra e kundërshtarëve tanë është dialektika, domethënë grindja, edhe neve na duhet ta ulim veten përkohësisht e të bëhemi si fëmijë…

E dyta, sa përqind e popullsisë së botës jeton në vende të tilla që dikush kapet pas situatave të posaçme të tyre e kritikon një fe universale? Po, sa përqind e njerëzimit jeton në ato vende të akujve e të errësirës? Ndoshta as një për milion. E, në qoftë kështu, si mund të konsiderohet e sinqertë dhe me karakter shkencor përpjekja për të prodhuar lëkundje e dyshime duke lënë mënjanë gjithë globin e njerëzimin e duke i treguar si argument përjashtues të ligjeve në fuqi situatat e katër-pesë vetëve të mjerë të paqytetëruar?

E treta, a mos vallë ka muslimanë në pole që tregohet kaq shqetësim për çështjen e namazit të tyre dhe pyetet se si do t’i falin namazet njerëzit që jetojnë në pole? Po qe se një ditë njerëzimi vendoset në polet dhe njerëzit vijnë e pyesin se si do të kryhen adhurimet, atëherë edhe merr kuptim parashtrimi i një pyetjeje të tillë. Ndryshe, tani për tani, një pyetje të tillë do ta quajmë thjesht qëllim për të hedhur dyshim mbi zemrat e njerëzve të pafajshëm. Kur bisedohet me materialistët, gjuha nis të bëjë dialektikë edhe në se zemra s’e do një gjë të tillë. Qofshin të falur!

Dhe tani le të parashtrojmë shkurt se ç’thotë Islami për këtë çështje. Eshtë e padyshimtë që Islami, i cili s’e ka lënë zbuluar asnjë pikë, as këtë specifikë s’e ka nënvleftësuar. Po, kjo specifikë është sqaruar qysh në shekullin e parë të Islamit me rastin e një ngjarjeje. Në veprën “Sahih” të Buhariut e në “Musned”-in e Ahmed b. Hanbeliut përshkruhet një bisedë e zhvilluar mes Profetit (a.s.) dhe pasuesve. Profeti thotë: “Kur braktiset feja, Dexhali del”. Dhe vazhdon: “Ai do të dalë nga lindja dhe do ta përshkojë botën nga kreu në fund për dyzet ditë. Një ditë e tij është sa një vit i juaji. Ka edhe një lloj dite sa një muaj i juaji. Një ditë tjetër e tij është sa një javë e juaja, kurse ditët e tjera i ka si ditët tuaja.” Pasuesit e pyesin: “Në atë ditën e tij që është sa një vit, a mjafton namazi i një dite? ” Dhe Profeti u përgjigjet: “Llogariteni dhe gjejeni!” Domethënë kërkon t’u thotë që muajt dhe javët që janë një ditë e natë e plotë, t’i pjesëtojnë për ditët njëzetekatërorëshe dhe ashtu t’i kryejnë adhurimet.

Pasi çështja ka kaluar në dorë të juristëve, është trajtuar shkencërisht, gjë që e gjejmë të plotë në librat e juristëve shafiitë dhe hanefitë, dhe është sjellë në një nivel të kuptueshëm për këdo.

Kjo çështje trajtohet në kuadrin e kohëve (astronomike – përkth.) si shkaqe të namazeve. Ne do të prekim vetëm pjesën që ka lidhje me çështjen tonë.

Kohët bëhen shkaqe për namaz. Kur nuk ekziston koha, edhe namazi nuk bëhet farz, detyrim. Për shembull, në se në një vend të caktuar nuk realizohet koha e jatsisë (pasdarkës), edhe namazi përkatës i jatsisë nuk bëhet detyrim. (Në ato raste kur agimi vjen pothuajse menjëherë pas perëndimit të diellit, pa u bërë natë. – përkth.) Kurse në ato vende ku bëhet natë ose ditë e vazhdueshme një pjesë e madhe e vitit, siç tregohet edhe në tregimin mbi Dexhalin, nata apo dita e gjatë pjesëtohet për gjatësinë e ditëve dhe netëve dhe faljet apo adhurimet e tjera bëhen sipas tyre. Me fjalë të tjera, duke i përpjesëtuar natën apo ditën ekzistuese duke përdorur edhe kalendarin e zonës më të afërt, ditën kryejmë adhurimet e ditës, kurse natën, adhurimet e natës. Krejt ashtu siç do të përpjestonim në mënyrë të natyrshme veprimet tona jetësore si gjumin dhe të ngrënët.

Po, ashtu siç do të përuleshim para ligjeve natyrore në vendet ku dielli nuk lind ose nuk perëndon për muaj të tërë, edhe në adhurimet si namazi, agjërimi dhe haxhi jemi të detyruar të respektojmë të njëjtin ritëm e të ruajmë të njëjtën harmoni si të jetës së përditshme.

Shkurtimisht mund të themi se Islami nuk e ka lënë pas dore as këtë specifikë dhe ka vënë parimin që në polet të përdoret kalendari kohor i pesë kohëve të zonës më të afërt.

Në këtë rast do të ishte me vend të sqarohej edhe diçka që duket si kontradiktë. Thamë më lart se koha bëhet shkak për namaz, ose ardhja e një kohe astronomike të caktuar lind detyrimin për një adhurim të caktuar. E thënë ndryshe, po s’u realizua koha përkatëse, nuk do të vërtetohet as domosdoshmëria e adhurimit përkatës. Por, ç’është e vërteta, edhe në se koha është treguar si shkak për namaz nga pikëpamja astronomike, shkaku i vërtetë dhe esencial i namazit është urdhri i Allahut. Për rrjedhojë, edhe në vendet ku nuk realizohet koha astronomike përkatëse, falja si “kadha” (aksident) brenda kohës së një namazi tjetër i namazit përkatës është një veprim logjik dhe i matur.

Të drejtën e kësaj pune Ai e di!

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message