A ekziston eteri dhe ç’është natyra e tij?

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Lëkundjet që solli shekulli-1 » Islami » A ekziston eteri dhe ç’është natyra e tij?

Shumë herët, kur ideja e eterit që ndodhej kudo dhe që ishte diçka shumë e imtë, e parashtruar me lëkundje nga Hugensi, u mbështet po kështu nga J. Clark Maxwell, ideja e boshllëkut absolut u harrua. Maksuelli thoshte se, pas vërtetimit të ekzistencës së dukurive elektromagnetike brenda hapësirës, ka nevojë për një mjedis ndërmjetës si eteri. Nga makrobota në mikrobotë, çdo gjë lëviz brenda në eter. Si rezultatin e parë të këtij zbulimi, Maksuelli pretendonte se valët e dritës s’janë gjë tjetër veçse valë elektromagnetike, për pasojë, edhe drita është një dukuri elektromagnetike. Në të vërtetë, ky zbulim ishte hapi i parë që çonte në unitetin e dukurive natyrore.

Në të vërtetë, para Maksuellit, edhe Faradei pati njoftuar se ngarkesat elektromagnetike nuk mund të lëvizin dhe nuk mund të bëhen aktive në hapësirë boshe, prandaj kanë nevojë për një mjedis ndërmjetës. Pastaj, me ligjet që zbuloi, njoftonte se këto ngarkesa lëvizin në formën e rrymave valore transversale dhe, njëlloj si drita, reflektohen dhe thyhen. Kurse Maksuelli pretendonte se drita është një valë relativisht e shkurtër. Më vonë, pas shumë eksperimenteve, Hertz-i e vërtetoi teorinë e Maksuellit. Ai provoi brenda një dhome se rryma elektrike e formuar në një skaj të dhomës shkakton rryma në një qark elektrik në një skaj tjetër të dhomës pa pasur asnjë lloj lidhjeje me të dhe se valët në fjalë kanë shpejtësi të barabartë me shpejtësinë e dritës. Pastaj këto valë u quajtën “valët Herc”. Në të vërtetë, me këtë zbulohej esenca e radios dhe e telefonit pa tel që njihen dhe përdoren sot nga të gjithë.

Pas sundimit për një kohë të gjatë të idesë së eterit, Morley dhe Michelson deshën ta provonin eksperimentalisht ekzistencën e eterit dhe menduan kështu: në qoftë se nga një aparat që ndodhet në një pikë të caktuar të tokës, dërgohen në të njëjtin çast valë të reflektueshme në drejtim të kahjes së lëvjzjes së tokës dhe pingul me të, do të ktheheshin në pikën e nisjes jo në të njëjtën kohë. Më shpejt do të kthehej vala që nuk lëvizte në kahje të kundërt me lëvizjen eterit, pra, që nuk do të pengohej nga eteri. Por valët u kthyen në të njëjtën kohë duke treguar, me këtë, se nuk ekzistonte ndonjë lëndë e padukshme e quajtur eter! Edhe pse u përsëritën eksperimentet duke dyshuar në rezultatet e para, të gjitha rezultatet e mëpasme treguan të njëjtën gjë. Pra, për kalimin e valëve të radios nga një vend në një tjetër nuk ishte nevoja e një lënde ose mjedisi të ndërmjetëm.

Pati nga ata që e kundërshtuan këtë rezultat negativ. Nga këta, Lorenci, duke u mbështetur në parimin sipas të cilit trupat humbin në amplitudë në drejtim të lëvizjes, thoshte se kjo gjendje ishte edhe në eksperimentet dhe provat e Michelsonit dhe përpiqej ta vërtetonte matematikisht se të dyja valët ktheheshin në pikën e nisjes në të njëjtin çast. Për atë kohë dhe për ato kushte, ky kundërshtim ishte mjaft i arsyeshëm. Ndërkaq, ishte dhe është mjaft e rëndësishme të kuptohet se ç’gjë kishte provuar Michelsoni dhe se për çfarë e kishte fjalën Lonenci kur thoshte se eteri ekziston.

Njëri nga këta, duke thënë se s’ka eter pas provave dhe eksperimenteve që kishte bërë, gjithsesi e kundërshtonte ekzistencën e eterit duke e përfytyruar atë si një trup të ngurtë. Të paktën, ai e pranonte eterin si një lëndë që i ngjante ajrit, me natyrë si të atmosferës, mendonte se kjo lëndë e rrjedhshme e rrethonte tokën dhe lëvizte bashkë me të dhe provat dhe eksperimentet i bënte brenda një “eteri” të tillë të përfytyruar.

A nuk mund të ishte, vallë, gjëja që i thoshin eter, një gjë tej lëndës, si antilënda, antiprotoni, antineutroni, etj., për të cilat na flitet sot e me të cilat përvijohet një botë tjetër, e kundërt me botën tonë?

Mbetet të themi se edhe sikur të mos ketë për eterin një konkluzion pro të mbështetur në vëzhgim dhe eksperimentim, ne s’kemi ende sot njohuritë e duhura për të thënë me një të rënë të lapsit se eter nuk ka!

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message