Ç’janë esenca dhe cilësitë e Zotit?

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Lëkundjet që solli shekulli-1 » Allahu » Ç’janë esenca dhe cilësitë e Zotit?

Zoti është krejt tjetër nga gjërat që ka krijuar, nga e vërteta dhe relativiteti i tyre. Në këtë botë të kufizuar, njeriu mendon në mënyrë të kufizuar, sheh në mënyrë të kufizuar, dëgjon në mënyrë të kufizuar.

Gjërat që sheh njeriu në këtë botë, janë në raportin pesë për milion. Po kaq edhe gjërat që dëgjon. Për shembull, ai nuk e dëgjon tingullin me frekuencë 40 Herc. Nuk dëgjon as tingujt me frekuencë që e kalon mijëshin. Kjo do të thotë se ai e ka të kufizuar mundësinë e përceptimit të tingujve që është përsëri një numërues tepër i vogël ndaj milionit. Shumë të ngushta janë edhe fushat e tij të mendimit dhe ndijimit. Atëherë, përpjekja e këtij njeriu që sheh, dëgjon, ndien dhe kupton në mënyrë kaq të kufizuar, për të gjykuar mbi Zotin duke e kufizuar Atë, duke i atribuar Atij relativitet sasior dhe cilësor me anë të pyetjeve të trajtës “Si është Zoti”, “Pse nuk e shohim Zotin”, etj., do të thotë të mos e njohësh veten. E ç’je ti dhe ç’di ti, o njeri, që të dish edhe Zotin! Zoti s’ka të bëjë me kufizime sasiore dhe cilësore si dhe është aq i madh e sublim sa që të mos mund të matet me kriteret e tua të mangëta! Edhe sikur të shkosh ti përtej largësive një trilion vite dritë e t’i shohësh ato universe dhe pastaj t’i vësh njëra mbi tjetrën, ato nuk do të përbënin as diçka mikroskopike, madje, në raport me qenien e Tij! Kur ne nuk e njohim ende kontinentin e Antarktidës, si do të mund të kemi njohuri për madhësinë dhe cilësinë e Zotit që i vërtit në dorë të gjitha universet? Pikërisht pse është Zot, Zoti është i shenjtë e i pakarakterizueshëm në madhësi e cilësi. Ai është përtej e më përtej çdo lloj përfytyrimi tonë!

Teologu thotë: Zoti është i ndryshëm nga çdo gjë që mund të të shkojë ty nëpër mend. Kurse mistiku thotë: Zoti është përtej së përtejmes së përtejmes së asaj që të shkon ty nëpër mend!..

Dekarti thotë: Njeriu është në çdo gjë i kufizuar. Ai që është i kufizuar, nuk mund ta mendojë atë që është i pakufizuar. Ndërsa qenia e Zotit është e pakufizuar, është eternale. Për rrjedhojë, njeriu, i cili mendon në mënyrë të kufizuar, nuk mundet ta rrokë, ta konceptojë Atë!

Shkrimtari gjerman Gëte na flet kështu për Zotin, për këtë qenie të panjohur: Të kujtojnë Ty me një mijë emra, o i Panjohur! Edhe sikur të të kujtoja Ty jo me një mijë, por me mijra emra, prapë nuk do të quhesha se do të të lartësoja, sepse Ti qëndron përtej çfarëdolloj përshkrimi!

Mendimtarët e vlerësojnë Zotin si qenie, por si një qenie që nuk mund të njihet. Zoti nuk është ndër ato gjëra që mund t’i konceptojë e që mund t’i njohë njeriu. Syri nuk mund ta shohë, veshi nuk mund ta dëgjojë. Atëherë, ti, o njeri, duhet ta besosh Atë ashtu siç të kanë mësuar profetët!

E si mund të njihet Zoti kur Ai është burimi i parë, shkaku i parë edhe i trupit tënd, edhe i diturisë tënde! Qenia jonë është hija e dritës së qenies së Tij, dituria jonë – një grimcë e diturisë hyjnore që është mjedisi i Tij! Po, në një nivel të caktuar, ekziston rruga e njohjes së Zotit dhe e zotërimit të diturisë, vetëm se kjo është krejt tjetër nga rruga e njohjes së materies. Ata që nisen ta njohin Atë përmes një rruge të gabuar, janë ca fatkeqë që s’kanë mundur ta thyejnë krenarinë e egos së vet, që s’kanë mundur të ndiejnë e të shijojnë se ç’është vëzhgimi i vërtetë, të cilët, me përçartjen e kërkova Zotin, po s’e gjeta dot, nxjerrin në shesh perversitetin e tyre në emër të shkencave të natyrës e të filozofisë!

Zoti është i tillë që e tregon qenien e Tij shpirtendjenjalartësuese gjatë lartësimit qoftë subjektiv, qoftë edhe objektiv të shpirtit e të ndjenjave, na tregon se qenia e Tij është e domosdoshme dhe e detyrueshme dhe na bën ta ndiejmë Atë në thellësinë e shpirtit tonë. Ja, pra, kjo ndjenjë ndërgjegjësore që është rrënja e të gjitha diturive tona, është më e fuqishme se të gjitha shkencat, vetëdijet, mendjet, dhe idetë e kufizuara! Prandaj edhe shpesh, duke e lënë mënjanë trupin tonë dhe këtë parandjenjë të brendshme, biem në gabime e perversitete!

Gjithësia është mijra gjuhë dhe mijra akorde që na e kujtojnë këtë. Kur’ani, me gjuhën e tij oratorike, është përkujtuesi më i madh, kurse Profeti ynë – kumtuesi më i shkëlqyer i kësaj!

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message