Perlat e Urtësisë

Njerëzimi e njohu dhe e përvetësoi qytetërimin e vërtetë në sajë të Profetit Muhamed (s.a.s.). Pastaj, çdo përpjekje e treguar në këtë drejtim nuk ka shkuar më tej se imitimi dhe revizionimi i parimeve të sjella prej tij. Nisur nga kjo, do të ishte më e përshtatshme që të quhej ai si themeluesi i qytetërimit të vërtetë.

***

Është Profeti Muhamed (s.a.s.) ai që nuk i ka lëshuar rrugë dembelit dhe dembelizmit, që e ka quajtur punën adhurim dhe e ka duartrokitur njeriun punëtor, që u ka treguar ndjekësve të vet kohën përtej epokës së jetuar dhe koordinatat, si elementë drejtpeshimi për të gjithë njerëzimin.

***

Profeti Muhamed (s.a.s.) në daljen e tij si një shpatë e trimërisë dhe fjalës kundër mohimit dhe egërsisë, në shpalljen e së vërtetës pa pushim në të katër anët dhe në tregimin njerëzimit të rrugëve të ekzistencës së vërtetë, është personi unik dhe i papërsëritshëm.

***

Nëse ka një njeri që nuk e do injorancën, mohimin dhe egërsinë, ai është Profeti Muhamed (s.a.s.)! Sido që të bëhet, herët a vonë, zemrat që e kërkojnë të vërtetën dhe që janë të etura për diturinë shpirtërore, kanë për ta gjetur atë dhe kurrë më s’kanë për t’u ndarë prej gjurmëve të tij!..

***

Është Profeti Muhamed (s.a.s.), ai i cili e ka marrë nën mbrojtje fenë, nderin dhe atdheun, që i ka kumtuar njerëzimit në një formë përsosmërisht të ekuilibruar se përpjekja për t’i mbrojtur ato është një luftë e vërtetë identiteti dhe ndërgjegjeje dhe se kjo luftë është detyrë e lartë dhe sublime që rrjedh nga besimi.

***

Ka qenë Profeti Muhamed (s.a.s.) i pari që i ka kumtuar njerëzimit lirinë e vërtetë, që u ka bërë të ditura ndërgjegjeve se njerëzit janë të barabartë para të drejtës dhe ligjit, që e ka kërkuar epërsinë në moral, virtyt dhe devocion si dhe që e ka konsideruar adhurim thënien me zë të lartë të së vërtetës përballë mizorit dhe idesë së dhunës e padrejtësisë.

***

Është Profeti Muhamed (s.a.s.) që e ka grisur perden e hedhur në fytyrën e vdekjes dhe vdekshmërisë, që e ka treguar varrin si sallon pritje të botës së lumturisë së amshuar, që i ka çuar zemrat e çdo moshe që kërkojnë lumturi, të pijnë nën burimin e eliksirit të pavdekshmërisë!..

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message