Eshtë gabim të presësh që ngjarjet historike të përsëriten identikisht. Edhe në pastë ngjasim, çdo ngjarje është e kushtëzuar nga koha dhe mjedisi. Nisur nga kjo, nga historia merret shembull e jo mësim!
***
Nuk ka qoftë edhe një gjë të vetme mes gjërave mbi të cilat lind e perëndon dielli, që të mbetet e njomë…
***
Nuk ka qoftë edhe një individ të vetëm e një komb të vetëm që të ketë mbetur në majat e përjetësisë…
***
Krahas faqeve të këndshme të historisë, njeriu duhet të lexojë pak edhe faqet e frikshme e rrëqethëse të saj në mënyrë që të marrë masat e nevojshme, ndryshe, në mendimet e veta, mund të mbetet gjithmonë fëminor!