Vorbulla e Egoizmit

Amaneti i un-it i dhënë njeriut është një dhuratë e shenjtë kushtuar atij në udhën e kërkimit, gjetjes dhe njohjes së të vërtetës më të madhe, ndërkaq, një dhuratë që, sapo të marrë fund kjo detyrë, e domosdoshme për t’u përplasur për guri e për t’u thyer. Në qoftë se nuk veprohet kështu, un-i fryhet e bëhet një demon që e gëlltit të zotin. Me të, individi do ta njohë Krijuesin e Lartë, pafundësinë e fuqisë, diturisë dhe vullnetit të Tij, do të kuptojë se të metat e mangësitë nuk mund të futen në “zonën” e Tij e, pastaj, me zjarrin e dashurisë dhe afërsisë të ndezur në zemër për Të, do ta shkrijë un-in, kështu që do të shohë vetëm qenien e Krijuesit të Lartë, do të mendojë e do të kuptojë me Të dhe vetëm me Të do të marrë frymë!

***

Mbetja vetëm si egoist është shprehje e shikimit, por e mosnjohjes së Zotit, e pamundësisë për të ecur para në rrugën e pafundësisë dhe e rrotullimit me sy mbyllur në të njëjtin vend. Ata që mendojnë vazhdimisht për llogari të vetvetes, ata që ulen e ngrihen vetëm me egon e vet dhe ata që kërkojnë atë që kërkojnë vetëm në atmosferën e errët të egos, edhe sikur të ecin me vite të tëra duke kapërcyer maja e gropa, nuk mund të bëjnë para as edhe një hap.

***

Po qe se punët e bëra bëhen për llogari të un-it, edhe sikur të jenë më të rëndat e më të lodhshmet e punëve, kurrsesi nuk premtojnë vlerë dhe nuk marrin miratim në audiencën hyjnore. Çdo hap drejt botëve të përtejme i njerëzve që nuk e kanë kapërcyer dot veten, që nuk i kanë ngulur thikën për ta copëtuar un-in e që e kanë të mbyllur parashikimin, është një ngushëllim dhe vetëmashtrim, kurse çdo sakrificë e tyre, një punë e pamend!

***

Ngaqë egoizmi është një atribut djallëzor, nuk duhet të kihet dyshim se ata që kapen prej tij, ai ka për t’i çuar po në atë përfundim ku shkoi djalli. Edhe justifikimet dhe mbrojtjet e djallit, madje, janë nga një melodi e rëndë djallëzore. Ndërsa profeti Adem, në çastin kur horizonti iu errësua, krijoi, me anë të lotëve, re të reja me të cilat u përpoq të shuante zjarrin e zemrës, zjarrin e mallit, Djalli numëronte e derdhte justifikime, çdo fjalë e të cilave ishte krenari dhe inat, çdo shprehje e të cilave, paturpësi…

***

Egoizmi ka shumë lloje si ai i buruar prej diturisë, i dalë në shesh me anë të pasurisë dhe pushtetit, i fryrë e i zmadhuar me anë të bukurisë, etj. Meqë asnjëri prej këtyre atributeve s’është pasuri personale e njeriut, çdo pretendim në këtë çështje është quajtur një pretekst dhe ftesë ndaj ndëshkimit të Pronarit të Vërtetë të mallit dhe është finalizuar me shkatërrimin e këtyre shpirtrave pretenciozë…

***

Egoja që ka vënë nën ndikim botën personale të individit, kur vihet sup më sup edhe me një egoizëm bashkësie, bëhet tamam një div dhe kthehet në një demon përdhunues. Më në fund, edhe gjërat më të dobishme në duar të një shpirti të harbuar në këtë mënyrë, bëhen si një re sterrë e zezë dhe ai nis të hedhë përreth gjyle e bomba! Po, dituria në duar të njerëzve të tillë, kthehet në një dritë të rreme, pasuria, në shkak dukjeje, zemra, në shtrat akrepash, bukuria, në një faqe ankthi që shpërndan përreth thartësirë, zgjuarësia, në një dallkauk keqndjellës që i nënvleftëson të tjerët…

***

Që në krye të herës, filozofia materialiste ka përfaqësuar egoizmin, kurse profetësia, të vërtetën dhe përuljen. Ndërsa në rrugën e të parëve ka patur dyshime, lëkundje, mashtrime, forcë dhe dhunë, përplasje të frikshme si përplasja e ajzbergëve me njëri-tjetrin dhe copëtim të frikshëm me bubullimë, në rrugën e të dytëve ndriçime, prehje shpirtërore, vrapim në ndihmë të njëri-tjetrit dhe mbështetje për njëri-tjetrin…

***

Gjendja shpirtërore me prirje për t’ua treguar veten të tjerëve në çdo rast, është shprehje te ai njeri e një të mete dhe e kompleksit të inferioritetit. Kjo gjendje vazhdon gjer ditën kur, me një edukim të mirë shpirtëror, do t’ia dorëzojnë qenien Pronarit të Vërtetë. Çdo punë e tyre, një punë për dukje, çdo thënie e tyre, egoizëm gurgullues, çdo sjellje përulësie si dhe modestia e tyre, ose hipokrizi, ose investim për t’ua treguar veten të tjerëve. Një mijë mallkime egoistëve që s’e njohin të drejtën!

***

Egoisti jo vetëm që s’ka mik të vërtetë, por nuk ka as qetësi ndërgjegjeje.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message