Pasioni Për Post

Ashtu siç ndodhen te njeriu esenca dhe farërat e shumë gjërave të mira, në funksion të disa qëllimeve, ndodhet edhe esenca e gjërave të këqia. Për shembull, krahas shprehive të bukura si mosdhënia pas interesit, sinqeriteti, vetmohimi, syngopësia, te shumë vetë ndodhen edhe cilësi të këqia që e vrasin zemrën dhe e paralizojnë shpirtin si dashuria për post, mendimi për pozitë, dëshira për t’u dukur. Nisur nga kjo, në marrëdhëniet me njerëzit duhet të krijojmë lidhje duke i mbajtur parasysh edhe këto aspekte të natyrshme në mënyrë që të mos zhgënjehemi!

***

Po qe se dëshira për post e pozitë dhe ndjenja e famës dhe popullaritetit që ndodhen në mënyrë të natyrshme shumë a pak te njeriu, nuk kënaqen në një mënyrë legale, ata që nuk munden ta shpëtojnë veten prej këtyre komplekseve, mund të bëhen shumë të rrezikshëm si për vete, ashtu dhe për shoqërinë ku jetojnë. Ashtu siç pengimi i prirjes për t’u zbrazur te një element që ka arritur pikën e ngopjes, shkakton depresion, aritmi dhe shkatërrim, ashtu dhe shkatërrimi i botës sonë bëhet i pashmangshëm po qe se dëshirat e thella te zemrat e robëruara nga fama dhe popullariteti nuk kanalizohen në një mënyrë të përshtatshme!

***

Edhe sikur çdo lëvizje dhe veprimtari e këtyre shpirtrave vulgarë, të cilat pranohen si “e keqe relative” e tyre në rrugën për të kënaqur egot e veta, të konsiderohet, në një farë mase, si frakturë e shpirtit, duke u nisur nga përfundimi, mund të konsiderohet një “e keqe e mirë” përsa i përket pengimit të disa të këqiave dhe veprimit si pretekst për bukuri relative, madje, mund të konsiderohet edhe një e mirë e anasjelltë. Sigurisht, po qe se një këngëtar që kërkon për grykën e vet “të drejtën për të fituar”, në vend që me anë të këngëve kurvërore të na spërkatë përreth tym dhe mjegull, zbrazet me një melodi hyjnore, me një kaside të gjallë e me një temë mevludore, kjo është më pak e dëmshme, madje, për disa kjo mund të konsiderohet edhe e dobishme!

***

Sinqeriteti dhe principialiteti janë shpirti i një pune si dhe karakteristika e autorit të saj. Sipas kësaj, pranueshmëria te Krijuesi e një akti çfarëdo varet nga kryerja e atij akti me gjithë zemër dhe me qëllimin për të mos pritur shpërblim, si dhe nga mosprania në shpirtin e autorit e asnjë gjëje tjetër veç pëlqimit të Zotit! Por ç’e do se është mjaft e vështirë që çdo individ të mund të bëhet në shërbim kaq i suksesshëm. Për rrjedhojë, opinioni mbi njerëzit duhet formuar sipas asaj se kush është sundues te ta: e mira apo e keqja. Sigurisht, ka punë të tilla që, megjithëse aspekti i tyre për dukje peshon më rëndë, nuk mund të pretendohet se janë absolutisht të dëmshme për idealet tona, për mendimet tona të shenjta dhe për njerëzit tanë. Njerëzit mund të përzjejnë në punët që bëjnë kërkesat dhe dëshirat personale, pëlqimin e Zotit mund të mos e mendojnë për çdo radhë, mund të mos dinë të përthyhen më dysh me rënkim e pendesë për gabimet që bëjnë, por, megjithëkëtë, kurrsesi nuk është e drejtë të thuhet se në besim dhe drejtim nuk janë me Zotin!

***

Megjithë këto, po qe se secili prej individëve që shërbejnë brenda një ekipi, ngrihet ta përfaqësojë personalisht dhe në mënyrë të pavarur fushën ku shërben dhe, pastaj, po qe se edhe të tjerët, duke e parë atë, mbërthehen nga dëshira për t’u dukur në fushat e veta, disiplina e grupit prishet, çdo gjë kthehet përmbys dhe shkohet me shpejtësi drejt anarkisë. Më pas, në çdo pjesë të bashkësisë u hapet rrugë lëvizjeve të veçuara për llogari të egoizmit të personave, koka ngatërrohet me këmbët e këmbët, me kokën dhe autoriteti qëndror shembet e mbaron.

***

Kur figurat e suksesshme brenda një qeverie, elementët aktivë në trup të shtetit, shpirtrat dinamikë dhe ngadhnjyes brenda një institucioni kërkojnë pjesën e luanit sipas kapaciteteve dhe sukseseve personale, qeveria paralizohet, shteti shembet, institucioni kthehet në një monstër njëqindgojëshe. Qeveria ekziston me disiplinën e vet, shteti, me bazat dhe parimet e veta, ushtria, me bindjen, me respektimin e parimit të urdhrit dhe komandimit. Përpjekja për të pretenduar të kundërtën e kësaj do të thotë të bësh sikur s’di gjë për këta elementë jetësorë si garantë të qenies sonë gjer më sot.

***

Eh, sikur zemrat, duke u kënaqur me aq sa ç’u jep e ç’do t’u japë Krijuesi i Lartë, të kërkonin, në çdo vatër, pëlqimin e Tij! Mirëpo duket se një sërë zemrash egoiste që u kanë kthyer shpinën rrezeve ndriçuese të diellit duke u kënaqur me dritën e amullt të fenerit që mbajnë në dorë, do të vazhdojnë edhe ca kohë të mos i korrigjojnë shikimet e tyre miope, për çka edhe nuk do të mund ta gjejnë derën e ndriçimit!..

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message