Ç’do të thotë “vullneti i përgjithshëm” dhe “vullneti i pjesshëm”?

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Kaderi në Perspektivën e Kur'anit dhe Sunnetit » Pyetje-Pergjigje Lidhur me Kaderin » Ç’do të thotë “vullneti i përgjithshëm” dhe “vullneti i pjesshëm”?

"Vullnet i përgjithshëm" është emri i dhënë mes popullit vullnetit të Zotit. Në kohën e sahabeve, tabiinëve dhe tebei tabiinëve, një terminologji e tillë nuk njihej. Pra, ata nuk i kanë thënë vullnetit të Zotit vullnet i përgjithshëm dhe vullnetit të njeriut, vullnet i pjesshëm. Ndërkaq, nuk duhet të ketë shumë dëm në vënien e një terminologjie të tillë me qëllim që populli ta kuptojë çështjen.

Natyrisht, kjo fjala ime është përsëri e hapur ndaj kritikës.

Në fakt, një terminologji e tillë është shprehje e një vlerësimi të natyrshëm të nxjerrë nga përfundimet e dukurive. Për rrjedhojë, mund të konsiderohet se ky vlerësim ka një pikëmbështetje të drejtë.

Në të vërtetë, duke e quajtur vullnetin e Zotit vullnet të përgjithshëm, janë vënë si synim këto kuptime. I gjithë vullneti i përket Allahut. Kur Allahu dëshiron diçka, e krijon atë diçka pa marrë parasysh vullnetin e tjetërkujt. Këtu dëshirojmë të kujtojmë edhe një herë një specifikë mbi të cilën ju kemi tërhequr vëmendjen edhe më parë. Disa, në mënyrë të gabuar, thonë: "Allahu e krijon atë që do dhe nuk e krijon atë që nuk do". Kjo është e gabuar. E drejtë do të ishte kjo: "Bëhet gjëja që Allahu dëshiron të bëhet dhe nuk bëhet gjëja që Allahu dëshiron të mos bëhet".

Në gjithësi sundon detyrimi. Duke e krijuar gjithësinë, Allahu (xh.xh.) nuk ka pyetur askënd dhe s’ka marrë për bazë asnjë vullnet tjetër. "Ai krijon atë që dëshiron!"[1]

Por Ai u ka dhënë vullnet edhe njerëzve. Për njerëzit, ky vullnet është mjet përparimi (progresi) ose prapambetjeje (regresi)[2]. Dhënia vullnet njeriut ka të bëjë me emrat (atributet) Rahman (mëshirues) dhe Rahim (shpërblyes) të Allahut. Me fjalë të tjera, vullneti i dhënë njeriut është një favor i Zotit për të me anë të shfaqjes së këtyre emrave ose

atributeve. Ndryshe, po ta shihnim materien sipas emrit të madh "Allah", do të vërenim se gjithësia ekziston dhe funksionon brenda një detyrimi serioz. Po, rregulli sipas të cilit "pronari vepron si të dojë në pronën e vet" është i vlefshëm për të gjitha qeniet. Eshtë vetëm njeriu të cilit i është dhënë një vullnet me përbërje dhe cilësi të panjohur. Kur ai e përdor këtë vullnet për të mirë, Allahu (xh.xh.) e krijon të mirën, kurse kur e përdor për të keq, Allahu (xh.xh.), po të dëshirojë, e krijon të keqen. Ajo që na shtyn ne këtu në guximin për të dhënë një konkluzion të tillë, është përsëri besimi dhe bindja në mëshirën dhe bamirësinë e Zotit!

E shprehur ndryshe, kur ne ta dëshirojmë të mirën, besojmë në mënyrë kategorike se Zoti do ta krijojë atë të mirë. Por disa herë ndodh që të keqen që dëshiron njeriu, Allahu të mos e krijojë duke bërë, në këtë rast, një favor. Për shembull, dikush kërkon t’ia prishë mendjen një njeriu dhe ky njeri priret për t’iu bindur atij dhe të çorientohet. Mirëpo Zoti, ose për shkak të një veprimi të mirë të kryer nga ky njeri në të kaluarën, ose si shkak të një veprimi të mirë që ka për të bërë në të ardhmen, nuk e dëshiron çorientimin e tij dhe nuk e krijon atë të keqe për të. Madje nxjerr një pengesë duke ia

hequr mundësinë njeriut të shkojë te e keqja. Kjo gjë është falje, dhurim i Zotit. Por meqë edhe xhenneti, në një aspekt, varet nga përdorimi prej njeriut i vullnetit të vet, Zoti i krijon gjërat e kryera për të mirë. Mjafton që njeriu, duke kryer një mëkat të madh që ia fshin të gjitha të mirat, të mos e eliminojë denjësinë e vet për faljen dhe dhurimin e Zotit për të në të ardhmen!


[1] Buruxh, 85/16.
[2] Në origjinal, përkatësisht: terakki, tedenni.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message