A mund ta shpjegoni ligjin e faljes (atá) të Zotit?

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Kaderi në Perspektivën e Kur'anit dhe Sunnetit » Pyetje-Pergjigje Lidhur me Kaderin » A mund ta shpjegoni ligjin e faljes (atá) të Zotit?

Fjala atá do të thotë favor, mirësi, shpërblim. Ndërkaq, aspekti i faljes që ka lidhje me temën tonë, është aspekti i saj i lidhur me kazanë dhe kaderin. Po qe se njeriu e kërkon të keqen, edhe Zoti e vlerëson atë për njeriun. Fundja vlerësimet e bëra për njeriun bëhen duke llogaritur vullnetin e tij. Për shembull, po qe se ngritja e dorës nga unë është vlerësuar për mua para se ta ngrija dorën, Zoti e ka vlerësuar sepse e ka ditur se unë do ta përdor në atë drejtim vullnetin ose prirjen time. Sepse atributi “dituri” i Zotit përfshin gjithçka të kaluar e të ardhme përfshi edhe personin e tij. Për rrjedhojë, Zoti i di edhe punët e mia që kam për të bërë dhe sipas kësaj dijeje bën vlerësimet përkatëse për mua: “Filan robi im do të dojë ta ngrejë dorën dhe unë do ta krijoj ngritjen e dorës së tij”. Ose thotë: “Unë kështu e shkruajta këtë!” Ja, ky është kaderi. Pra, shkrimi i kësaj kështu është kader. Kurse ngritja e dorës nga unë kur t’i vijë koha, është kaza. Kaza do të thotë zbatim i vlerësimit të bërë për mua.

Kurse faljen (atá) mund ta kuptojmë në këtë mënyrë. Për shembull, njeriu e përdor vullnetin dhe prirjen e vet në drejtim të keq ose për të keq. Por Zoti, për shkak të një situate të bukur të tij, për shkak të zemrës së mirë të tij ose për shkak të një sjelljeje të mirë të tij, bën një falje të posaçme dhe nuk lejon që njeriu ta kryejë të keqen për të cilën është prirur dhe e ka vënë në veprim vullnetin e vet. Kështu, vlerësimi i bërë për të më parë, nuk ekzekutohet. Falja ndikon mbi kazanë, kurse kazaja mbi kaderin. Ndërkaq, të gjitha këto janë të shënuara në Levhi Mahfudh, pasi në dijen hyjnore nuk ndodh ndonjë ndryshim. Por ndryshime mund të ndodhin në librin e punëve të njeriut që është libri i posaçëm i tij.

Falja është një favor, kurse në favoret nuk është kusht meritimi. Në fakt, po ta shohim çështjen nga ky këndvështrim, vërejmë se të gjitha aktet e mira të kryera nga ne janë falje të Zotit!

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message