Vullneti i Njeriut dhe Dëshira e Allahut

Sado i pjekur të jetë njeriu, urdhri dhe vullneti i takojnë Allahut. Asgjë s’bëhet pa ardhur urdhër prej Tij. Asnjë element nuk sendërtohet dot pa dëshiruar dhe pa treguar vullnet Ai. Po të mos kishte dëshiruar Ai, sot nuk do të kishte as kohë, as hapësirë. Po qe se Ai nuk do t’u kishte dhënë vazhdimësi gjërave që i pati krijuar, çdo gjë do të bëhej tym e pluhur e do të asgjësohej!

Eshtë Ai që i shpërndan perlat e qenies në gjoksin e mosqenies, është Ai që i hap dyert qiellore brenda errësirave palë-palë të mosqenies, është përsëri Ai që i rregullon botërat si libër, si ekspozitë që të lexohen dhe shihen dhe që, pastaj, hedh dritë në fytyrat e tyre!

Burimet dhe çezmat rrjedhin me shushurimë me urdhrat e marra prej Tij. Gurët dhe shkëmbinjtë, me urdhrat e Tij bëhen copë-copë, thërrmohen si dhé dhe ua hapin gjokset farërave… Fushat e kodrat, me urdhrat e marra prej Tij, vishen me fustanet më syverbuese dhe u buzëqeshin banorëve të tokës dhe qiellit!

Çdo vit, me frymërat e ardhura prej Tij, faqja e tokës kthehet skaj më skaj në parajsa, kopshtet dhe vreshtat skuqen disa herë me fruta, zogjtë dhe shpendët vrapojnë e lodrojnë, çdo gjë e gjallë e jo e gjallë bëhet një gjuhë dhe e përmend Atë me zë të lartë me një bukuri shprehëse që i ngazëllon zemrat!

Në këtë gjithësi pa anë e pa fund, askush nuk mund të pretendojë ndaj Tij për pasuri e pushtet. Çezmat, përrenjtë, lumenjtë dhe detrat e tokës janë vetëm disa pika të vogla nga mëshira e Tij; e gjithë qenia e gjallë dhe jo e gjallë janë vetëm disa thërrime nga pasuria e Tij! Dhuntitë e Tij janë aq shumë sa të mos shprehen dot me shifra që zgjaten nga njëri pol në tjetrin dhe falenderimi e mirënjohja ndaj të gjitha këtyre dhuntive syverbuese i takojnë vetëm Atij! Jo vetëm këto veprimtari dhe mirësi të gjera në dimensione universale që i pamë në çdo vend i takojnë Atij, por edhe të gjitha mirësitë dhe begatitë e kryera me anën e dorës së njeriut i përkasin Atij. Eshtë Ai që i pajis zemrat besimtare me bindje e siguri, është Ai që u mëson burrave të së vërtetës moral e urtësi, është prapë Ai që u tregon ballëve me sexhde rrugët që shkojnë për tek drita! Punët dhe përpjekjet që s’e njohin mirësinë e Tij, janë të kota, produktet që nuk mbrohen prej Tij s’janë tjetër veçse mirazhe të përkohshme që shfaqen e shuhen!

Po qe se shërbimet bëhen duke menduar kënaqësinë e Tij, kthehen në adhurim dhe ky adhurim i bekuar rritet e hedh shtat kur Ai i del për zot dhe e mbron dhe bëhet shkak për shpëtimin e atyre që e kryejnë atë dhe e hedhin në shesh. Ndryshe, me iluzione këmbëzbathura dhe kokëzbuluara as mund të arrihet diku, as sirati mund të kalohet. Fjalë pretenduese, si "unë e bëra, unë e rregullova, unë udhëzova", etj., edhe sikur t’i derdhen njeriut nga buzët, nuk ka dyshim se janë mërmëritje të djallit!

Eshtë Allahu që kryen punë të mëdha me qeniet më të vogla, që e bën gërmadhë pallatin e faraonit me anë të një milingone! Flamuri i pushtetit të Tij valëvitet në të katër anët e gjithësisë. Ata që nuk strehohen nën hijen e flamurit të Tij – ajo hije kurrë mos na mungoftë mbi kryet tona – i bëjnë keq vetvetes. Toka dhe qielli janë nën sundimin e Tij. Duart dhe këmbët tona, sytë dhe veshët tanë, gjuha dhe buzët tona, zemra dhe ndërgjegjja jonë janë, në pronën e Tij të gjerë, copa të vogla mishi dhe mjete të imta ndijimi. Edhe këto të gjitha janë të Tij, edhe dobitë dhe produktet e përftuara prej tyre janë të Tij. Po të mos na i kishte dhënë Ai këto organe dhe ndijime, si do të mund të thonim ne "goja dhe hunda jonë, sytë dhe veshët tanë"? Po qe se Ai nuk do të krijonte frytet që u përgjigjen këtyre, sa prej produkteve që i marrim për vete, do t’u dilnim për zot? Bota vazhdon të rrotullohet me urdhrin e Tij, faqja e tokës mbushet e derdhet me bujarinë e Tij!

Eshtë si rrjedhojë e kësaj që t’ia atribuosh qenien dikujt tjetër veç Tij, është mosmirënjohje e trashë që nuk falet, të mos e shohësh pas dhuntive dhe mirësive të Tij, dorën e Tij, është politeizëm dhe herezi e turpshme!

O Ti me mëshirë të pasosur! Për hir të mëshirës Tënde të gjerë ku ka lidhur shpresë madje edhe djalli, ngrije perden nga sytë e njerëzve të paedukatë e të parespekt që thonë "unë, unë", zgjidhe pak nyjen e propozimit, tregoju disa variacione atyre që e sodisin me hutim punën dhe veprimtarinë Tënde që të bën të ndjesh mahnitje dhe zemrat që ndodhen në zbrazëti, ngopi me afërsinë Tënde!

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message