Përfitimet e Besimit mbi Kaderin

Kurse njeriu që e njeh çështjen e kaderit dhe që i zgjidh të fshehtat e kaderit etapë pas etape sikur të zgjidhte nyje, si përfundim, çdo gjë ia atribuon Zotit dhe arrin te e vërteta e shprehur nga ajeti kur’anor që thotë: "Allahu ju krijon ju dhe bëmat tuaja!"[1]

Eshtë Allahu që i krijon të gjitha llojet e akteve tona. Ngrënia, pirja, ulja, ngritja, mendimi dhe të folurit tonë krijohen nga Allahu. Në të vërtetë, çdo gjë që ekziston si e krijuar, është krijesë e Allahut. Ja pra, ai që mendon si finalist[2] e sheh këtë të vërtetë krejt lakuriq. Kthjelltësia e pikëpamjes së përftuar prej finalistit me rrugën e ndërgjegjes është si kthjelltësia e shikimit të diellit nga dikush në mes të ditës. Për pasojë, është mjaft e vështirë që finalisti të mos bjerë në determinizëm.

Ndërkaq që propozimi dhe përgjegjësia e njeriut të mos zhduken duke ia kushtuar çdo punë, çdo akt Allahut, hyn në veprim vullneti (dëshira dhe vullneti)[3]

i njeriut që i thotë "ti je përgjegjës", që ia kujton njeriut se është përgjegjës. Kurse që njeriu të mos bëhet krenar në rastin e punëve dhe akteve të mira e të bukura, hyn në veprim kaderi që e shpëton njeriun nga rënia në krenari, duke i thënë: "Mos u bëj krenar, nuk je ti që e ke bërë këtë!" Kështu, njeriu ngre ekuilibrin dhe për sa kohë të jetojë duke menduar kështu, mundet të mbetet gjithmonë i ekuilibruar.

Njeriu nuk mund t’ia kushtojë vetes bukuritë e dala prej tij, të krijuara tek ai dhe prej tij, sepse të gjitha ato bukuri janë plani i Zotit. Në të kundërt, njeriu hyn në politeizëm ose herezi të fshehtë.

Eshtë drejtpërdrejt Allahu që i jep bukuritë. Unit të njeriut kurrë nuk i pëlqejnë bukuritë. Sigurisht që, këtu, me "bukuri", ne e kemi fjalën për bukuritë në vetvete; gjërat që i pëlqejnë unit ne nuk i pranojmë për bukuri. Po, egoja ka qenë vazhdimisht armiku i të bukurës dhe i bukurisë së vërtetë dhe gjithmonë ka për të qenë armiku i tyre, sepse e tillë është përbërja e unit.

Eshtë uni ai që e kërkon të keqen. Prandaj, përgjegjësia për të keqen i përket plotësisht egos. Ajeti kur’anor i bashkon këto dy parime kryesore dhe thotë kështu:

"Çdo e mirë që të vjen ty, është nga Allahu, kurse çdo e keqe, nga egoja[4] jote!"[5]

Ti nuk mund të krenohesh me bukurinë tënde, sepse ajo bukuri nuk është personalisht e jotja, nuk vjen prej teje. Të gjitha bukuritë që ke ti, janë dhuratë dhe mirësi e Zotit për ty. Ndërkaq, dhurata dhe mirësia kërkojnë falenderim dhe thjeshtësi (modesti). Sa për mëkatet e tua, zgjedhshmëria dhe dëshira e jote e vullnetshme janë kusht bazë për krijimin e tyre. Atëherë, edhe përgjegjësia i takon egos tënde, sepse Zoti ka krijuar atë gjë ndaj të cilës je prirë ti, atë që ke menduar ti për të bërë si dhe atë që ke kërkuar të bësh, me një fjalë, Zoti ka krijuar atë që ke zgjedhur ti, dëshirën tënde volitive (të vullnetshme, vepruese). Ndërkaq, të gjitha këto që po themi, e po tregojmë, janë përsëri specifika të konstitucionit shpirtëror dhe ndërgjegjjes, për rrjedhojë, të kuptueshme në këtë kuadër. E thënë ndryshe, është vetëm një dëshmitar që mund të dëshmojë për prirjen tënde të brendshme dhe veprimin për ta zbatuar atë prirje: ndërgjegjja jote! Zoti e ka bërë ndërgjegjen tënde dëshmitare të diturisë dhe të dijes së Tij.

Njeriu fillestar (në besimin mbi kaderin) i beson kaderit duke i parë të kaluarën dhe të tashmen në kuadrin e kaderit dhe, në kushtet kur është i rrethuar nga të katër anët prej mijëra ngatërresash, shqetësimesh e fatkeqësish, thotë "ky është vlerësimi i Zotit për mua" dhe shpëton nga rënia në pesimizëm. Ndërkaq, të ardhmen dhe mëkatet i sheh edhe nga këndvështrimi i vullnetit të vet dhe nuk bie në dembelizëm duke menduar se, "sido që të jetë, do të ndodhë ajo që është shkruar", si dhe nuk e bën përgjegjës "të shkruarën", kaderin për mëkatin që vë për qëllim të bëjë ose e bën, duke e përdorur, kështu, kaderin, si mjet justifikimi e ngushëllimi për veten. Zoti thotë në Kur’an: "Pa dyshim, njeriut i takon vetëm ajo që ka bërë!" Po, Allahu e krijon edhe të mirën, edhe të keqen, sepse krijimi është i posaçëm vetëm për Të, por kush e kërkon të keqen, do ta heqë edhe ndëshkimin përkatës! Besimi në këtë mënyrë është parim për fillestarët. Nuk mund të lejohet që një fillestar të shkojë më tutje, ta trajtojë fund e krye çështjen e kaderit duke u marrë me hollësitë e tij, sepse kaderi është një çështje shumë delikate dhe një terren i rrëshqitshëm ku njeriu e humb ekuilibrin, i rrëshqasin këmbët dhe rrëzohet. Imam Adhami i ndalonte nxënësit e vet të debatonin për çështje të tilla. Dhe, kur e pyesnin se pse ai vetë debatonte për to, përgjigjej: "Unë flas sikur të kisha mbi krye një zog, duke u dridhur se mos e tremb e ikën!" Me fjalë të tjera, ai donte t’u thoshte nxënësve kështu: "Kur flisni, ju flisni (debatoni) për të dalë fitues mbi kundërshtarin. Gabimet e kundërshtarit ju gëzojnë. Prandaj unë ju ndaloj të flisni e të debatoni për çështje të tilla!"

Ndjeshmëria dhe delikatesa e kësaj teme nuk hedh hije mbi logjicitetin e çështjes që parashtrohet. Ndërkaq, kur parashtrohen dhe trajtohen disa çështje, nuk është e drejtë që njeriu të flasë spontanisht ose si t’i vijë për mbarë. Veçanërisht tema e kaderit kërkon përpikmërinë dhe pedantizmin e një mjeshtri argjendar ose kimist.


[1] Kur’ani, Saffat, 37/96.
[2] Në origjinal: muntehí.
[3] Këtu bëhet fjalë për dëshirën volitive dhe jo dëshirën pasive që mbetet thjesht dëshirë.
[4] Në origjinal: nefs, fryma, vetvetja e njeriut, ana subjektive dhe sensitive e njeriut.
[5] Kur’ani, Nisa, 4/79.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message