Ai Eshte Njeriu i Dimensioneve te Veçanta

Home » Albanian (Shqip) » Veprat » Dritë e Pashuar » Dritë e Pashuar-1 » Ai Eshte Njeriu i Dimensioneve te Veçanta

Ashtu si njeriu i sotëm i mjerë ka humbur gjithato kritere vlerash, ashtu edhe qëndrimi, vështrimi dhe mendimi i tij për profetët dhe veçanërisht për mbretin e profetëve, Hz. Muhammedin (s.a.v.) ndodhen sot në një gjendje krejtësisht të përmbysur. Ndërkaq, është kategorikisht e padrejtë ta vlerësojmë atë me kritere njerëzore sikur të ishte një njeri i zakonshëm.

Madje, kjo nuk është as e mundur. Sepse ai është një njeri i dërguar për ta rishikuar konfiguracionin e tokës dhe për t’i hapur njerëzimit horizonte të reja duke u pajisur, për këtë qëllim, me një shpirt të posaçëm dhe me kapacitete të posaçme, kështu që vlerësimi i tij i kapërcen kriteret tona. Duke u nisur nga kjo, kushdo që të përpiqet për të treguar për të, le të tregojë sa të dojë; ashtu siç duhet dhe plotësisht nuk mundet të tregojë! Njëri prej atyre që e kanë kuptuar më mirë atë, është Hasan b. Sabiti që thotë:

Me fjalët e mia Muhammedin nuk e lavdërova;
Fjalëve të mia me të lavdi u përftova…

Sipas kësaj thënieje, ajo çka u përfton bukuri fjalëve, është përmendja e bukur e tij midis atyre fjalëve, sepse shprehjet tona nuk kanë asgjë që mund t’i përftojnë atij! Në mënyrë po kaq lakonike janë shprehur edhe për Kur’anin mendimtarët e mëdhenj të këtij shekulli.[34]

Të gjitha këto, në një masë, janë rezultati i përjetimit të të njëjtave ndjenja e mendime. Kush është shprehur, frymëzimin nga i njëjti burim e ka marrë dhe të njëjtat gjëra i ka shprehur me të njëjtën formë. Dikush ka zgjeruar dhe qartësuar shprehjen e shkurtër të dikujt, kurse dikush tjetër është shquar për një frymë poetike më të avancuar, megjithatë, të gjithë janë vërtitur rreth po të njëjtit bosht.

Në të njëjtën formë edhe ne jetojmë të veçantën e të qenit ummet, bashkësi e Tij, dhe e deklarojmë me zë të lartë harenë tonë gjë që është, në të gjitha aspektet, “e mira, dhuntia e mundësisë për të falënderuar”. Sado që ta falënderojmë dhe lavdërojmë Zotin tonë që na ka bërë kryelartë me të mirën më të madhe dhe na ka bërë ummet të Hz. Muhammedit (s.a.v.), është pak. Ky është një Favor Hyjnor. Favorin Ai ia jep kujt të dojë dhe në masën që të dojë. Vetëm se është i gjerë sa nuk mund të matet me asnjë kriter dhe masë nga tonat. Po, ajo që na është dhuruar neve në krahasim me të tjerët, është një det favori që s’i gjendet bregu…

Ai është njeriu i dimensioneve krejt të veçanta. Ajo çka na takon neve të bëjmë, është zelli për ta akorduar veten në vijën dhe frekuencën e tij. Kur sigurohet kjo, në mes fillojnë biseda të hapura e të shifruara. Urdhrat i jep vetë i Dërguari i Allahut. Drejtimin ai e merr në dorë. Kurse cilësia e xhemaatit, bashkësisë, dhe shoqërisë që do të drejtojë, do të administrojë Ai, është e lartë në atë nivel sa t’i bëjë engjëjt të dëshiruar dhe të përjashtuar prej çfarëdo shpjegimi e përshkrimi.

Ndoshta disave këto thëniet tona mund të mos u duken objektive. Punë e madhe! Sidomos pasi që çdo ditë katër – pesë të rinj fytyrëdritë të kenë marrë shpirtërisht nga i Dërguari i Allahut ca përgëzime! Dhe sidomos pasi që disa prej tyre të thonë se kanë hyrë në lidhje me Të fare pa pengesë, drejtpërsëdrejti, madje në botën konkrete!

Ai është vazhdimisht midis nesh me konstitucionin e Tij shpirtëror dhe, sipas disave, me trajtën e Tij materiale të transformuar në dritë. Imam Sujutiu thotë se mbi shtatëdhjetë herë është parë me të Dërguarin e Allahut. Po, ai nuk ka vdekur në atë kuptim siç e themi ne, ai vetëm dimension ka ndryshuar. Do të ishte gabim të mendohej vdekja e tij si vdekja e një njeriu të zakonshëm. Sepse Kur’ani thotë se nuk kanë vdekur edhe për dëshmorët, pozita e të cilëve është dy shkallë më e ulët se pozita e profetëve. E nëse është kështu, si është e mundur të themi për të “vdiq” me kuptimin që i japim ne kësaj fjale? Ne mund të themi vetëm këtë që ai ka kaluar në një dimension tjetër. Eshtë për këtë arsye që e kanë parë atë njerëzit, shikimi i të cilëve zotëron mundësinë për të kapur ato dimensione. Këta njerëz e shohin atë personalisht atje…

Ata që shpëtojnë prej errësirës së trupit dhe të të qenit lëndë e që arrijnë nivelin jetësor të shpirtit, munden ta jetojnë në të njëjtin çast të shkuarën dhe të ardhmen. Ja, pra, njerëzit e këtij dimensioni edhe rrinë, në këtë çast, pranë e pranë me ju, edhe ndodhen gju më gju me të Dërguarin e Allahut katërmbëdhjetë shekuj më parë, në Shekullin e Lumtur. Personat prej kastës së njerëzve të Zotit të cilët thirren “ebdall”, mund të gjenden në të njëjtin çast në disa vende. E pse të mos ndodhet ai Mbreti i Profetëve edhe në botën e pastajme, edhe në botën tonë, edhe në praninë tonë, edhe në praninë e profetëve? Ndodhet e do të ndodhet!

Kam për qëllim që të gjitha ç’po them, t’i bëj themelin e atyre që do të them këtej e tutje. Kur shohim kah profetët dhe Profeti ynë, merr rëndësi të madhe këndi dhe qëllimi i vështrimit. T’i lëmë mënjanë profetët e mëdhenj; nëse parandjerja dhe njohja e shenjtorëve, e të urtëve dhe e mirëbërësve të mëdhenj kërkon një puritet shpirtëror të posaçëm dhe kthjelltësi ndjesore, si mund të njihen e të kuptohen profetët në klimën mjegullore të natyrës lëndësore? Atëherë, duke u përpjekur për t’i kuptuar ata, do të duhet të tregohemi tepër të kujdesshëm e të pozicionohemi me të gjithë delikatesën dhe etiketën e mundshme. Ky kujdes duhet të shtohet disa herë sidomos në përpjekjet për të njohur personalitetin e Hz.Muhammedit (s.a.v.). Por ç’e do që prapëseprapë, çdo njeri do të ndjejë e do të kuptojë për aq sa ia lejon fuqia e shikimit të syrit të zemrës së vet dhe, ndërkaq, askush nuk do të mundet ta konceptojë atë tërësisht me plot kuptimin e fjalës.

Po, Busajriu thotë kështu:

Njerëzit e përgjumur që jetojnë në ëndërra e qetësi,
Si munden ta kuptojnë të vërtetën e Tij?..


[34] “Nuk munda ta zbukuroj unë mrekullinë e vërtetë të Kur’anit; ndoshta, të vërtetat e bukura të Kur’anit ma lartësuan shprehjen time!” (Bediuzzaman Said Nursi, Mektubat, f. 370).

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message