Globalizimi dhe dialogu ndërkulturor

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Simpozium » Globalizimi dhe dialogu ndërkulturor

“Dikush që beson në superioritetin e tij, nuk ka për të ardhur kurrë në rrugën e dialogut” (Fethullah Gylen)

Proceset globalizuese, me anë të ngushtimit virtual të hapësirave gjeografike, kanë sjellë mundësinë e një komunikimi më të lehtë ndërnjerëzor. Si i tillë, edhe dialogu ndërkulturor, ndërfetar, ndërqytetërimor do të ndihmonte për të shmangur përplasjet e mëdha të paralajmëruara nga një sërë teoricienesh, që sipas Tomas Michel, reflektojnë mendimin e shumë politik-bërësve perëndimorë.

Paradigma e kësaj eseje është sesi instrumentet që ofrojnë proceset globalizuese mund të përdoren në funksion të kultivimit të dialogut ndërkulturor dhe jo gjakimit të konflikteve dhe përplasjeve. Për të përvijuar argumentet, duhet të parashtrojmë si fillim se pengesa kryesore në këtë rrugë dialogu është struktura përjashtuese e të menduarit me “Ne” dhe “Ata”. Respektivisht “Ne” dhe Ata”, është Perëndimi dhe Islami. Në të dyja këto pole ekzistojnë mendime paragjykuese që shndërrohen në barriera të dialogut ndërqytetërimor. Paragjykimi a priori si tjetri, i ndryshmi, inferiori, janë kristalizuar në mendime shumë të debatuara në diskursin kulturor modern. Pjellë e një strukture të tillë mendimi është edhe teoria e Samuel Huntington, mbi “Përplasjen e Qytetërimeve”.

Në essenë me të njejtin titull, Huntingon pretendon se “ndarjet kryesore mes njerëzimit dhe burimi mbizotërues i konfliktit do të jetë kulturorë… Përplasja e qytetërimeve do të mbizotërojë në politikën globale. Vija e shkarjes mes qytetërimeve do të jetë vija e betejës në të ardhmen”. Huntington në essenë e tij, duket qartë se neglizhon të përbashkëtat e qytetërimeve dhe kulturave të ndryshme. Përkundër kësaj ideje, tashmë kemi të kristalizuar qartë edhe një tjetër strukturë të menduari që rreket drejt dialogut e shkëmbimit kulturor, si mënyra më e mirë për bashkëekzistencë dhe harmoni globale.

Ky sistem mendimi, i përfaqësuar kryesisht nga Fethullah Gülen, i mshon idesë se njerëzimi ka më shumë vlera të përbashkëta se të kundërta. Sipas tij, dialogimi mes kulturave dhe feve të ndryshme krijon terrenin për të kultivuar paqen globale. Gylen argumenton se vlerat universale të njeriut promovohen nga të gjitha religjionet apo kulturat e ndryshme, duke tejkaluar ndasitë lokale.“… vlera të tilla si: dashuria, respekti, toleranca, mëshira, të drejtat e njeriut, paqja, vëllazëria, dhe liria, janë vlera që promovohen nga të gjitha religjionet.

Shumë prej këtyre vlerave gjejnë një artikulim të lartë në mesazhet e sjella nga Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi (a.s), madje edhe në mesazhet e dhëna nga Buda, Zarathustra, Lao Tzu, Konfuci dhe mesazherët Hindu.” Natyrisht që një ndër elementët kryesorë për të realizuar atë që thotë dhe Gylen është, është pranimi për të njohur “tjetrin”. Dialogimi në pozita jopariteti, ndërton një marrëdhënie përjashtuese. “Dikush që beson në superioritetin e tij, nuk ka për të ardhur kurrë në rrugën e dialogut,” vijon Gylen, duke qenë i bindur se njohja reciproke, përkundër kategorizimeve “Ne” dhe “Ata” do të sillte një atmosferë bashkëjetese në paqe. Natyrisht që kjo nuk është një përpjekje thjeshtësisht e realizueshme. Është shumë e rëndësishme që në dialogimin e religjioneve dhe kulturave të ndryshme të njihet gjuha e atij që e perceptojmë si “tjetri”. Ky është edhe një ndër problemet e sotme më të mëdha. Qytetërimet nuk njohin gjuhën e njëri-tjetrit dhe instrumentet që mund të çonin e në njohjen e gjuhës së përbashkët, keqpërdoren duke krijuar konfuzion. Në kushtet ne një shoqërie globale, dimensioni i keqpërdorimit të instrumentave që ka sjellë teknologjia e lartë, sjellë situata shumë më të hiperbolizuara se në kushtet e shoqërive të izoluara.

Kryesisht këtu bëhet fjalë për një pafundësi të mjeteve të komunikimit masiv, përdorimi i të cilave ndërton shpeshherë realitete virtuale që marrin kuptim vetëm në mendjet e sëmura. Të gjithë ne jemi të bindur se në këto momente për industrinë që e ka zvogëluar botën në një fshat global, pra median, më i rëndësishëm është fakti se Paris Hilton apo Christina Aguilera kanë veshur një fustan rozë me nuanca lejla sesa përpjekjet madhore të shumë intelektualëve për të krijuar kushtet e një shoqërie që jeton në harmoni.

Cektësia dhe shpeshherë tendencioziteti i servirjes së informacionit krijon situata agresiviteti mes kulturave dhe qytetërimeve të ndryshëm, siç mund të përmendim edhe rastin e publikimit disa kohë më parë të karikaturave për profetin Muhamed (a.s) nga një gazetë daneze. Por këto realitete që ndërtohen nga përdorimi i medias nuk kanë vetëm një dimension qesharak, por marrin edhe trajtën e një reagimi kriminal, siç mund të përmendim rastin e terrorizmit, i cili e mvesh vetveten me rrobën e një kulture apo religjioni që refuzon modernizmin apo qytetërimin perëndimor. Pra, është shumë e rëndësishme të kuptojmë se i njejti instrument mund të prodhojë situata të ndryshme, në varësi të përdorimit.

Fethullah Gylen thotë: “…ata që mbyllin rrugën e tolerancës janë bisha që kanë humbur humanizmin e tyre… Mëshira dhe toleranca do të shërojnë shumë prej plagëve tona, por vetëm nëse ky instrument hyjnor ndodhet në dorën e atyre që e kuptojnë këtë gjuhë. Përndryshe,  trajtimi jokorrekt që kemi përdorur deri tani, do të krijojë shumë komplikacione dhe do të vazhdojë të na konfuzojë.” Konfuzioni i përmendur nga Gylen mund të shmanget vetëm duke dialoguar dhe duke u përpjekur për të njohur gjuhët e ndryshme që flasin. Ato mund të jenë shumë më të ngjashme nga ajo që ne mendojmë. Askush nuk mund të thotë se qytetërimet e sotme përjashtojnë njëri-tjetrin.

Ky është një spekullim i cekët që merr trajtë serioze vetëm në kushtet e njohurive sipërfaqësore. Bryan Turner, studiues i njohur, na servir argumenta se “…asnjë imazh i perëndimit nuk është i kuptueshëm dhe i plotë nëse nuk përfshin një tablo plotësuese të tjetrit (Islamit). Islami është pjesë përbërëse e pashuar e çdo diskursi të kaluar për identitetin perëndimor, qoftë ai fetar dhe paramodern, apo imperialist dhe modern. Diskursi orientalist ishte në fund të fundit për origjinën e perëndimit, jo për origjinën e Lindjes…” Kjo është një thirrje për ta parë dialogun ndërkulturor si një formë e zhvillimit të vetë qytetërimeve dhe jo si një mundësi e ushtrimit të hegjemonisë, imponimit të vlerave lokale, nëpërmjet mundësive që ofron një shoqëri globale. Ideja se një pjesë e botës ka të drejtën misionare për të nxjerrë pjesën tjetër nga obskurantizmi, prapambetja dhe supersticioni, është e gabuar dhe natyrisht që nxit konflikte që nuk janë në të mirë të askujt.

Tomas Michel, në një esse për këtë çështje thotë se: “për disa, në një mënyrë ose në një tjetër, modernizimi implikon perëndimizimin, për të cilët kjo është bërë një fjalë kyç… Ata shpesh e shohin veten si mbartës të misionit për të përcjellë një kuptim ndriçues të jetës mbi ata që janë të kooptuar nga prapambetja, supersticioni dhe obskurantizmi.” Ky është një referim i cekët, sipërfaqësor dhe nxitës konfliktesh, që vjen si pasojë e mosnjohjes së tjetrit dhe për më keq mospranimit për ta njohur tjetrin. Njohja e mirë e njëri-tjetrit do të na bëjë të zbulojmë se kemi më shumë të përbashkëta se të veçanta.

Modelet e ndryshme të jetesës nuk tejkalojnë vlerat e përbashkëta universale që na bashkojnë. Sipas Eduard Said “…ne të gjithë notojmë në të njejtat ujëra; perëndimorët, myslimanët apo të tjerët. Përderisa ujërat janë pjesë e oqeanit të historisë, përpjekja për t’i çarë apo për t’i ndarë ato me pengesa është e kotë. Ka kohëra të tensionuara, por është më mirë të mendojmë për komunitetet e fuqishme apo të dobta, politikat laike të arsyes apo injorancës dhe parimet e drejtësisë apo padrejtësisë, sesa të endemi në kërkim të abstraksioneve të gjera që mund të na japin kënaqësi të çastit, por na ndihmojnë shumë pak që ta njohim veten tonë ose na japin shumë pak analiza informuese. Teza e “Përplasjes së qytetërimeve” është një mashtrim ashtu si “Lufta e Botëve”, më shumë për forcimin e vetëbesimit mbrojtës se sa për kuptimin kritik të ndërvarësisë çorientuese të kohës sonë.”

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message