Përshëndetjet e përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Shqipëri

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Simpozium » Përshëndetjet e përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Shqipëri

Pikat e përbashkëta dhe ndarja e përgjegjësive për të ndërtuar një botë të lumtur dhe në paqe për të gjithë, e bën të nevojshëm dialogun fetar dhe ndërkulturor mes tyre. Ky dialog do të zhvillohet si një proces i nevojshëm dhe udhëheqësit e të gjitha feve do të gjejnë rrugët e nevojshme për t’u bërë të aftë dhe për të ndihmuar njëri tjetrin. Sepse të gjitha fetë hyjnore janë ushqyer nga i njëjti burim, megjithëse ata kanë jetuar si fe rivale për shekuj me radhë.

Lexoni përmbajtjen…

Përshëndetjet e përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Shqipëri

Pikat e përbashkëta dhe ndarja e përgjegjësive për të ndërtuar një botë të lumtur dhe në paqe për të gjithë, e bën të nevojshëm dialogun fetar dhe ndërkulturor mes tyre. Ky dialog do të zhvillohet si një proces i nevojshëm dhe udhëheqësit e të gjitha feve do të gjejnë rrugët e nevojshme për t’u bërë të aftë dhe për të ndihmuar njëri tjetrin. Sepse të gjitha fetë hyjnore janë ushqyer nga i njëjti burim, megjithëse ata kanë jetuar si fe rivale për shekuj me radhë.

Baballarët tanë nuk kishin shumë shkollë, nuk kishin shumë dijeni, si njerëzit kohëve të sotme, por ishin të mençur e të thjeshtë, që i respektonin bindjet fetare të besimtarëve të feve të tjera. Kurrë nuk diskutonin probleme të karakterit fetar të feve të ndryshme dhe ishin tepër të kujdesshëm ndaj referimeve për palën tjetër. Shkurt, i shmangeshin politikave të tilla në çdo aspekt ndërfetar, për të mos krijuar shkaqe për keqkuptime dhe konflikte.

Këtu qëndronte thelbi i mirëkuptimit, me këtë ata u bënë simbol i tolerancës së madhe të njohur jo vetëm tek shqiptarët, por madje në të gjithë botën. Po të shikojmë dialogun fetar në kontekstin islam, që 14 shekuj me radhë kishin bërë thirrje dhe kishin rekomanduar me të madhe dialogun dhe harmoninë për të gjithë botën.

Kur’ani i bën thirrje të gjithë besimtarëve dhe i drejtohet edhe Pejgamberit (a.s.):

“Thuaj o ithtarë të librit, ejani tek një fjalë që është e njëjta mes nesh e jush, të mos adhurojmë tjetër përveç Zotit dhe mos t’i bëjmë shok atij.” Më tepër sesa një urdhër, kjo është një thirrje për bashkëpunim dhe të kapërcyer ndarjet. Thirrja që i jep Zoti Pejgamberit (a.s.), përfaqëson deklaratën më të përgjegjshme me të cilën anëtarë të të gjitha feve mund të bien dakord.

Në kohën e Profetit Muhammed (a.s.) një delegacion i krishterë kishte shkuar në Medine dhe atje kishte zhvilluar biseda të gjata me Profetin tonë (a.s) në xhami. Gjatë kohës së takimit, të krishterë kërkuan kryerjen e riteve të tyre fetare, por nuk dinin se ku mund t’i kryenin ato. Muhammedi (a.s.), e kuptoi shqetësimin e tyre dhe i ftoi të kryenin shërbimin e tyre fetar në xhami, në njërin nga vendet më të shenjta të Islamit, e cila në të ardhmen do të bëhet normë e sjelljes islame.

Toleranca jonë duhet të jetë aq e gjerë, saqë ne duhet të tregojmë respekt për mendimet ndryshe dhe të falim çdo gjë që mund të falet, edhe kur të drejtat tona të patjetërsueshme shkelen, ne duhet të respektojmë vlerat njerëzore dhe të përpiqemi të vendosim drejtësi. Edhe përballë mendimeve më të ashpra dhe ideve më mizore, me një kujdes Profetik, ne duhet të përgjigjemi me një ëmbëlsi të tillë që Kur’ani e quan fjalë të buta. Toleranca të cilën ne një herë e përdorim në vend të respektit e mëshirës, bujarisë dhe të vetëpërmbajtjes është gjithçka, gjithashtu një burim shumë i rëndësishëm i disiplinës shpirtërore dhe një virtyt i njerëzve të përsosur, i njerëzve besimtarë, i njerëzve me zemër të gjerë. Duke ju të nderuar ju përshëndes dhe ju faleminderit.

Haxhi Selim Muça
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Bismilahi Rrahmani Rrahim! Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar autoritete të larta të shtetit, të nderuar klerikë, të nderuar studiues, deputetë dhe të ftuar. Në takimin e sotëm ju përshëndes të gjithëve në cilësinë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, duke ju uruar punë të mbarë në ditën e sotme, në mënyrë të veçantë në ditët e sotshme, dialogu ndërfetar dhe kulturor, kanë vlera te mëdha. Këto vlera jo vetëm që nuk mund të varrosen, përkundrazi duhet që t’i nxjerrim në dritë të diellit, duhet t’i ndriçojmë, duhet të marrim dritë nga drita e tyre. Populli ynë me ndihmën e të Madhit Zot, gjatë gjithë historisë së tij është karakterizuar nga dialogu i sinqerte dhe toleranca e vazhdueshme. Udhëheqësit e të katër komuniteteve nuk kanë parë asnjëherë se çfarë i ndan, por çfarë i bashkon.

Secili besimtar shqiptar e ka mbajtur të gjallë edhe në kushtet më të vështira. Në mënyrë të veçantë ne myslimanët mund të krenohemi për dialogun fetar, unë dua vetëm t’ju kujtoj sot, qindra vjet më parë  Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të), arriti të zgjidhte konflikte në Medinen e famshme. Marrëveshja që u arrit prej tij midis hebrenjve dhe arabëve, mbetet akoma sot model i dialogut fetar dhe kulturor. Profeti Muhamed, si i dërguari i Zotit përmes marrëveshjeve së Medines, i përcolli botës mesazhin e shkëlqyer të tolerancës. Falënderojmë Zotin që na dërgon këtë mirëkuptim në një botë me luftëra dhe mërish historike.

Të nderuar koordinatorë të këtij takimi, më lejoni t’ju uroj në emër të miliona besimtarëve bektashianë kudo të botë, t’ju siguroj se do të mbetemi model i tolerancës dhe dialogut fetar. Asnjë lodër e rrezikshme ngado që të vijë, nuk do mundet që të prishë harmoninë fetare të Shqipërisë.

Zoti ju bekoftë të gjithëve. Amin.

Haxhi Dede Reshat Bardhi
Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Urimet më të mira për këtë simpozium dhe njëherë sjell vëmendjen, nevojën e këtij dialogu midis kulturave dhe midis feve. Është pa dyshim nder për ne si shqiptarë, që të shikojmë këtë kulturë të tolerancës, madje dhe fjala tolerancë shpesh herë nuk është termi ndoshta i duhur, por më tepër do të thosha harmonia, respekti ndaj njëri-tjetrit, në radhë të parë si njerëz dhe pastaj, kuptohet me të gjitha veçoritë dhe dallimet që na ka sjellë jeta, që të jemi pranë njëri-tjetrit. Për simpoziumin e sotëm uroj që ai të arrijë qëllimet, të gjithë folësve dhe të të tjerëve që do të dëgjojmë në vazhdim. Ju uroj suksese dhe urime për temën që keni zgjedhur.

Përfaqësuesi i Kishës Ortodokse

Përshëndetje në emrin e Imzot Rrok Mirdita, i cili nuk pati mundësi të vijë këtu sot dhe në emrin e Kishës Katolike. Tema e këtij simpoziumi është për dialogun dhe flasin jo thjesht për bashkëjetesë paqësore, ose për mirëkuptim, por për dialog. Atëherë kjo nuk është vetëm tolerancë, por duhet të kuptojmë se po kalojmë nga toleranca në bashkëpunim. Të kërkojmë më shumë bashkëpunim, sepse nuk është problem të bashkëjetojmë, për fat të mirë Shqipëria e ka këtë traditë, ekziston një bashkëjetesë paqësore mes feve të ndryshme. Është një shenjë shumë pozitive, por të gjithë besimet duhet të jenë të angazhuara më shumë, për të shpallur dhe për të komunikuar vlerat e vërteta. Afërsisht para 15 vitesh Zhak de Lore, i cili ishte atëherë President i Komisionit Evropian, ka thënë se Evropa ka nevojë për t’i shpjeguar dhe t’i japim asaj një shpirt. Dhe kush mund t’i japë këtë shpirt Evropës? Janë besimet, sepse ne kemi një rol politik në shoqëri, jemi ne të cilët duhet të shpallim vlerat e vërteta. Ne besojmë në shumë vlera të përbashkëta dhe jemi ne të cilët mund të dëftojmë dinjitetin e vërtetë të njeriut, të drejtat e vërteta të tij, të angazhohemi për paqen dhe për drejtësinë e vërtetë, por të gjitha këto vepra e bëjnë botën një vend më të denjë për njeriun.

Përfaqësuesi i Kishës Katolike

Mbajtur në simpoziumin “Dialogu ndërfetar e ndërkultutor si vlera integruese”, 17 maj 2008.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message