Domosdoshmeria e Dialogut Nderfetar dhe Nderkulturor per Stabilitetin ne Ballkan

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Simpozium » Domosdoshmeria e Dialogut Nderfetar dhe Nderkulturor per Stabilitetin ne Ballkan

Me fillimin e mijëvjeçarit të ri shoqëria botërore dhe për rrjedhojë edhe ajo ballkanike po ndeshet me një sfide të re; atë të globalizimit. Globalizimi natyrshëm është konceptuar edhe si mundësi për përfitim por edhe si kërcënim dhe kjo varet nga specifikat e vendeve te vecanta dhe nga reagimi i vete shoqerive te ketyre vendeve karshi sfides se globalizimit. Kuptohet qe globalizimi prek shume aspekte qe jane ekonomike, politike, ushtarake, kulturore, shoqerore dhe fetare. Por, une do te kufizohem vetem ne aspektin kulturor dhe fetar sepse behet fjale per nje rajon si Ballkani qe eshte shume kompleks nga pikepamja etnike, kulturore dhe fetare.

Ne referatin tim te shkurter une do te perpiqem te bej bashke dhe te shikoj efektin shkak pasoje midis dy ceshtjeve shume sensitive qe jane nga njera ane dialogu nderkulturor dhe nderfetar dhe nga ana tjeter ndikimi i tyre i drejteperdrejte ne stabilitetin e qendrueshem ne rajon duke u bere keshtu perfitues ne procesin e globalizimit. Duke e pare stabilitetin ne rajon te lidhur ngushte me rendesine e dialogut nderkulturor dhe nderfetar une bie dakort me konsideraten se rajoni ka lene mbrapa konfliktet e formesuara nga nacionalizmi ekstrem. Kjo nuk do te thote se nuk ka dhe nuk pranoj mendime te kunderta por mendohet se mbas 11 shtatorit tendecat e reja globale parashtrojne se stabiliteti i rajonit mund te kercenohet nga konfliktet me prapavije fetare apo kulturore.

Ne mbeshtetje te kesaj teze qe sapo ekspozova une do te levize ne fjalen time ne tre pista:

  • ne fillim do te parashtroje percaktimin normativ se konfliktet ne ballkan nuk jane formesuar per arsye fetare apo feja nuk ka qene burim paresor konflikti ne rajon dhe do te perpiqem te argumentoj edhe arsyet perkatese
  • pra shikohet se do leviz ne histori se pa ditur nga vjen nje rajon eshte e veshtire te projektosh me cilesine e duhur se ku duhet te shkosh. Mbas ketij kendveshtrimi te shkurter historik une do te argumentoje edhe
  • rendesine e dialogut nderkulturor dhe nderfetar si domosdoshmeri per stabilitetin e rajonit.
  • dhe së fundi do të përfundoj me konkluzionet.

1) Konfliktet ne ballkan nuk jane formesuar per arsye fetare apo feja nuk ka qene burim paresor konflikti

Cilat kane qene shkaqet e konflikteve ne Ballkan?

Ballkani është formuar nga një histori unike.  Si asnjë pjesë tjetër e kontinentit ai është sunduar për dy mijëvjeçarë nga një seri perandorish shumë-etnike. Fuqitë e Mëdha të së kaluarës; Romakët, Turqit, Austriakët, Gjermanët, Francezët, Britanikët dhe Rusët, të gjithë së bashku kanë dominuar apo kërkuar të dominojnë këtë  rajon. Perandorite multietnike gjeneruan një mozaik te gjere popujsh, gjuhësh, besimesh, dhe kulturash ne rajon. Karakteristika përfshirëse e të gjitha vendeve të Ballkanit është fakti se ato janë shtete pritëse të minoriteteve të mëdha etnike të përqëndruara në kufijtë me shtetet fqinje nga ku edhe këto minoritete kanë ardhur. Pra, Ballkani është vendi ku bashkëjetojnë rreth 20 popuj të cilët flasin gjuhë të shumta dhe praktikojnë tre fe kryesore: katolicizmin, ortodoksizmin dhe islamin.

Por, secili nga shtetet e Ballkanit ka periudhen e vet të lavdisë, që përputhet me pushtimin maksimal të territorit. Këto zgjerime territori erdhën përmes luftrave apo si shpërblime të fuqive të mëdha dhe kanë ndodhur në periudha të ndryshme historike. Kështu, shqiptaret përjetuan prosperitetin e madh gjatë kohëve romake. Përparimi i sllavëve i preku thellë tokat shqiptare. Maqedonasit njohin dhe kujtojnë si kohët e lavdisë të tyre ato të Filipit II dhe Aleksandrit III (periudha para mesjetare), kur mbretëria Maqedonase u shtri deri në Persi dhe Mesdhe. Bullgarët kanë parë me interes perandorinë e car Asenit II (kohët mesjetare), i cili e shtriu Bullgarinë nga Adriatiku deri në Detin e Zi. Serbët kanë arritur kulmin e lavdisë së tyre gjatë sundimit të car Dushanit (shek.XIV), kur Serbia përfshiu pjesë të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë veriore.

Përmbledhja e mësipërme historike tregon qartë se pjesa më e madhe e kombeve në rajon kanë konkuruar dhe pretenduar një territor të përzier dhe këtu qëndron shkaku qëndror i konflikteve të përhershme. Kështu, lëvizjet dhe konfliktet në rajon janë frymëzuar dhe shkaktuar nga etno-nacionalizmi që derivon nga koncepti etno- territorial.

Sikurse edhe analizuam feja ne vetvete nuk ka qene shkak paresor ne konfliktet e vashdueshme ne Ballkan. Por, edhe pse Ballkani nuk e ka përjetuar asnjëherë llojin e luftrave fetare të zhvilluara në Europën Qëndrore dhe Perëndimore, feja sidoqoftë luajti një rol të konsiderueshem në konfliktet etnike. Tendenca për të identifikuar lidhjet e ngushta fetare me një grup specific etnik dhe liria relative fetare brenda Perandorisë Otomane u kombinuan për t’i bërë kishat lokale si simbole qëndrore të formësimit të  nacionalizmit brenda Ballkanit. Kështu, Kisha Latine nuk ishte vetëm një element i rëndësishëm që i bëri kroatët të ndryshëm nga serbët, por edhe një pikë grumbullimi ku formësohej nacionalizmi kroat kundër serbëve. Në të njëjtën mënyrë, Kisha Ortodokse Serbe u bë fokusi i nacionalizmit serb. Po keshtu islamizimi i popullsise shqiptare ishte nje faktor mjaft i rendesishem per t’i shpetuar presionit asimilues. Shqiptaret midis te tjerave perqafuan fene islame edhe per te ruajtur identitetin e tyre kombetar.

2) Domosdoshmeria e dialogut nderkulturor dhe nderfetar si garantues i stabilitetit per te tashmen dhe te ardhmen e rajonit

Rajoni duket se ka lene mbrapa nacionalizmin ekstrem dhe deshira e popujve te ballkanit eshte t’i bashkengjiten Europes. Keshtu, Maqedonia eshte nje hap perpara Shqiperise ne procesin e integrimit Europian ndersa Shqiperia nje vit me pare nenshkroi MSA. Serbia po keshtu ka shprehur vullnetin per anetarsim ne BE. Pra, qytetaret ne Ballkan duket se kane deshire te jetojne ne paqe dhe nga ketu buron rendesia e dialogut nderfetar dhe nderkulturor per ta mbajtur rajonin larg konflikteve me prapavije fetare qe mund te ekspozohen.

Mbas 11 shtatorit flitet per perplasje kulturash dhe civilizimesh dhe kuptohet qe mungesa e dialogut pashmangerisht do te prodhoje perplasje kulturash. Kjo sepse perplasja e civilizimeve eshte produkt i mendesise se kultura e nje grupi shoqeror eshte  superiore karshi grupit tjeter. Dhe natyrshem kjo ndjenje superioriteti te ndersjellte lind nga vakumi qe krijohet nga mungesa e dialogut. Dialogu nderkulturor apo nderfetar nenkupton nje process, nje seri aktivitetesh qe perseriten per te krijuar sherbime qe per rastin tone keto sherbime nenkuptojne nje shoqeri ballkanike me shume te sigurte, me shume te stabilizuar dhe me shume te integruar. Infrastruktura e ketij procesi perfshin vete institucionet e besimeve fetare, shoqerine civile, intelektualet, median te cilat nepermjet perpjekjeve te perbashketa promovojne nje mirekuptim reciprok te diferencave qe ekzistojne midis feve dhe kulturave te ndryshme dhe duke bere keshtu rrisin edhe vete kulturen e dialogut ne shoqeri. Shoqata Prizmi eshte nje shembull konkret per rolin e saj aktiv ne promovimin e vlerave te perbashketa pozitive qe kane tre besimet kryesore fetare qe funksionojne ne Shqiperi. Po keshtu ne Bosnje, funksionon Keshill Nderfetar i cili perfshin kater drejtuesit e besimeve kryesore fetare ne kete vend. Aktiviteti kryesor i ketij keshilli eshte dialogu nderfetar si nje instrument paresor per te shmangur konfliktet dhe tensionet sociale qe mund te lindin nga paragjykimet per fete dhe kulturat respektive. Dialogu i vashdueshem dhe respekti per vlerat qe kane fe apo kultura te ndryshme krijon mirebesimin reciprok dhe eshte menyra me  e mire per te larguar paragjykimet qe ekzistojne per fe apo kultura te ndryshme. Diferencat midis feve dhe kulturave te ndryshme nepermjet institucionalizimit te dialogut shihen si advantazhe per te rritur bashkepunimin me perfitim reciprok dhe jo per te provokuar konflikte. Qellimi i perbashket eshte qe te mesojme per te jetuar ne harmoni me diferencat dhe kjo mund te realizohet vetem nepermjet dialogut nderfetar dhe nderkulturor.

Konkluzion

Roli i kulturave dhe feve te ndryshme per forcimin e dialogut dhe bashkepunimin midis individeve dhe kombeve ne rajonin tone merr nje rendesi edhe me te madhe ne kontekstin e sotem. Bota po ndesh terrorizmin si nje kercenim global i cili ne jo pak raste lidhet me ekstremizmin fetar. Shkaku i terrorizmit nuk eshte besimi fetar por interpretimi ne menyre te gabuar i fese. Keshtu dialogu nderfetar dhe nderkulturor kerkon angazhimin  e shoqerise civile, liderve fetare, qeverive respektive dhe intelektualeve ne nje pune intesive dhe shume te kerkuar per te ndaluar influencen shkaterruese dhe destabilizuese te ekstremisteve. Kjo kerkon edhe me shume ndihme nderkombetare per organizimin e seminareve, konferencave dhe studimeve qe i perkushtohen dialogut nderfetar dhe nderkulturor. Per me teper, perpjekjet per te ngritur rrjete bashkepunuese midis teologeve, klerikeve dhe gazetareve duhet te intesifikohen ne te ardhmen. Kjo do te çonte edhe ne publikimin e revistave nderfetare dhe materialeve te tjera te perbashketa. Keto publikime do te ishin edhe reklama me e mire e dialogut nderfetar dhe nderkulturor qe eshte zhvilluar dhe eshte duke u zhvilluar ne rajon.

Mbas një periudhe konfliktesh dhe ndarjesh Ballkani duket i motivuar dhe i angazhuar drejt dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar duke ekspozuar kështu se ka arritur të kuptojë se çelësi i zgjidhjes se situatave delikate që mund të ekspozojë e ardhmja qëndron në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal. Treguesi me i mire i maturisë se shoqërive tona është fakti se për një periudhë të shkurtër Ballkani po transformohet nga një konsumator i madh i sigurisë në një rajon që po ndihmon në vendosjen e paqes dhe stabilitetit kudo në botë.

Kumtesë e mbajtur në simpoziumin “Domosdoshmëria e Dialogut Ndërfetar e Ndërkulturor për Paqen Botërore”, Maj 2007, Tiranë oraganizuar nga Komunitetit Mysliman i Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Shtëpia Botuese PRIZMI, Instituti i Kontakteve Kulturore dhe Instituti për Mirëkuptim dhe Dialog.

Dr. Ferdinand Xhaferaj ishte një nga organizatorët e këtij simpoziumi në cilësinë e Drejtorit të Institutit për Mirëkuptim dhe Dialog.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message