Fethullah Gylen, Zëri Më i Bukur i Islamit

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » Fethullah Gylen, Zëri Më i Bukur i Islamit

Prof. Helen Rose Ebaugh, pedagoge e degës së sociologjisë në Universitetin Houston, përgatiti një konferencë në Bruksel me titull “Lëvizja Gylen”. Si drejtuese e sociologjisë amerikane, prof. Rose ka qenë ndër nismëtaret e para në hapjen e degës së sociologjisë fetare në shoqërinë amerikane. Në konferencë Ebaugh pasqyroi disa detaje nga libri i saj i titulluar “Lëvizja Gylen: Analiza sociologjike e një lëvizjeje sociale me origjinë islame”.

Ebaugh pohon se dëshira për të shkruar një libër rreth lëvizjes Gylen i ka ardhur pas sulmeve të 11 shtatorit. “Pas sulmit të kullave binjake kam vënë re fillimin e një fushate negative kundër Islamit. Myslimanët shiheshin si terroristë dhe asnjë lider mysliman nuk bënte ndonjë sqarim rreth kësaj teme. Ndërkohë, sytë më kapën një artikull në gazetën Washington Post. Në atë artikull dikush thoshte se myslimani nuk mund të jetë terrorist dhe në të njëjtën kohë terroristi nuk mund të jetë mysliman. Në çastin kur unë po kërkoja zërin e Islamit, këto fjalë më mbetën në mendje sepse Fethullah Gylen ishte lideri i parë i cili reagoi ndaj sulmeve të 11 shtatorit. Pas kësaj ngjarjeje, në një konferencë dëgjova përsëri të flitej për të njëjtin emër. Për të flitej me shumë respekt e dashuri. Më vonë vendosa të analizoj këtë emër dhe nisa të shkruaj librin.”

Duke theksuar se ka shkuar në Turqi për të shkruar librin Ebaugh thotë: “Me këtë rast pata mundësinë të njoh edhe kulturën e vendit, edhe kulturën që i përket bashkësisë së Lëvizjes Gylen. Kam vizituar afërsisht tetë shkolla të Lëvizjes Gylen të vendosura në qytete të ndryshme të Turqisë. Gjithashtu kam takuar dhe zhvilluar intervista me doktorë, drejtues dhe biznesmenë të cilët i shërbejnë lëvizjes. Disa herë kam qenë e ftuar edhe për darkë në shtëpitë e tyre. Kam vizituar disa nga institucionet më të rëndësishme të krijuara nga pjesëmarrësit e lëvizjes si: Gazetën Zaman, Kanalin Televiziv STV, Bankën Asya, Lidhjen e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, Universitetin Fatih, Spitalin Sema dhe Fondacionin “A ka njeri?”.

Duke nënvizuar dhe një herë faktin se lëvizja Gylen është një lëvizje e përhapur në të gjithë botën dhe shkollat e hapura janë zemra e kësaj lëvizjeje, Ebaugh theksoi se kjo lëvizje ka arritur suksese të paarritshme dhe se thirrja për dialog dhe paqe e bërë nga vetë ajo nuk do të mbetet pa përgjigje. “Kur kam filluar të studioj rreth Fethullah Gylenit kam pasur shumë kundërshtarë”, thotë Ebaugh dhe shton se gjatë studimit të saj nuk ka hasur asnjë shembull negativ.

Ebaugh deklaron se shërbimi i dhënë nga kjo lëvizje që ka arsimuar dhe edukuar specialistë të fushave të ndryshme nuk do të nënvlerësohet. Ajo pohon se modelet e edukimit dhe të arsimimit të lëvizjes duhen marrë si shembull dhe se edhe presidenti i SHBA Barak Obama ndjen simpati për këtë lëvizje.

Profesoresha e nderuar pohoi se libri tjetër do të jetë rreth analizave të bëra mbi institucionet Gylen jashtë Turqisë.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message