Turqia rrezikon të përballet me sanksione ekonomike

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » Turqia rrezikon të përballet me sanksione ekonomike

Themeluesi dhe drejtori i Shoqatës së Projektit për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Teksas, James C. Harrington, thotë se, nëse Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, e detyron qeverinë turke që ta shpallë Lëvizjen Hizmet si ‘organizatë terroriste’, atëherë Turqia mund të rrezikojë që të përballet me sanksione ekonomike.

Themeluesi dhe drejtori i Shoqatës së Projektit për të Drejtat e Njeriut me qendër në Teksas, James C. Harrington, është një nga lektorët më në zë të Universitetit të Teksasit dhe prej 25 vitesh jep mësim në Fakultetin e Drejtësisë të këtij Universiteti. James C. Harrington njihet dhe si një nga mbrojtësit e kauzave të të drejtave të njeriut dhe sipas tij, nëse qeveria turke merr një vendim të tillë për të shpallur Lëvizjen Hizmet si ‘organizatë terroriste”, është e sigurtë që faktori ndërkombëtar nuk do ta njohë një vendim të tillë, ndërkohë që Turqia mund të përballet me sanksione të rënda ekonomike.

Harrington shprehet se, që të marrësh një vendim të tillë, më parë duhet të ndiqen të gjitha procedurat gjyqësore dhe akuzat duhet të provohen në gjykatë. E drejta ndërkombëtare, për çështje të tilla, imponon gjithmonë një hetim të pavarur dhe është kategorikisht kundër çdo vendimi që e shpall një grupim si organizatë terroriste vetëm për qëllime politike të qeverisë në pushtet. Në një intervistë për të përditshmen “Yeni Hayat”, James C. Harrington ka paraqitur gjithë mendimin e tij në lidhje me çështjen në fjalë.

Sa legjitime është kërkesa e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, i cili  kërkon që me vendim të qeverisë, pa u mbështetur në ligj dhe pa një vendim të formës së prerë nga gjykata, të shpallë Lëvizjen “Hizmet” organizatë terroriste?

Për të marrë një vendim të tillë dhe, mbi të gjitha, për të vënë një zbatim një vendim të tillë, duhet që të ketë patjetër një proces gjyqësor dhe hetime të pavarura. Një vendim i tillë mund të merret vetëm pasi të kenë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore dhe të jenë faktuar akuzat. Kjo është gjithnjë e panegociueshme. Nëse nuk ka një vendim të gjykatës, atëherë ekzekutivi vepron në një mënyrë të tillë që lë të kuptohet se pas saj fshihet diçka tjetër. Kongresi Amerikan mund t’i japë të drejtën Presidentit për një çështje të tillë, por nëse kjo e drejtë përdoret për të ndikuar apo për të persekutuar të tjerët, atëherë Presidenti përgjigjet para gjykatës.

Ndërkohë, si e përcakton e drejta ndërkombëtare një vendim të tillë?

Sikundër e shpjegova dhe më sipër, ligjet ndërkombëtare imponojnë gjithmonë hetime dhe një proces gjyqësor të pavarur. Ligjet ndërkombëtare janë kategorikisht kundër shpalljes së një grupi të caktuar si organizatë terroriste, duke u bazuar vetëm në arsye apo qëllime politike. Që një grup i caktuar të shpallet organizatë terroriste, ai grup duhet pikë së pari të mbështesë dhe të përdorë dhunën.

Sipas jush, cili do të jetë reagimi i faktorit ndërkombëtar për një vendim të tillë të pambështetur në ligj?

Faktori ndërkombëtar duhet të reagojë shumë ashpër ndaj një vendimi të mundshëm të tillë. Nëse Erdogan merr një vendim të tillë, atëherë ndaj Turqisë mund të vihen në zbatim sanksione të rënda ekonomike. Mos prisni që të besojmë se Lëvizja Hizmet është me të vërtetë organizatë terroriste.

A mendoni se faktori ndërkombëtar do ta marrë seriozisht në konsideratë një vendim të tillë?

Faktori ndërkombëtar është i vetëdijshëm që Erdogan është tashmë një autokrat dhe e di mjaft mirë që ai i persekuton dhe i shtyp kundërshtarët e tij politikë. Askush nuk e beson që Lëvizja Hizmet është një organizatë terroriste. Të gjithë e dinë që çdo deklaratë apo qëndrim i Erdoganit për këtë çështje është një gënjeshtër ose një përrallë e re. Erdogan as nuk do t’ia dijë se çfarë mendon faktori ndërkombëtar për këtë çështje. Për sa kohë nuk do të ketë  sanksione ekonomike, ai do të vazhdojë të ushtrojë dhunë dhe presion ndaj kundërshtarëve të tij. 

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message