Riçiardone: Lëvizja për Shërbim, asnjë problem për SHBA-të

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » Riçiardone: Lëvizja për Shërbim, asnjë problem për SHBA-të

Riçiardone: Lëvizja për Shërbim, asnjë problem për SHBA-të

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, Frank Riçiardone, i ftuar në konferencën me temë “Islami dhe Politika e Jashtme në Turqinë e re”, zhvilluar të mërkurën në Uashington, tha se zyrtarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, pavarësisht pretendimeve të tyre në adresë të Lëvizjes për Shërbim, deri më tani nuk kanë paraqitur asnjë provë që e implikon këtë të fundit në aktivitete të jashtëligjshme dhe që kërcënojnë sigurinë. Ai shprehet se e ka të vështirë të kuptojë se si mund të përbëjë kërcënim për shtetin një lëvizje, e cila ka bërë shumë dhe ka një ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe SHBA-ve. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e shikon Lëvizjen për Shërbim si një grup terrorist, aq më tepër të rrezikshëm. Pikë!” – u shpreh ai.

Riçiardone: Lëvizja për Shërbim, asnjë problem për SHBA-të Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, Frank Riçiardone, i ftuar në konferencën me temë “Islami dhe Politika e Jashtme në Turqinë e re”, zhvilluar të mërkurën në Uashington, tha se zyrtarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, pavarësisht pretendimeve të tyre në adresë të Lëvizjes për Shërbim, deri më tani nuk kanë paraqitur asnjë provë që e implikon këtë të fundit në aktivitete të jashtëligjshme dhe që kërcënojnë sigurinë. Ai shprehet se e ka të vështirë të kuptojë se si mund të përbëjë kërcënim për shtetin një lëvizje, e cila ka bërë shumë dhe ka një ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe SHBA-ve. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e shikon Lëvizjen për Shërbim si një grup terrorist, aq më tepër të rrezikshëm. Pikë!” – u shpreh ai.

“Zyrtarët e lartë mund të vijnë tek unë dhe të ankohen për mendimtarin Fethullah Gylen. Më tregoni një provë që vërteton që janë shkelur ligjet tuaja, apo ligjet tona? Më thoni ku është përdorur dhunë në ndonjë rrethanë apo vend të caktuar? Çfarë krimi kanë bërë? Janë të implikuar në pastrim parash? Në trafikim të qenieve njerëzore? Kanë problem me vizat? Ata [qeveria turke] në asnjë rast nuk janë shprehur se është shkelur ligji apo se është kryer ndonjë krim. Askush nga përfaqësuesit e qeverisë dhe shtetit turk, në bisedat zyrtare të zhvilluara me mua, nuk kanë sugjeruar dhe paraqitur prova se Lëvizja për Shërbim në aktivitetin e saj ka shkelur ligjin,” – u shpreh ai.

Ambasadori Riçiardone që nga shtatori i vitit të kaluar është angazhuar si Zëvendëspresident dhe Drejtor i Qendrës së Këshillit të Atlantikut për Lindjen e Mesme “Rafik Hariri”. Pas hetimeve dhe publikimit të skandalit për korrupsion më 17 dhjetor 2013, hetime të cilat implikonin disa prej zyrtarëve më të lartë dhe anëtarë të qeverisë së drejtuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, kryeministri i atëhershëm, aktualisht President i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, pati kërcënuar se do të kërkonte dëbimin e ambasadorit Riçiardone, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se pas tyre fshihet një komplot ndërkombëtar kundër Turqisë.

Në vijim të fjalës së tij, Riçiardone tha se zyrtarët e qeverisë turke mund të jenë të shqetësuar se Lëvizja për Shërbim paraqet për sigurinë kombëtare të vendit të tyre. Ai u shpreh i sigurt se qeveria e SHBA-ve do t’i marrë në konsideratë këto shqetësime në lidhje me Lëvizjen për Shërbim, por është ende e vështirë për SHBA-të që ” të kuptojnë intelektualisht se si një lëvizje, një lëvizje fetare, të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës e respektojnë për kontributin pozitiv në konsolidimin e marrëdhëniet turko-amerikane”, të mund të përbëjë një kërcënim për të dy shtetet, si për SHBA-të, ashtu edhe për Turqinë. “Si mundet që kjo të përbëjë një kërcënim për shtetin?”, – shtroi pyetjen Riçiardone.

Duke vënë theksin në pretendimet e qeverisë turke, e cila e përshkruan Lëvizjen për Shërbim si një “shtet brenda shtetit”, Riçiardone u shpreh: “Mirë, por ku qëndron krimi këtu, qoftë sipas ligjeve tuaja, qoftë sipas ligjeve tona? Ju jeni qeveria e Turqisë, ne ju respektojmë dhe ju vlerësojmë seriozisht; por ne e vlerësojmë se ky qëndrim politikisht është tejet shqetësues. Do ta shihja shqetësuese për vendin tonë, nëse një grup i caktuar, i cili nuk është i organizuar në parti politike, do të penetronte në strukturat e shtetit, do t’i mërziste dhe zemëronte shumë amerikanë. Por, ne nuk shohim ndonjë krim këtu”, – u shpreh Riçiardone, ndërsa shtoi se qeveria turke ka qenë e frustruar me SHBA-të për shkak të këtij kontesti mbi atë që qeveria turke e sheh si një problem të sigurisë kombëtare.

Ambasadori Riçiardone gjithashtu tha, se gjatë periudhës që ai ka shërbyer në Ankara, dyert e institucionit të tij gjithmonë kanë qenë të hapura për vizitorët e Lëvizjes për Shërbim dhe shtoi se takimet e tij me njerëzit që respektojnë ligjet nuk kanë qenë asnjëherë sekrete. “Po thoni që këta shtetas turq janë kriminelë, të cilët nuk duhet të vijnë në vendin tim apo shtëpinë time? Jo? Atëherë ne do të vazhdojmë t’i takojmë dhe mirëpresim,” – shtoi ish-ambasadori Riçiardone.

Pas shpërthimit të skandalit të korrupsionit më 17 dhjetor 2013, Erdogan la të kuptohet se Turqia mund të dëbojë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi për deklaratat dhe qëndrimet e tij, lidhur me hetimet dhe operacionin e policisë për korrupsion dhe mitmarrje. Sipas disa artikujve të botuar më pas në katër gazeta proqeveritare, pretendohej se asokohe ambasadori i SHBA-ve në Turqi, Riçiardone u tha ambasadorëve të Bashkimit Europian në një takim të zhvilluar në Ankara më 17 dhjetor 2013, se ata janë dëshmitarë të shembjes së një perandorie [Turqia]. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në rastin në fjalë, reagoi mënjeherë përmes një deklarate, duke i cilësuar pretendimet e publikuara në këto të përditshme, si tërësisht të pavërteta, të pabaza, shpifje dhe gënjeshtra.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori Riçiardone theksoi gjithashtu se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë “interesa të përbashkëta”, dhe jo “vlera të përbashkëta”, ndërsa nënvizoi zhvillimet e fundit në Turqi, duke i cilësuar ato tepër negative në aspekte që lidhen me lirinë e shprehjes. Ai shtoi se ka njerëz të afërt me Erdogan, të cilët nuk e shohin të nevojshme një “checks and balances”. Sipas Riçiardone “në atë administratë ka vlera të ndryshme nga vlerat”. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin e tij për qëndrimin e mediave proqeveritare, të cilat sipas tij po përpiqen të bindin popullin turk se perëndimi është armiku dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë në krye të këtij armiku.

Në fjalën e tij, ambasadori Riçiardone nënvizoi gjithashtu rëndësinë e paanshmërisë dhe pavarësisë së gjyqësorit në Turqi. “Në fund të ditës, gjykatësit duhet të jenë të përgjegjëshëm jo ndaj një kulti të caktuar, as ndaj një grupi të fshehtë, por në raport me ligjin”, – u shpreh ai.

SHBA-të do të punojnë me të gjithë, përfshirë dhe ushtrinë

I pyetur se pse administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka shfaqur një reagim të fortë kundër masave të ashpra të qeverisë turke ndaj disa mediave më 14 dhjetor të vitit të kaluar, Riçiardone tha se ndonjëherë SHBA-të nuk zgjedhin të dënojnë akte të caktuara, por preferojnë të bëjnë rekomandime. Duke vënë në dukje se Turqia është një vend i rëndësishëm në rajon, Riçiardone tha se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “partnerë të lidhur fort me njëri-tjetrin”, dhe se SHBA-të do të donin të kishin një marrëdhënie të arsyeshme me këdo që qeveris Turqinë, duke përfshirë edhe gjeneralët ushtarakë. “Duhet të jemi realistë për mënyrën se si ne ndikojmë në opinionet publike të vendeve të tjera dhe vendimet e këtyre shteteve. Ndonjëherë etiketimet, kritikat dhe dënimet e ashpra janë të pashmangshme. Rrethanat ju detyrojnë të bëni një gjë të tillë. Në raste të tjera, keni qasje të ndryshme, duke u përpjekur të qëndroni të angazhuar me njerëzit, në rastet kur kjo është e mundshme, por qenë të hapur për vlerat dhe qëllimet tona gjatë gjithë kohës, ashtu siç duhet,” – u shpreh ai.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message