Mendimtari M. Fethullah Gylen gjykon krimet e rënda të ISIS

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » Mendimtari M. Fethullah Gylen gjykon krimet e rënda të ISIS

M. Fethullah Gylen

Mendimtari i njohur Fethullah Gylen ka dënuar ashpër aktet barbare e çnjerëzore të organizatës terroriste ISIS, të cilat sa vjen e janë shtuar shumë kohët e fundit, duke u përcjellë ngushëllimet e tij familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre në Irak dhe në Siri, veçanërisht familjes dhe të dashurve të gazetarit amerikan James Foley.

Në deklaratën e tij ai shprehet me këto fjalë:

“Dënoj ashpër aktet çnjerëzore dhe mizoritë barbare që janë kryer nga organizata terroriste ISIS, të veshura me një ligjërim sugjestionues fetar dhe marr pjesë në thirrjen ndërkombëtare që ata të dorëzohen sa më shpejt përpara drejtësisë.

Të sulmosh çfarëdo pakice, ose thjesht civilë të pafajshëm, ose më thjeshtë, vetë sulmimi dhe trysnia, janë tërësisht kundër parimeve të smeraldta të Kuranit Famëlartë dhe Sunetit të Profetit tonë (s.a.s.). Nëse anëtarët e Organizatës ISIS nuk janë duke vepruar si kukullat e ndonjë force tjetër, mund të thuhet me plot gojën se janë një grumbullim injorantësh që nuk e kanë njohur asnjëherë shpirtin e fesë Islame dhe Profetin Muhamed (pqmT). Çfarëdoqoftë dhe sidoqoftë, ajo që janë duke bërë është terrorizëm i kulluar, dhe në fakt kësisoj do cilësuar ndërsa flitet për të.”

“Qëllimi i fesë është konsolidimi i paqes, i të drejtave universale të njeriut, sundimi i të drejtës dhe ruajtja e vlerave të mëdha njerëzore. Ndërsa e kundërta e kësaj, përveçse përdhosje e fesë, është edhe një mundësi hipokrizie po me të njëjtin qëllim. Ai tërhoqi vëmendjen mbi rrezikun e të ashtuquajturit “makiavelizëm”, i cili e sheh si të lejuar çdo gjë që të çon drejt arritjes së synimit: Sipas disiplinave themelore të Islamit, ajo çfarë të çon drejt arritjes së synimeve të mendimit Islam duhet të jetë medoemos edhe vetë e lejueshme sipas tij. E kundërta e kësaj, është ajo ç’shpjeguam më sipër, as më pak e as më shumë, por makiavelizëm.”

“Unë u shpreh ngushëllimet e mia më të përzemërta familjarëve dhe njerëzve të dashur të gazetarit Foley, si dhe të të gjithë njerëzve të pafajshëm që kanë humbur jetën barbarisht në Irak apo Siri. Lus Zotin që t’u falë atyre durim dhe mendjekthjelltësi, t’ua zbusë dhimbjet dhe t’u falë qetësi shpirtërore. I përgjërohem Zotit, dhe i ftoj që të gjithë që t’i drejtohemi Zotit, që, duke nisur që nga fati i 49 pengjeve, për fundin e të cilëve shqetësohemi çdo ditë e më shumë, e deri tek të gjithë të prekurit e tjerë prej kësaj çështjeje, ata të lihen të lirë sa më parë, dhe kësodore të na afrojë sa më shpejt drejt një bote të sunduar prej paqes dhe respektit të ndërsjellë.”

M. Fethullah Gylen

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message