Lëvizja Hizmet: Seminari Ndërkombëtar mbi Lëvizjet Sociale

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » Lëvizja Hizmet: Seminari Ndërkombëtar mbi Lëvizjet Sociale

Lëvizja Hizmet: Seminari Ndërkombëtar mbi Lëvizjet Sociale

Në seminarin e organizuar në universitetin “Georgetown” të Uashingtonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me temë “Lëvizja Hizmet: Lëvizja sociale me mbështetësit në Turqi, ShBA dhe në mbarë botën “profesorët amerikanë dhe ata turq kanë paraqitur vlerësimet e tyre në lidhje me “Lëvizjen Hizmet”. Në referatin e tij, Prof. Thomas Michel nënvizoi faktin se “Lëvizja për Shërbim” nuk duhet krahasuar me organizatat e tjera të shoqërisë civile. Sipas Prof. Michel, “Lëvizja Hizmet është e ndryshme nga organizatat e tjera të shoqërisë civile, pasi në anëtarësinë e saj ekziston një bashkim shpirtëror shumë të fuqishëm.”

Duke folur në programin e drejtuar nga Profesori i Historisë Islame në Universitetin “Georgetown”, Prof. John O. Vall, Profesor Thomas Michel që në krye të referatit të tij nënvizoi faktin se nuk i përket as besimit mysliman as kombësisë turk. Ai tha se prej shumë kohësh merret me studimin e “Lëvizjes Hizmet” dhe shtoi se misioni kryesor i kësaj lëvizjeje është beteja me fenomene, të cilat Said Nursiu i ka cilësuar si armiqtë kryesorë të myslimanëve “injoranca, varfëria dhe përçarja.” Sipas Profesor Michel, M. Fethullah Gylen, një nga përsonat që është ndikuar mjaft nga Said Nursi, ka punuar mbi këtë interpretim të Said Nursiut. “Ky gjeni është bërë shkak për ngritjen e një sërë institucionesh dhe ka nisur betejën me këta tre armiq. Për të luftuar varfërinë ka ngritur organizatën humanitare “Kimse Yok Mu”, ndërsa për të luftuar armikun e përçarjeve mund të tregojmë si shembull ngritjen e institucioneve të dialogut. Lëvizja për Shërbim, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numëron më shumë se 200 institucione të dialogut”, – u shpreh Prof. Michel.

Një tjetër referues në këtë seminar, Kryetari i Aleancës për Vlerat e Përbashkëta, Prof. Alp Aslandoğan në fjalën e tij u ndal në aspekte të tjera të aktivitetit të Lëvizjes për Shërbim, si institucionet mediatike, shtëpitë botuese, institucionet arsimore, institucionet shëndetësore dhe institutet e dialogut.

Ndërsa u shpreh se anëtarët e Lëvizjes për Shërbim, bashkohen rreth kësaj lëvizjeje duke patur si prioritet zhvillimin shpirtëror të tyre, shërbimin ndaj njerëzimit, ndërtimin e dialogut dhe përhapjen e paqes si dhe të drejtat e barabarta për të gjithë njerëzit, Prof. Aslandoğan tha se Fethullah Gylen është lideri i ndërtimit të kësaj lëvizjeje në Turqi.

Profesor Aslandoğan theksoi faktin se Fethullah Gylen është një predikues [vaiz] dhe shtoi se “ndryshe nga predikuesit e tjerë fetarë, ai ka bërë një interpretim të ri të traditave islame, por në çdo rast në interpretimin tij është bazuar dhe i ka qëndruar besnik të kaluarës dhe të ardhmes”. Sipas Alsandoğan, sinqeriteti dhe ndershmëria e tij kanë ndikuar që njerëzit të binden në nismën e tij dhe rradhët e mbështetësve të shtohen.

Seminari u organizua nga Qendra për Mirëkuptim Ndërmjet Myslimanëve dhe të Krishterëve [ACMC], e cila zhvillon aktivitetin e saj si pjesë e universitetit “Georgetown” në bashkëpunim me Forumin “Rumi”, dhe u mbajt në ambientet e Qendrës Ndërkulturore “Bunn” pranë këtij universiteti.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message