Kërkesa për ekstradim të M. Fethullah Gylen është e pavlefshme

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » Kërkesa për ekstradim të M. Fethullah Gylen është e pavlefshme

Kërkesa për ekstradim të M. Fethullah Gylen është e pavlefshme

Kërkesa për ekstradimin e mendimitarit Fethullah Gylen do të regjistrohet si e pavlefshme.

Fushata e përgojimit dhe përbaltjes së mendimtarit Fethullah Gylen dhe “Lëvizjes për Shërbim”, e nisur menjëherë pas hetimeve për aferat korruptive të 17-25 dhjetorit të vitit të shkuar, ka arritur pikën kulmore me operacionin qeveritar për censurimin e medias së lirë.

Pas arrestimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Grupit Mediatik “Samanyolu”, z. Hidajet Karaxha, arrestimit dhe më pas lirimit për mungesë të provave të Drejtorit të Përgjithshëm të gazetës me tirazhin më të madh në vend, “Zaman”, nga autoritetet turke tashmë është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në emër të mendimtarit Fethullah Gylen. Ndërkohë mediat pro-qeveritare kanë nisur një fushatë dezinformimi, duke publikuar lajme, sipas të cilave autoritetet amerikane janë shprehur të gatshme të pranojnë kërkesën për ekstradimin e mendimitarit Fethullah Gylen.

Avokati i z. Gylen, Nurullah Allbajrak, përmes një deklarate me shkrim ka sqaruar opinionin publik, se pretendimet e ngritura nga mediat pro-qeveritare janë tërësisht të pavërteta dhe të pabazuara në ligj. Z. Allbajrak shprehet se kërkesa për ekstradim e paraqitur nga autoritetet turke, është e pavlefshme dhe në kundërshtim me procedurat ligjore, ndaj do të regjistrohet si e tillë. Në deklaratën e tij ai shprehet, se: “Z. Gylen, edhe në rastin e akuzave të mëparshme për të cilat ai është shpallur i pafajshëm nga gjykata, në përputhje me kërkesat e paraqitura ka dëshmuar para institucioneve të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e njohur botërisht se dhe në rastin e mëparshëm, prokurori amerikan ka shprehur habinë e tij dhe i ka cilësuar akuzat në adresë të tij si të pabaza dhe të paargumentuara. Në këtë hetim, rekursi i ndjekur në paraqitjen e kërkesës për ndihmë juridike, ka si qëllim krijimin e një përceptimi të gënjeshtërt dhe përdorimin e kësaj çështjeje për qëllime të politikës së brendshme në fushatën e ardhshme për zgjedhjet e përgjithshme dhe pavarësisht se është e qartë se nuk do të arrihet asnjë rezultat përmes kësaj rruge të zgjedhur, është e qartë se ky proces është tërësisht me prapavijë politike”.

Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit nuk do ta pranojë kërkesën për ekstradim.

Sipas procedurave standarde të ndjekura nga Interpol, lokalizimi i vendndodhjes dhe arrestimi i një personi të shpallur ndërkombëtarisht në kërkim, mund të kryhet vetëm nëse ndaj tij ekzistojnë fakte dhe prova të mjaftueshme dhe nuk është aspak proceduriale që emri i tij të përfshihet në “listën e kuqe’, apo të kërkohet ekstradimi i tij pa patur më parë prova të mjaftueshme. Dhe pa patur prova të mjaftueshme, pavarësisht se emri i tij mund të jetë në “listën e kuqe”, një kërkesë e tillë nuk mund të merret parasysh nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit.

“Lista e kuqe”, si pjesë e një hetimi apo ndjekjeje penale, është një urdhër-arresti i lëshuar nga autoritetet e rendit dhe që i paraqitet Sekretaritit të Përgjithshëm të Interpolit nga vendet anëtare për të mundësuar ekstradimin e personave të akuzuar për shkelje të ligjit. Në “listën e kuqe” nuk mund të përfshihet një person për të cilin kërkesa është vetëm për të dëshmuar përpara autoriteteve të drejtësisë.

SHBA-të nuk kanë ekstraduar drejt Turqisë asnjë të akuzuar për pjesëmarrje në organizata terroriste

E ashtëquajtura “listë e kuqe” nuk është një urdhër-arresti ndërkombëtar, dhe Interpoli është një bashkëpunim policor i më shumë se 180 vendeve të ndryshme të botës, me vlera dhe kritere të ndryshme, për identifikimin e vendondodhjen e kriminelëve dhe të kërkuarve për shkelje të ligjit. Në procedurat e ekstradimit, shumica e vendeve i kushtojnë një rëndësi të veçantë provave dhe fakteve të pakundërshtueshme e bindëse të akuzave që shoqërojnë kërkesën për ekstradim. Legjislacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk lejon marrjen e masave për arrestimin e një personi, vetëm bazuar në ‘listën e kuqe”. Autoritetet amerikane, pavarësisht se emri i një personi mund të jetë në ‘listën e kuqe’ dhe është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, kërkojnë domosdoshmërisht që atyre t’u përcillet dosja me materialet plotësuese. Deri më sot, SHBA-të nuk kanë ekstraduar drejt Turqisë asnjë të akuzuar për pjesmarrje në organizata terroriste.

Zgjedhja e kësaj rruge veprimi tregon që procesi nuk është aspak ligjor

Që Interpoli të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar për një person të supozuar si drejtues i një organizate terroriste, pikësëpari duhet që vetë Interpoli ta konsiderojë dhe të përfshijë një grupim të caktuar në listën e organizatave terroriste, dhe më pas të vërtetojë me fakte se në cilat aktivitete konkrete terroriste është i përfshirë personi në fjalë, apo se veprime të caktuara janë në shkelje të ligjit dhe paraqesin rrezikshmëri. Të gjitha kërkesat të argumentuara me fakte jo bindëse refuzohen. Bazuar në këto fakte të qarta, mund të thuhet se Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit as nuk do të marrë në konsideratë kërkesën për një urdhër arresti ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta vlerësojnë si të nevojshme kërkesën për ekstradim apo ta transferojnë çështjen për shqyrtim në gjykatë.

Këto vendime do të jenë si rezultat i faktit se pretendimet dhe akuzat në fjalë janë të paligjshme dhe të paargumentuara. Dhe për më tepër, për fat të keq këto vendime do të regjistrohen si kërkesa të paligjshme të shtetit Turk.

Në kushtet kur adresa e vendbanimit të z. Fethullah Gylen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ditur për autoritetet, në çdo rast kur mund të vlerësohet e arsyeshme që ai të jetë në dispozicion dhe të ndihmojë drejtësinë dhe dëshimia e tij mund të jepet në vendin në të cilin ndodhet, procedimi në këtë mënyrë tregon qartë se vetë procesi nuk është aspak ligjor.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message