Joyce Davis: Erdogan po dëmton Turqinë duke përfolur emrin e Fethullah Gylenit

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » Joyce Davis: Erdogan po dëmton Turqinë duke përfolur emrin e Fethullah Gylenit

Joyce Davis: Erdogan po dëmton Turqinë duke përfolur emrin e Fethullah Gylenit

Gazetarja profesioniste lidhur me çështjet e Lidhjes së Mesme, njëkohësisht edhe autorja e dy librave tejet të rëndësishëm për Islamin, Joyce Davis është shprehur se është një fatkeqësi që Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është vazhdimisht duke përfolur dhe përkeqësuar emrat e Fethullah Gylenit apo turqve që ndajnë një vizion paqësor për botën.

Davis, aktualisht, është drejtuesja Harrisburg e organizatës së quajtur Këshilli i Çështjeve Ndërkombëtare me qendër në Washington. Ajo theksoi, se shpifjet e hedhura prej presidentit turk pa pasur kurrfarë minimumi faktesh janë duke e dëmtuar jashtëzakonisht imazhin e Turqisë nëpër botë. Davis e vazhdonte deklaratën e saj me fjalët: “Kjo fushatë, që Erdogan ka ndërmarrë ndaj miqve tanë turq në të gjithë botën, është duke dëmtuar, si vendin e tij, ashtu edhe reputacionin e tij në Evropë apo Amerikë.”

Ata janë pjesëtarë të nderuar të shoqërisë sonë

Specialistja amerikane thotë ndër të tjera, se vizioni i Lëvizjes Shërbim të Fethullah Gylen është që t’i nxisë ithtarët e saj në mbarë botën që t’i shërbejnë njerëzimit, duke përhapur një frymë paqeje dhe mirëkuptimi kudo ku gjenden.

“Përveç ndihmave të shumta, që Hizmeti është duke u dhënë njerëzve në nevojë të shoqërisë sonë, ata përpiqen që të bashkëpunojnë me deputetët e zgjedhur, të cilësdo partie qofshin ata për të mund të dhënë një shërbim sa më të gjerë në kuadër të përhapjes së frymës së miqësisë mes njerëzish me prejardhje të ndryshme besimi dhe kulturore.” – u shpreh znj. Davis. “Veç kësaj, ndjekësit e kësaj lëvizjeje janë ndër pjesëtarët më të respektuar në shoqëri.”, – qenë fjalët që ajo shtoi më tej.”

Davis, e cila deklaron: “Nuk mendoj, se populli që jeton në Pensilvani e njeh mjaftueshëm Gylenin apo Lëvizjen ndjekëse të ideve të tij. Arritja e lidhjeve paqësore mes njerëzve, duke u njohur shembulli që Lëvizja Shërbim i ofron botës islame, ka për ta pakësuar edhe dhunën mes myslimanëve.”, e vë theksin në “nevojën e madhe që ekzison për zëra si ai i Gylenit, përsa i përket vlerësimit të drejtë të mësimeve që na jep Islami, si për vetë myslimanët, ashtu edhe për ne.”

Joyce Davis, autorja e librave “Mes xhihadit dhe selamit (paqes): Profile në Islam” dhe “Martirët: Pafajësia, hakmarrja dhe dëshpërimi në Lindjen e Mesme”, ka punuar për vite me radhë në NPR. Ajo jep mësime si e ftuar nderi në shumë institucione prestigjioze të arsimit rreth temave që kanë të bëjnë kryesisht me Lindjen e Mesme apo Islamin. Gjithashtu, kontributi i saj është vlerësuar shumë herë me çmime të rëndësishme të fushës akademike.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message