Gylen: Erdogani orkestroi tentativën e dështuar të grushtit të shtetit

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » Gylen: Erdogani orkestroi tentativën e dështuar të grushtit të shtetit

15 korrikun e vitit të kaluar, në një përpjekje për grusht shteti, një grup ushtarakësh turq bombarduan ndërtesat qeveritare, bllokuan rrugët dhe urat dhe u përpoqën të rrëzonin nga pushteti presidentin, Rexhep Tajjip Erdogan. Përpjekja e grushtit të shtetit u shtyp të nesërmen, por Turqia ende vazhdon të vuajë pasojat e tentativës së grushtit të shtetit të vitit të kaluar.

Qeveria ka ndërmarrë një sërë spastrimesh gjithëpërfshirëse, duke arrestuar dhjetëra mijëra persona dhe duke pushuar nga puna më shumë se 100 mijë të tjerë, përfshirë nëpunësit civilë, profesorët e universiteteve të ndryshme private dhe shtetërore dhe si ushtarakë.

Por, objektivi kryesor i zemërimit të Erdoganit është Fethullah Gylen, një studiues dhe dijetar në të 70-at e tij që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Erdogan akuzon z. Gylen se ka udhëhequr tentativën e dështuar të grushtit të shtetit. Ndërkohë, qeveria e ka shpallur lëvizjen e tij organizatë terroriste.

Gylen, i cili thuhet se ka miliona mbështetës në Turqi, ka mohuar kategorikisht çdo përgjegjësi për tentativën e grushtit të shtetit, por Turqia insiston në ekstradimin e tij nga SHBA, ku ai jeton që nga fundi i viteve 1990.

“Deri më sot kam kundërshtuar të gjithë grushtet e shetit”, tha Gylen për Robert Siegel të NPR, i cili e intervistoi të hënën në kompleksin e klerikut në Sajlorsburg të Pensilvanisë, në malet Pokono. “Pavarësisht respektit që kam për ushtrinë, gjithmonë kam qenë dhe jam shprehur kundër ndërhyrjeve të saj në politikë… Nëse ndonjëri prej ushtarëve do të më kishte kontaktuar dhe të më tregonte për planin e tyre, do t’u thosha: Po kryeni vrasje”.

Gylen, i cili rrallë flet për mediat, shprehet i shqetësuar për të ardhmen e Turqisë, por megjithatë ka “pak shpresë”, thotë ai.

“Nëse do të më pyesnin se cila është dëshira ime e fundit”, shton ai, “do t’u thoja se do të doja të përshtyja në fytyrë personin që shkaktoi të gjitha këto vuajtje dhe që ka shtypur dhe shkatërruar jetën e mijëra të pafajshmëve”.

I pyetur nëse i referohej Erdogani, ai u përgjigj: S’mund të jetë askush tjetër, ai është tirani.

NPR ka kontaktuar dhe ambasadën e Turqisë, e cila nuk pranoi të japë një përgjigje me shkrim për deklaratat e Gylenit.

ÇËSHTJET KRYESORE TË INTERVISTËS

Erdogani orkestroi tentativën e dështuar të grushtit të shtetit

Deri më sot, jam deklaruar qartazi kundërshtuar të gjitha grushteve të shtetit. Kam vuajtur pasojat e grushtit të shtetit të 27 majit 1960, pastaj sërish më 12 mars 1971 dhe përsëri më 12 shtator 1980. Kam qenë në shënjestër dhe më 28 shkurt 1997. Ushtarakët gëzojnë respektin tim, megjithatë, gjithmonë jam shprehur kategorikisht kundër ndërhyrjeve dhe grushteve të shtetit. Nuk i di dhe nuk i njoh personat që kanë organizuar ose që kanë marrë pjesë në tentativën e grushtit të shtetit të 15 korrikut. Mund të më njohin, mund të kenë dëgjuar ligjëratat e mia, por personalisht nuk i njoh. Mijëra persona kanë qenë dhe këtu për të më takuar, mes të cilëve dhe 50 anëtarë të parlamentit, ish-presidenti, Abdullah Gyl, ish-Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu etj… Ndaj, shumë njerëz mund të më njohin, por unë nuk i njoh personalisht…

Ndërkohë, jetoj këtu me mijëra kilometra larg Turqisë. Disa ushtarakë vendosën të organizonin grushtin e shtetit dhe pavarësisht shumë pyetjeve, pikëpyetjeve dhe dyshimeve për qeverinë për atë që ndodhi atë natë, nëse pretendime të tilla ende konsiderohen si të besueshme, atëherë kjo është shumë e çuditshme. Por, nëse e zëmë se kjo është e vërtetë, nëse ndonjëri prej ushtarakëve të përfshirë në tentativën e grushtit të shtetit do të më kishte kontaktuar për të më treguar për planin e tyre, do t’u thosha pa asnjë mëdyshje: Po bëni vrasje.

Për kërkesën e Turqisë për ekstradim

Mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të ndërgjegjshme për reputacionin që ata kanë për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit, dhe nëse janë të gatshme të rrezikojnë reputacionin e tyre duke më ekstraduar bazuar në kërkesën dhe pretendimet e autoriteteve të Turqisë, personalisht s’do ta kundërshtoja. Do të kthehesha vetë.

Po jetoj vitet e mia të fundit, dhe nuk ka rëndësi nëse vendosin të më vrasin, të më helmojnë ose të kthejnë dënimin me vdekje që të më varin mua. Dikur, kur isha imam i ri, kam qenë i pranishëm në ekzekutimin e dy burrave dhe i pyeta për dëshirën e tyre të fundit. Nëse do të më pyesnin dhe mua se cila do të ishte dëshira ime e fundit, do t’u thoja se do të doja të përshtyja në fytyrë personin që shkaktoi gjithë këto vuajtje, duke shtypur dhe shkatërruar jetën e mijëra të pafajshmëve.

Për akuzat se organizata e tij është e fshehtë

Perceptimi se unë e kontrolloj të gjithë këtë … që u them njerëzve që të bëjnë gjëra dhe se ato i bëjnë… Nuk është aspak e vërtetë. Siç dhe i kam thënë një ligjvënësi, nëse ka ndonjë dyshim për fshehtësi, ata duhet të ndëmarrin hetime të thella dhe të ekspozojnë çdo gjë. Nuk e di se për çfarë sekretesh bëhet fjalë, megjithatë duhet të angazhojnë shërbimet e tyre të zbatimit të ligjit dhe të shërbimeve sekrete për të zbuluar nëse ka diçka të tillë. Unë e mbështes këtë.

Përse lëvizja e tij e ka qendrën në Malet Pokono në Pensilvaninë rurale

Para se të vija këtu, kam jetuar vetëm në Turqi dhe kam kaluar shumë situata të vështira. Kam qenë në shënjestër të gjithë grushteve të shtetit të ushtarakave gjatë dekadave të fundit… Kurrë nuk kam dashur të largohem nga Turqia, por kam patur probleme me zemrën dhe një kardiolog këtu në klinikën “Mayo” këmbënguli që unë të vija këtu dhe të mjekohesha. Për këtë arsye isha i detyruar të vija këtu dhe ndërsa isha i shtruar në spital, një prokuror në Turqi hapi një çështje kundër meje. U këshillova të qëndroja këtu derisa gjërat të qetësoheshin, por që nuk u qetësuan kurrë.

Nuk dua që kjo të përceptohet sikur po përpiqem të lë një përshtypje të mirë tek amerikanët për këtë që do të them, por gjithmonë kam admiruar demokracinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lidershipin e tyre për botën. Jam ndier i lirë dhe këtë e kam ndier në çdo moment këtu, ndaj kam vendosur të qëndroj këtu. Pas disa vitesh qëndrimi, mora dhe të drejtën për një qëndrim të përhershëm. Pra, jam ende këtu dhe mendoj që ishte një vendim i drejtë.

Preferoj të mos dal nga shtëpia, përjashto rastet kur më duhet të vizitohem në spital. Preferoj të jetoj në qetësi dhe heshtje.

Çfarë parasheh për të ardhmen e lëvizjes së tij…

[Erdogani] mendon se nëse më eleminon mua, të gjithë të tjerët në këtë lëvizje do të shpërndahen… Erdogani gjithashtu mendon nëse shpëton nga unë, pra mendon se duke më eleminuar mua, do të eleminojë dhe lëvizjen. Por, në këtë pikë gabohet rëndë. Jemi të vdekshëm dhe do të vdesim një ditë. Por, kjo është një lëvizje dashurie dhe përkushtimi për njerëzimin dhe është vullneti dhe dëshira e Zotit. Njerëzit që përdorin racionalitetin e tyre dhe vullnetin e lirë do të vazhdojnë të bëjnë punë të mira dhe në të ardhmen.

Shpresat e tij për të ardhmen e Turqisë

Nuk jam as sociolog, as psikolog, por nuk është e nevojshme të jesh i tillë që të shohësh që Turqia është në një vorbull me shumë probleme dhe e izoluar nga bota. Diplomacia është zëvendësuar nga fitimet dhe përfitimet. …

Këtë e dëshmon e gjithë bota. Nga ky këndvështrim, nuk shoh një të ardhme të shndritshme për Turqinë. Për mua është shumë e dhimbshme, por ende kam shpresa, lutem që e ardhmja e saj të jetë më e mirë. Është një vend i bekuar, vend anëtar i NATO-s dhe ishte kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Pikërisht këto donim dhe ne; të shihnim një progres në të dukshëm të demokracisë, respekt për diversitetin në mendime…

Turqia është një vend me kultura dhe diversitete… Demokracia është sistemi ideal për një vend me një strukturë sociale të tillë si kjo e Turqisë. Pikëpamjet e mia i bazoj në bindjen tim dhe besimin tim se të gjithë duhet të jetojnë të qetë atë që ata besojnë dhe kjo është e mundur vetëm në një mjedis vërtetë demokratike. Jam mëse i bindur për këtë dhe besoj fuqishëm këtë që them.

Ndërkohë, në takime të ndryshme, e kam theksuar dhe më parë se kushtetuta e Turqisë duhet të modelohet bazuar në kushtetutën amerikane. Amerika është një shoqëri jo-homogjene dhe mbi 300 milionë banorë qeverisen nga një kushtetutë e tillë. Do të ishte shumë efektive për Turqinë.

NPR.ORG

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message