Fethullah Gylen dhuron 10 mijë dollarë për Pakistanin

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » Fethullah Gylen dhuron 10 mijë dollarë për Pakistanin

Në një kohë kur bota Islame përjeton emocionet e muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona pakistanezë, si pasojë e përmbytjeve e presin ‘flladin e mëshirës’ pa shtëpi dhe në pritje të ndihmave.

Organizatat humanitare janë mobilizuar për t’i ardhur në ndihmë Pakistanit, i cili përballet me fatkeqësinë më të madhe natyrore në historinë e tij. Në vendin ku kanë humbur jetën 1600 persona, ka shtrirë dorën e ndihmës edhe Fondacioni “Kimse Yok Mu” (A ka njeri). Ky organizim është mbështetur dhe nga i nderuari Fethullah Gylen, i cili ka dhuruar 10 mijë dollarë Pakistanit, shumë kjo e përfituar nga shitja e veprave të tij.

Drejtuesi i Fondacionit “Kimse Yok Mu” Mehmet Ozkara, duke theksuar se në vendin e fatkeqësisë është shfaqur problemi i ujit, mungesa e ushqimit dhe strehës, pohoi se 14 milionë persona janë prekur nga përmbytjet. Ndërkohë që Pakistani pret ndihma urgjente  nga ndërkombëtarët, Ozkara shprehet kështu: “në këto ditë të vështira, ne duhet të qëndrojmë pranë Pakistanit”. Duke kujtuar edhe një herë faktin që Pakistani ka ndihmuar Turqinë gjatë Luftës çlirimtare, Ozkara tha: “tani është koha e solidaritetit”. Ai shprehu dëshirën për të dhënë ndihmë jo vetëm në plotësimin e nevojave për ushqime, veshmbathje, apo strehë, por në të njëjtën kohë të ndihmojnë në ndërtime dhe kontributeve afatgjate, si spitale, komplekse banimi, etj. Ai gjithashtu pohoi se ndihmat e para të dhëna në shuma parash, do të shkojnë për të plotësuar nevojat urgjente të popullit.

Thirrja për ndihmë e OKB dhe OKI

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata e Konferencës Islamike kanë bërë thirrje urgjente për të ndihmuar Pakistanin, ku si pasojë e përmbytjeve gjatë 15 ditëve kanë braktisur shtëpinë më shumë se 13 milionë persona. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, kërkoi nga shtetet donatorë ‘të mbështesin bujarisht’ Pakistanin në këtë kohë të vështirë. Ai theksoi se së shpejti do të bëjë kërkesë zyrtare për të mbledhur disa qindra milionë dollarë për të përballuar nevojat urgjente. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKI-së  Ekmeleddin İhsanoğlu, ftoi të gjithë botën Islame dhe organizatat ndërkombëtare të mobilizohen për të ndihmuar popullin e Pakistanit. Për të dhënë ndihmën tuaj numrat e telefonit të qendrës për ndihma të krijuar nga qeveria e Pakistanit dhe numrat e llogarive bankare të OKI mund t’i gjeni në adresën e internetit të organizatës  www.oic-oci.org

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message