“Dëshmia e Traditës në Epokën Moderne – studim i Lëvizjes Gylen”

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » “Dëshmia e Traditës në Epokën Moderne – studim i Lëvizjes Gylen”

Shtëpia Botuese “Prizmi” botoi librin “Dëshmia e Traditës në Epokën Moderne – studim i Lëvizjes Gylen”, i pranuar si një nga librat më gjithëpërfshirës dhe më seriozë të shkruar ndonjëherë derimë tani rreth Lëvizjes Gylen, filozofisë, mendimit dhe veprimtarisë së saj, shkruar nga autori i njohur turk Mehmet Enes Ergene.

Ky studim përbën një përpjekje për të kuptuar përse lëvizja Gylen, e emërtuar si “lëvizje” sipas mendimtarit të shquar turk Fethullah Gylen, ka një fushë të tillë ndikimi që ka marrë përmasa globale. Aktive në mëse 150 vende nëpërmjet shkollave dhe qendrave ndërkulturore, lëvizja Gylen konsiderohet sot në mbarë botën si një nga lëvizjet më domethënëse shoqërore që ka lindur ndonjëherë në botën myslimane.

Ky studim fokusohet në Lëvizjen Gylen në një mënyrë të tillë që bën të mundur një kategorizim tredimensional të saj. Autori rreket të tregojë se lëvizja Gylen nuk është thjesht një organizatë fetare, por e vë theksin tek aspektet e saja sociologjike, kulturore dhe fetare, ndaj përpiqet të nxjerrë në dritë identitetin social-kulturor të lëvizjes krahas aspektit të saj fetar.

Në kapitullin e parë jepet një vështrim i përgjithshëm mbi personalitetin dhe misionin e Fethullah Gylenit, por jo i karakterit biografik. Studimet biografike tentojnë dhe përpiqen të grumbullojnë gjithë materialin jetësor brenda një libri duke u kujdesur të mos lënë jashtë tij asnjë lloj informacioni. Analizimi i një personaliteti si Gyleni mund të jetë shumë më i vështirë se analizimi i një lëvizjeje. Gylen është përfaqësues i traditës ulema. Gylen është dëshmia e tradicionales në epokën moderne. Ai posedon një botë shpirtërore të thellë dhe një identitet shoqëror të përcaktuar qartë. Jeta dhe vepra e Gylenit duhet të analizohet nga dijetarë që e identifikojnë veten me lëvizjet ndërkombëtare. Në këtë pikëpamje, ai përbën një shembull ideal për t’u studiuar, për arsye se ka frymëzuar një lëvizje globale që synon pajtimin, tolerancën dhe respektimin e çdo njeriu ashtu siç është, në një kohë kur epoka moderne është duke u ndeshur me Islamin dhe kulturën myslimane në gjithë botën dhe
kur marrëdhëniet ndërmjet qytetërimeve janë acaruar së tepërmi. Fethullah Gylen dhe lëvizja që ai ka frymëzuar, i ofrojnë botës një këndvështrim të ri islam në lidhje me Perëndimin, sidomos në botën e pas 11 shtatorit.

Fethullah Gülen: Deshmia e Tradites

Në Islam, ndjenja e “vullnetit të mirë” bashkohet me ideale të tjera shoqërore duke përftuar një ndikim mjaft të gjerë. Ky është funksioni i traditës oratorike. Për këtë arsye, Islami është një fe e hapur ndaj perceptimeve të ndryshme e të panumërta. Pikërisht kjo e bën Islamin universal. Gyleni u bën thirrje dhe nxit ndjenjën e vullnetit të mirë dhe të tolerancës tek myslimanët turq. Vetësakrifikimi legjendar që mishërohet tek turqit e kësaj lëvizjeje, garanton një program të pastër dhe të pafundmë për përqafimin e Islamit. Kjo është pika ku misioni i Gylenit ka arritur rëndësinë e vet. Ashtu si një fëmijë në rritje, nganjëherë edhe shoqëria përpiqet të përfitojë çdo gjë që mundet, duke shpenzuar pa kriter gjithçka që ka fituar. Gylen ka qëmtuar këtë ndjenjë dashamirësie dhe i ka këshilluar pasuesit të mos e shpërdorojnë atë; përkundrazi, ata duhet ta orientojnë këtë virtyt drejt idealeve të larta shoqërore. Kështu ai ka konceptuar një model të ri për qeniet njerëzore dhe një sistem
të ri vetësakrifikimi shoqëror.

Kur hedhim vështrimin mbi karakteristikat e saj strukturore dhe aktivitetet e saj globale, mund të vërejmë se Lëvizja Gylen ka një vizion mjaft të gjerë dhe një identitet të qartë social-kulturor. Theksi mbi identitetin fetar të saj përqendrohet tek karakteri sufist i lëvizjes Gylen. Megjithatë është e rëndësishme të kuptohet se lëvizja nuk është një “urdhër Sufist”. Ky karakter i butë dhe human, i ka rrënjët në shpirtin e traditës së Anadollit, në një proces i cili filloi kur turqit u njohën fillimisht me Islamin. Ndërsa i kushton vëmendje të veçantë lëvizjeve të hershme Sufiste në Anadoll, lëvizja Gylen fokusohet në projektet e dialogut dhe të tolerancës, të bazuar në një perceptim Sufist islam, të tillë si respekti për njerëzit dhe krijesat në përgjithësi. Lëvizja Gylen nuk ka veçoritë tipike të një organizate që mund të kishte një urdhër sufist; megjithatë pikëpamjet e Gylenit i japin prioritet absolut kësaj rryme, duke qenë parimisht në sintoni me fabrikën njëmijëvjeçare që vjen
nga tradita e Anadollit. Mesazhi i Gylenit ushqehet si nga arsyeja e tij, po ashtu edhe nga zemra. Në këtë mënyrë ne zbulojmë dy aspekte të Gylenit: ai është njëkohësisht dijetar (alim) dhe njeri me zgjuarsi të thellë (arif). Ai është mjaft i përgatitur në shkencat fetare, kulturën dhe filozofinë perëndimore, por edhe në problemet e sotme sociale dhe kulturore të botës. Ne e shikojmë atë, në thelbin e tij si një mendimtar racional në të gjitha këto fusha dhe si një dijetar i shquar. Gylen dëshmon thellësi të mëdha të mprehtësisë dhe dijes së gjerë në lidhje me sufizmin, metafizikën dhe kozmosin.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message