Erdogan është duke kërkuar një fajtor për gabimet e bëra

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » Erdogan është duke kërkuar një fajtor për gabimet e bëra

Erdogan është duke kërkuar një fajtor për gabimet e bëra

Mediat ndërkombëtare nuk i japin rëndësi kërkesës për ekstradim: Erdogan është duke kërkuar një fajtor për gabimet e bëra

Kërkesa e kryeministrit turk për ekstradimin e mendimtarit M. F. Gylen zuri vend edhe në një sërë mediesh ndërkombëtare. Megjithëse, sipas këtij shtypi, kjo kërkesë është thjesht një përpjekje e radhës e një strategjie për të bërë pikërisht fuqitë e jashtme përgjegjëse për problemet e brendshme të Turqisë.

Wall Street Journal: Strategjia e shpalljes së Fuqive të jashtme si fajtore për gabimet e Turqisë

E përditshmja Wall Street Journal e trajtoi çështjen e pohimeve të kryeministrit turk, Erdogan, në një lajm të gjerë, ku ndër të tjera vërente se kjo kërkesë për ekstradim nga ana e kryeministrit turk nuk paraqet as arsyet më të thjeshta që mund të përbënin një kërkesë të këtillë, madje ai u shpreh edhe se, “fillimisht, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta shqyrtojnë një kërkesë të tillë, të dërguar prej autoriteteve turke, nevojitet ekzistenca e një prove të mjaftueshme krimi, i cili të jetë i parashikuar në Marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve në lidhje me ekstradimet.

 WSJ në lajmin ku shpreh edhe njëherë mendimin e përgjithshëm, se përpjekjet e kryeministrit turk për “pastrim” të Lëvizjes Gylen pas arritjes së rezultateve të bujshme në zgjedhjet lokale në muajin mars të këtij viti, shkruan këto radhë: “Analistët janë shprehur, se ky hap i hedhur prej kryeministrit Erdogan mund ta thellojë edhe më tej situatën e Turqisë, e cila është duke ndjekur strategjinë e shpalljes së fuqive të jashtme si fajtorë për problemet me të cilat po përballet sot Turqia.

Në këtë kontekst, nuk lihen pa u përmendur edhe idetë e shprehura prej specialistit me emër të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë, Steven Cook, i cili thotë: “Thirrja për ekstradim nga ana e Erdogan është një tjetër rrugë dinake e ndjekur si pjesë e strategjisë për të parë të huajt si përgjegjës për problemet aktuale të Turqisë.

Financial Times: Erdogan po bëhet gjithnjë e më shpesh objekt kritikash ndërkombëtare

Gazeta angleze Financial Times në lajmin e saj titulluar “Erdogan ushtron trysni ndaj SHBA, që t’i ekstradojë armikun e tij, Gylen” shprehet se, pas arritjes së rezultateve të mira nga ana e partisë qeverisëse gjatë zgjedhjeve lokale, pritej një dendësim i sulmeve të qeverisë karshi Lëvizjes Gylen. Vetëm se, mënyra e përballjes që z. Erdogan ka zgjedhur për t’i bërë ballë problemeve është duke u kthyer vazhdimisht në objekt kritikash ndërkombëtare.

Pasi theksohet edhe sjellja e mbrame kritike e kryeministrit Erdogan treguar karshi Presidentit të Gjermanisë, Joachim Gauck, në këtë lajm përmendet qartazi, se nuk ka as edhe një të dhënë të vetme, që ndonjëra prej gjykatave të ketë pranuar ndonjë çështje lidhur me z. Gylen. Në lajm përmenden tekstualisht këto fjalë:

Megjithë disa suksese të arritura në vende si Gambia, përpjekjet e shpërfaqura prej Turqisë në gati 140 vende të botës për të sulmuar aktivitetet arsimore dhe edukative të Lëvizjes Gylen nuk dhanë kurrfarë përfundimi. Vetëm këtë muaj, që më shumë se dyzet anëtarë të Kongresit në Shtetet e Bashkuara morën pjesë në një aktivitet të organizuar prej grupeve nën mbështetjen e Lëvizjes Gylen, si dhe Presidenti i Kenias, Uhuru Kenjata, gjatë një vizite të tij në Ankara, vlerësoi jashtë mase kontributin e shkollave turke në vendin e tij.

New York Times: Sipas specialistëve të drejtësisë, ka shumë vështirësi serioze përsa i përket kërkesës për ekstradim

Gazeta New York Times nënvizon edhe njëherë faktin, se kjo kërkesë e radhës nga ana e kryeministrit turk për një ekstradim të z. Gylen është treguesi i dimensioneve që kanë arritur marrëdhëniet e përkeqësuara mes Erdogan dhe Gylen. Gazeta shprehet, se “kjo na pasqyron më së miri se sa delikate janë për këtë qeveri akuzat e rënda për afera korruptive që janë hedhur në emrin e vetë djalit të kryeministrit, si dhe të disa prej djemve të ministrave të kabinetit të qeverisë turke.”

Gazeta nuk lë pa përmendur edhe faktin se Ministria e Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara nuk e ka në përgjegjësitë e saj që t’i përgjigjet këtyre kërkesave, megjithëse “specialistët e drejtësisë atje thonë, se kjo kërkesë e paraqitur prej autoriteteve turke do të përballet me shumë vështirësi, veçanërisht për shkak të tonit të saj politik.

Në këtë kuadër, lajmi i kësaj gazete paraqet edhe mendimin e artikuluar prej Prof. dr. Ergun Ozbudun, i cili shprehet: “Në përgjithësi, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të pranojë kërkesën e një shteti tjetër për ekstradimin e një individi, ai individ duhet që më parë të jetë i akuzuar për një krim të pranuar si i tillë prej të dyja palëve në marrëveshjet respektive, duke pasur edhe një besim të ndërsjellë, se ky person është me të vërtetë fajtor për akuzat e artikuluara. E me sa duket, kjo kërkesë e paraqitur prej Turqisë nuk përmbush asnjërin prej këtyre kushteve.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message