Kofi Annan: Institucionet Gylen të rëndësishme

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Lajmet » Kofi Annan: Institucionet Gylen të rëndësishme

Instituti Gylen i cili ndodhet në qytetin Houston të Amerikës qendrore zhvilloi një takim shumë të rëndësishëm rreth problemeve që po përjeton bota në shekullin XXI.

Në forumin e titulluar “Marrëveshja globale”, mori pjesë dhe ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan. Duke nënvizuar faktin se duhet të përpiqemi të zgjidhim problemet që kanë lidhje me të drejtat e njeriut, solidarizimin edukativ dhe social, Kofi Annan në fjalën e tij gjithashtu theksoi se këta përpjekje përputhen me përpjekjet paralele të institutit. “Me të vërtetë që është shumë e rëndësishme të kemi institucione si “Instituti Gylen”, i cili mbledh njerëz të mendimeve dhe kulturave të ndryshme, institucione të cilat na kujtojnë edhe një herë të vërtetën që të gjithë ne jemi udhëtarë në anijen e të njëjtës botë” – u shpreh Annan.

Në programin e realizuar në hotelin Hyatt Regency dhe të drejtuar nga spikerja e kanalit Fox 26, Melissa Wilson , pas fjalës së mbajtur në emër të Institutit, nga Dekani i Fakultetit së Shkencave Sociale të Universitetit Rice, Prof. Ira Colby, duke folur për projektin e tij “Marrëveshja globale”, Annan dha disa shembuj pozitivë nga vende të ndryshme të botës. Ai nënvizoi faktin se Turqia ka realizuar shumë reforma për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe ndër të tjera tha se duhet zgjidhur çështja e statutit të veçantë të Turqisë, duke u njohur si vend me statut të plotë. Duke folur edhe për shumë probleme të tjera të Afganistanit, Sirisë dhe Irakut, bashkë me Lindjen e Mesme, Annan vlerësoi faktin që në këtë zonë ndodhet një vend si Turqia, i cili ka marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet dhe ashtu si në të shkuarën, parashikohet të ketë sukses edhe në të ardhmen.

Me fjalët “Ndërkohë që Islami flet për një Zot të Mëshirshëm, si është e mundur që një njeri të vrasë në emër të Zotit dhe në këtë mënyrë të mbrojë fenë?” Annan theksoi se disa njerëz kërkojnë ta përdorin fenë në emër të realizimit të qëllimeve të tyre. Pas tij fjalën e mori shefi i departamentit të Filozofisë në Universitetin e Teksasit, Prof. Mark Webb.

“Personalisht nuk jam njohur me z. Fethullah Gylen. Për të njohur Gylenin pashë frytet e tij. Edhe ju tani në këtë moment, në këtë sallon, mund të shihni frytet e tij” – u shpreh Mark Webb në fjalën e mbajtur. Webb shprehu kënaqësinë e tij duke thënë se ndihej krenar të jetë pjesë e grupit të lëvizjes Gylen. Në program morën pjesë edhe personalitete të tjera, si deputeti i zonës së Teksasit, Alma Allen; një nga dekanët e Universitetit Rice, Prof. Lyn Ragsdale; senatorët e Misisipit, Hilmann Frazier dhe Hank Zuber, drejtori i përgjithshëm i Tv Fox 26, D’artagnan Bebel, konsulli i Norvegjisë, Lasse Seim; ish-ambasadori i SHBA-së në Katar, Chase Untermeyer, kryekonsulli i Anglisë Paul Lynch, etj.

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message