Turqia dje, sot dhe nesër

Home » Albanian (Shqip) » Nga Media » Analizat » Turqia dje, sot dhe nesër

Turqia dje, sot dhe nesër

Turqia që dikur ishte Perandori, sot ka një standard të privilegjuar gjeostrategjik, që shtrihet në dy kontinente (në pjesën jug-lindore të Europës dhe në pjesën perëndimore të Azisë), me rrugë të rëndësishme detare (përkujto vetëm Ngushticën e Bosforit dhe Dardanelet), me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike, ku gërshetohen rrugët më të rëndësishme ndërkombëtare. Republika e Turqisë – shtet kombëtar modern, që ka dalë në skenën historike në shekullin XX, i ngritur mbi trashëgiminë e Shtetit Osman.

Që nga ajo kohë e deri më sot, Turqia ka pasur kriza, puçe ushtarake, probleme të brendshme ekonomike dhe politike, të cilat e kanë përcjellë në vazhdimësi shtetin turk, por të gjithave u ka përballuar dhe ka arritur një stabilitet të brendshëm, ekonomik e politik, që secilën ditë e më shumë ka shkuar drejt progresit dhe stabilitetit në hap me kohën.

Kriza e radhës në Turqi filloi gjatë verës së vitit të kaluar, fillimisht në sheshin Taksim të Stambollit, me kërkesa të thjeshta për ruajtjen e “Parkut Gezi”. Që nga ajo kohë, kriza në Turqi u thellua edhe më shumë, me aferat e korrupsionit të një pjese të lidershipit turk apo familjarëve të tyre, që shpërthyen muajve të fundit. Bazuar në zhvillimin e ngjarjeve të deritanishme, nuk duket se ka të bëjë thjeshtë me afera korruptive, por me sa është vërejtur gjer më tani Irani dhe shtetet që e mbështetin Iranin kanë arritur të investojnë shuma të mëdha parash në shtresat elitare të shtetit turk me qëllim të shantazhimit, presionit politik dhe ushtarak, duke e quar Turqinë në kaos dhe përmbysje të pushtetit. Edhe ashtu situata në Turqi kishte filluar përplasjen mes dy linjave politike, asaj islamike dhe asaj ateiste – besnike e idealeve të babait të shtetit të ri turk, Mustafa Kemal Ataturk, armike e përbetuar e partisë së kryeministrit Erdogan. Në këtë mes, kohë pas kohe Lëvizja “Hizmet” (Shërbimi) e kishte paralajmëruar Erdoganin për devijimet nga rruga për të cilën ishte përcaktuar kur kishte ardhur në pushtet me ndihmën dhe përkrahjen e kësaj Lëvizje.

Ditë më parë, nga Pensilvania e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, imami karizmatik dikur ish-aleati i Erdoganit, Fethullah Gylen, akuzoi kryeministrin turk se i ka braktisur idealet e demokracisë dhe rrugën e reformave për të cilat u zotua dhe erdhi në pushtet një dekadë më parë. Si pasojë e devijimit të kësaj rruge, Turqia u largua nga BE-ja dhe nuk i mbeti vend në Europë, në kuptimin e hapjes së perspektivave për anëtarësim në BE. Në një intervistë dhënë nëpërmjet postës elektronike gazetës “Ëall Street Journal”, Gylen thotë se turqit janë të zemëruar që në dy vitet e fundit progresi është shndërruar në regres. “Spastrimet në radhët e mbështetësve, bazuar në ideologji, simpati apo këndvështrimin e të tjerëve ishin një praktikë e së shkuarës, që partia që është sot në pushtet premtoi se do t’i luftojë”, tha Gylen, i cili përfaqëson lëvizjen më të madhe në mbarë botën, lëvizjen më progresive që ka dalë ndonjëherë për të mirën e njerëzimit.

Eruditi i këtij shekulli, Fethullah Gylen, është ideatori i formimit të Turqisë moderne-bashkëkohore, Turqisë europiane, Turqisë globale, i arsimimit të shëndoshë të brezave të rinj në mbarë botën, të cilët i sollën dhe vazhdojnë t’i sjellin progres e zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik Turqisë, madje jo vetëm asaj.

Nëpërmjet lëvizjes së tij “Hizmet”, me një angazhim të palodhshëm, hapi mbi tre mijë shkolla fillore, të mesme, fakultete e universitete gjigante në mbarë botën, ku mësojnë të gjitha shtresat e njerëzve, pa dallim feje, race, ngjyre a kombësie, të cilat kanë treguar suksese të jashtëzakonshme.

Në çdo periudhë të rëndësishme të historisë botërore që ka njohur njerëzimi, fuqia e mendimit të lirë ka njohur madhështinë e njerëzve të mëdhenj. Në epokat historike më të rëndësishme që ka njohur bota, sistemet ndërkombëtare më të qëndrueshme janë ngritur prej njerëzve të ditur. I tillë është edhe Fethullah Gylen, mendimi filozofik i të cilit është shfaqur në mbi 70 libra, ku secila prej tyre është shtypur në miliona ekzemplarë, në të cilat koncepti filozofik i tij, hapë një epokë të re. Një nga parimet filozofike të Gylenit është se çdo udhëheqës mëson nga eksperienca e popullit të vet dhe se historia është e fuqishme pasi në të, të bën pjesë i gjithë njerëzimi, që nga lindja e tij.

Njeri me vlera njerëzore, i përkushtuar jetësisht për përparimin dhe zhvillimin e Turqisë bashkëkohore, në hap me kohën dhe me zhvillimet e botës së qytetëruar. Gylen nuk e do Turqinë e prapambetur, ai punon bashkë me Lëvizjen “Hizmet” për një Turqi bashkëkohore, të fuqishme ekonomikisht, me shtetarë e pushtetarë të shkolluar, të edukuar e të përkushtuar për popullin. Të kuptosh dhe të japësh kuptim, të shpjegosh dhe t’i bindësh të tjerët për të kuptuar janë koncepte të dialektikës zhvillimore që i orientojnë njerëzit drejt së ardhmes me vizion. T’i bësh të verbrit të shohin prapë është filozofi më vete që varet nga emancipimi dhe shkollimi personal. Nuk janë të verbër ata që nuk shohin, por ata që nuk dinë. Nuk janë jetimë ata që nuk kanë prindër, por ata që nuk kanë edukatë. Ta kuptosh botën e simboleve do të thotë t’i kuptosh fshehtësitë. Historia është lëvizje dhe lëvizja sjellë krahasimin. Njerëzit si Gyleni i japin kuptim jetës dhe shtetit, i bëjnë njerëzit ta kuptojnë shtetin, të punojnë për të dhe ta zhvillojnë në dobi të popullit të vet.

Qindra mijëra njerëz të pasur, të ndikuar nga idetë e tij, kanë hapur me mijëra institucione në më shumë se 160 shtete të botës. Horizonti i diturisë së Gylenit duket i pafund, idetë e tij po i shërbejnë njerëzimit. Kontaktet e botës së qytetëruar me këto ide kanë bërë që Turqia të shikohet ndryshe në arenën ndërkombëtare e botërore. Brezat që kanë dalë nga shkolla e Gylenit do ta bëjnë Turqinë fuqi ekonomike, shtet ku do të gërshetohen kulturat e ndryshme pa ndrojtje, shtet me një vetëdije të lartë ku nuk do të ketë kriza të kësaj natyre që po ndodhin sot, por që Turqia do ta tejkalojë pa ndonjë problem të madh. E ardhmja e Turqisë bashkëkohore është në duart e brezit që ka dalë dhe është shkolluar në shkollën e Fethullah Gylenit.

Deri më tani, brezi që ka dalë nga shkolla e Gylenit e ka menaxhuar mirë tregun e ideve, nëpërmjet të cilave i kanë dhënë hov zhvillimit të mendimit politik, sepse sistemi liberal politik çon në zhvillimin e shpejtë të mendimit progresiv në politikë.

Gyleni në librat e tij dhe në filozofinë e mendimit, e ka idealizuar një lloj tipi të njeriut, i cili do të arrijë të hyjë në dialog me persona të konfeksioneve të ndryshme, një tip të njeriut që mund të kontaktojë me të gjitha shtresat e shoqërisë, njeriun pa urrejtje, njeriun që është në shërbim të njerëzimit, njeriun e arsimuar që do të jetë rreptësisht kundër qarqeve radikale dhe kundër terrorizmit, njeriun që e do jetën dhe është në shërbim të të tjerëve.

Cilësia dhe pjekuria e mendimit politik janë virtyte të këtij mendimtari të madh të njerëzimit. Trajtimi i problemeve në botë nëpërmjet qasjes së Gylenit, i ka dhënë përmasa gjigante, duke e shndërruar atë në një personalitet autoritativ të pakontestueshëm në skenën e mendimit filozofik botëror. Mendimet e tij gjithnjë e më shumë po shërbejnë si ide kreative për mbështetjen e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zgjidhjen e shumë problemeve në arenën politike qoftë të atyre kombëtare apo ndërkombëtare në përgjithësi.

Gyleni simbolizon revolucionin intelektual, nëpërmjet të cilit Turqia pati kthesa të mëdha progresive. Bota në këtë fillimshekulli është duke shkuar drejt revolucionit industrial dhe teknologjik, prandaj shumica e njerëzimit po e ndjekë këtë rrugë e jo luftërat. Gylen përpiloi dhe plasoi idetë e një doktrine të re ku dominon arsyeja dhe barazia mes popujsh, mosdiskriminimi i pakicave, dhe krijimi i njeriut të ri të shkolluar, të ditur e pa ngarkesa ideologjike, i njeriut jokonfliktuoz, por që është i përkushtuar për vendin, popullin dhe shtetin e vet.

Për ta ilustruar këtë situatë po përmendi thënien filozofike: nëse dëshiron të jetosh me vite mbjell drith, nëse dëshiron të jetosh me decenie mbjell fidane, nëse dëshiron të jetosh me shekuj arsimo popullin, e këtë rrugë e ka zgjedhur Gyleni.

Ilaçi më i mirë për të vërtetën është mbrojtja e saj, e kjo bëhet nëpërmjet arsimimit dhe edukimit. Gyleni nuk ka nevojë për pushtet, sepse është i pushtetshëm, por brezi i ri që ka dalë nga shkollat e tij do ta qeverisë Turqinë për shumë vjet. Thonë se yjet nuk kanë turp të duken si xixëllonja. Periudha e artë e Turqisë fillon me lëvizjen Gylen, e cila është rilindje e Turqisë, është e tashmja dhe e ardhmja e saj.

Përplasja e Erdoganit me ithtarët e kësaj lëvizjeje pa arsye të forta është e dëmshme dhe po i kushton shumë në karrierën e tij politike, ndaj duhet të reflektojë në këtë drejtim. Në të kundërtën duhet shikuar alternativat për renovimin e aleancave, por duhet shoshitur edhe tregu i ideve dhe i mendimeve rreth këtij konstruktiviteti si rezerva strategjike për një Turqi superfuqi ekonomike. Pa këtë nëse vazhdon dhe thellohet lufta brenda llojit, mund ta rrënojë tërë procesin e të qenurit të Turqisë superfuqi ekonomike.

Faton Mehmetaj, analist i çështjeve të sigurisë

Share:

More Posts

DIALOGU DHE SAKRIFICA

Pyetje: Transmetohet se imam Sharani i nderuar ka thënë: “Nëse qëndroj për një kohë të shkurtër pranë një njeriu që nuk fal namaz, nuk e ndiej namazin tim për dyzet ditë.” Mirëpo, për shkak të përgjegjësive tona shoqërore, ndodh shpesh që ne të jemi bashkë me njerëz nga më të ndryshmit. A ka ndikime negative…

Përmendja e Allahut dhe lutja

Miqtë e Zotit i kushtojnë shumë rëndësi përmendjes me uirde e dhikre të Allahut. (Lexojnë Kuran dhe lutje, përmendin Allahun) Ata thonë se leximi çdo ditë i një mase Kuran dhe përgjërimi Allahut me lutje janë tejet të rëndësishme për sa i përket lidhjes e marrëdhënies sonë me Allahun. “Çdo individ duhet të përcaktojë diçka…

Lutja

Të besosh te lutja
 
Te lutja thelbësore është të besosh te pranimi i saj dhe të kesh besim. Njeriu nuk duhet thjesht të hapë vetëm duart, por ai duhet të hapë edhe zemrën. Fjalitë që thuhen në lutjet që bëhen pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë janë të pranishme në Mexhmuatu’l-Ahdhab;[1] vetëm se janë…

Shpirti i vetëdedikimit

Sinqeriteti dhe vetëdedikimi
 
Ndryshe është mirësia e Allahut ndaj sinqeritetit. Njeriu duhet ta kalojë zemrën e tij në thjerrë çdo ditë, mandej t’u vihet punëve që ka për të bërë. Nuk duhet të përfshijë në punët e bëra për hir të kënaqësisë së Allahut asnjë punë tjetër, edhe në qoftë se ajo është e lejuar.
As të…

Brezi i Kuranit

Pyetje: Për kë është fjala, kur qëndrohet te ‘brezi i Kuranit’, që ndalemi herë-herë gjatë bisedave? Cilat janë detyrat e këtij brezi?
Brezi i Kuranit
Përgjigje: Brez të Kuranit quajmë atë brez që e ka kthyer dëshirën hyjnore mbi rruzullin tokësor në qëllim të vetëm, përfaqëson ashtu siç duhet çdo të vërtetë të Kuranit, i Cili do…

Detyra e arkitektëve të rizgjimit

Pas shumë prej problemeve të Islamit në ditët e sotme qëndrojnë myslimanët e formës, të cilët nuk e kanë fituar dot brenda vetes Islamin e vërtetë dhe nuk janë shkrirë dot me vetëdijen e sinqeritetit dhe mirësisë (ihsan[1]). Sjelljet e tyre, që bien ndesh me kriteret e vëna në pah nga Islami, mosnjohja e kufijve…

Ajo çfarë do Zoti është themelore

Njeriu që ka besim tek Allahu, përqafon fort vullnetin dhe bëhet njësh me urtësinë, nuk ka dyshim që në fund do të dalë medoemos fitimtar. Nëmos sot, nesër, nëse jo këtu, do të dalë fitimtar matanë. Mirëpo, ja që njeriu ka një natyrë të prirur nga ngutja dhe do që të gjitha gjërat e bukura…

Rruga e dobësisë dhe varfërisë

Si njerëz ne kemi punë dhe ngarkesa nga më të ndryshmet në përditshmërinë e jetës së tyre, bëjmë zgjedhje nga më të ndryshmet dhe nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo pëlqimin e Allahut të Madhërishëm në ato zgjedhje që bëjmë. Ndoshta, pa vetëdije ne mund të përfshijmë edhe egoizëm në mesin e…

Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi

Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.  
 
U…

Llogaridhënia dhe kërkimi i faljes

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) thotë në një hadith të Tij: “Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për të gjithë ata që ka nën kujdesin e tij.”[1] Sipas fjalëve të këtij hadithi, çdokush ka një hapësirë në të cilën është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësitë e tij. Për shembull, ai që…

Send Us A Message